Author: tirana

Qeveria ”Rama 3” e ka si kalin e betejës zgjedhore çështjen e Integrimit të Shqipërisë në BE. Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos është shprehur sërish me nota pozitive. Në një intervistë për Radio Televizionin Slloven ajo ka deklaruar se Shqipëria në vitin 2027 do të mbyllë procesin e negociatave. ”Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi që renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit…

Read More

”Match-Maker Albania 2025” nisi këtë të enjte në Tiranë, me mbi 1000 pjesëmarrës nga 37 shtete, ku mori pjesë edhe kryeministri Rama. Ai ftoi investitorët e huaj të kenë në konsideratë Shqipërinë pasi sipas tij është koha më e duhur për të bërë investime. “Është koha për të blerë qoftë edhe një gur në Shqipëri sepse nesër do të jetë vonë. Nesër të gjithë do të duan të vijnë, të gjithë do të duan të blejnë dhe do të jetë shumë e shtrenjtë për shumicën prej jush. Kështu që çfarë doni që të blini, blijeni tani. Çfarë do të donit…

Read More

Gjesti dhe Rozana kanë debatuar ashpër. Ata tashmë janë kthyer në rivalë të njëri-tjetrit dhe nuk po kursehen aspak në fjalor. Gjesti i është drejtuar Rozanës, duke i thënë se do nxjerrë informacione nga jashtë. Ai ia bën me dije se Rozana është kapur flokësh me femra për të dashur. ”A do informacione nga jashtë. Ti je kap për flokësh me femra, jeni kapur për të dashur çka keni pasur aty edhe kaq natën e mirë. Të gjithë e kanë parë”, iu drejtua ai.

Read More

Eventi “Match-Maker Albania 2025” mblodhi bashkë në Tiranë 1000 përfaqësues nga 36 shtete. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se kjo ngjarje është pasqyrim i qartë i interesit dhe besimit në rritje në Shqipëri, si një destinacion për investime dhe inovacion. ”Mbi 500 investitorë të huaj, 200 kompani shqiptare dhe më shumë se 30 eksportues elitarë janë sot këtu, teksa ne prezantojmë më shumë se 30 projekte të gatshme për investime publike dhe private, që përfshijnë një gamë të gjerë sektorësh”. Gonxhja vuri në dukje se, investimet e huaja direkte në vitin 2024 arritën në 1.6 miliardë…

Read More

Deputetja dhe kandidatja për deputete e PS-së në Tiranë, Blerina Gjylameti thotë se në zgjedhje garën nuk e kanë me PD, por me vetveten. Gjylameti tha gjithashtu se PS reflekton pas çdo mandati duke përmirësuar punën e vet. “Kemi treguar që kemi transformuar rrënjësisht jo vetëm Shqipërinë, por çdo institucion. Ne nuk e kemi garën me PD, e kemi me vetveten. Mandat pas mandati PS ka një moment reflektimi për të bërë më të mirën nga ajo që ka bërë. Sot pas 3 mandateve edhe me dy fatkeqësitë natyrore që prekën vendin tonë, Covidin dhe tërmetin, sot ne jemi me…

Read More

Prindërit e Martin Canit janë paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës, ku do të zhvillohet seanca paraprake dhe do të vendoset nëse do të kalojë apo jo për gjykim çështja kundër autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit, Mario Përlleshaj. Ngjitur me ta është parë edhe shoku i Martinit, Luis Meçja, i cili mbeti i plagosur me thikë gjatë sherrit të ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë nëntorin e kaluar. I shoqëruar edhe nga babai i tij, Luisi shihet t’i qëndrojë pranë dhe t’i shtrëngojë dorën mamasë së Martinit. Në këtë seancë do të paraqitet edhe 14-vjeçari,…

Read More

Kreu i SPAK, Altin Dumani është takuar me kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorit Kombëtar të Holandës, John Lucas gjatë një vizite në Holandë. Ambasada holandeze në Tiranë ka zbardhur detaje nga takimi, ku në fokus të diskutimeve ka qenë lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave. “Trafiku i organizuar i drogës dhe pastrimi i paligjshëm i parave nuk ndalen në kufij, dhe as qasja e Holandës për të luftuar këto çështje. Nga data 25 deri më 28 mars, Holanda po pret një konferencë të rëndësishme ku marrin pjesë prokuroritë kryesore nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore,…

Read More

Moti i keq ka përfshirë vendin duke shkaktuar edhe probleme me energjinë në disa fshatra të Lezhës. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike dhe erës që shoqëroi zonën prej mbrëmjes së djeshme, që shkaktoi edhe probleme në furnizimin me energji, ekipet e OSHEE janë angazhuar për riparimin e defekteve në linjat e furnizimit me energji elektrike. Ndërkohë, drejtori i OSSHEE në Lezhë, Andi Marku, ka bërë të ditur se bashkë me grupet e punës ndodhen në terren dhe se vijon puna me intensitet për rikthimin e energjisë në fshatrat Kallmet, Blinisht, Piraj, Krajën dhe Markatomaj. Ndërsa të gjitha zonat e tjera…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë disa deklarata të forta gjatë një takimi me sipërmarrës shqiptarë. Ai ka kritikuar sistemin e taksave në ndërtim, duke i cilësuar ato si absurde dhe ka premtuar se ato do të ndryshojnë. Sipas Berishës, kjo situatë ka rënduar biznesin dhe ka krijuar vështirësi për punonjësit e sektorëve të ndryshëm, veçanërisht në turizëm. Berisha gjithashtu ka akuzuar qeverinë për ndërhyrje të paligjshme në sektorin e ndërtimit dhe për abuzime me pronat, duke e quajtur këtë një nga aktet më korruptive. Ai ka kërkuar që biznesi të ngrejë zërin kundër “narko-euros,” duke theksuar se…

Read More

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, përmes një tjetër videoje të publikuar në rrjetet sociale replikoi me kryeministrin Edi Rama. Ramës nuk i ndahet zemra nga bufi, tha Basha, duke iu referuar Sali Berishës. “Kryeministri aq përzemër e ka Berishën sa është gati të bëj dhe një buf sa Mali i Tiranës’, u shpreh ai. “O Rame, si paske thon sot, e kam zemër Lulin. Sa zemër m’ke ti mo Rame e mori vesh e gjithë bota kur korruptove McGonigal mem bo grobën, por re vet mrena. S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame, se vetëm ai të…

Read More

Garda Civile e Spanjës ka arrestuar tre shtetas shqiptarë dhe po heton një të katërt, në operacionin më të madh kundër kultivimit të marijuanës në ambiente të mbyllura në provincë. Në total, 3880 bimë marijuanë, me peshë 330 kilogramë u sekuestruan në dy laboratorë të vendosur në një zonë banimi në Maello.Gjatë këtij operacioni u arrestuan tre persona, ndërsa një i katërt po hetohet për krime të dyshuara kundër shëndetit publik që përfshinin trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike. Garda Civile po vijon hetimet për të përcaktuar shkallën e plotë të aktivitetit kriminal dhe përfshirjen e mundshme të një…

Read More

Në një mbledhje të kabinetit të tij kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar rritjen me 50 euro të pagës minimale në vend duke filluar prej 1 prillit. Siç ka theksuar kjo është rritja e pestë rresht e pagës minimale që nga viti 2019, e cila synon të rrisë të ardhurat e disponueshme të rrogave të punonjësve dhe fuqinë blerëse të tyre. “Pagesa bazë – dua t’ju kujtoj, e kemi gjetur 650 euro në 2019, sot është 830 euro – nga 1 prilli do të shkojë në 880 euro. Bëhet fjalë për një mbështetje shtesë prej 50 euro në muaj dhe…

Read More