Author: tirana

Shqipëria do të mirëpresë në muajin qershor një nga ngjarjet më të rëndësishme të futbollit për të rinjtë, turneun ndërkombëtar i “Viareggio Cup” që në këtë edicion special ja ka dedikuar vendit tonë duke emërtuar në “Eagle Cup”. Ky event do të zhvillohet nga data 8 deri më 15 qershor dhe do të mbledhë në vendin tonë 12 ekipe nga e gjithë bota. Organizimi i këtij turneu vjen falë bashkëpunimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe Centro Giovani Calciatori Viareggio, organizatorët e “Viareggio Cup”. Turneu u prezantua në “Shtëpinë e Futbollit”, ku morën pjesë Presidenti…

Read More

Zëvendëskryeminstrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot në Fier, arritjet kyçe në prodhimin dhe diversifikimin e burimeve të energjisë, investimet e realizuara në këtë sektor dhe objektivat afatgjata për zhvillim të qëndrueshëm brenda vitit 2030. “Në 2013 sektori energjitik ishte në kolaps të plotë, të gjitha asetet gjeneruese ishin të pamirëmbajtura, nuk bëhej fjalë për një rrjet të digjitalizuar. Shkëputjet e energjisë ishin për disa orë gjatë ditës humbjet financiare shkonin në 710 milionë euro duke krijuar një kaos në të gjithë sektorin. Në atë moment, kemi edhe privatizimin e 3 HEC-eve, duke krijuar një gap…

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm njëmujor pasi Vladimir Putin njoftoi në mënyrë të njëanshme një armëpushim tre-ditor për muajin e ardhshëm gjatë përvjetorit të Luftës së Dytë Botërore. “Tani ka një përpjekje të re për manipulim. Për ndonjë arsye, të gjithë duhet të presin 8 majin dhe vetëm atëherë të kenë një armëpushim për të siguruar qetësi për Putinin gjatë paradës. Ne i vlerësojmë jetët e njerëzve dhe jo paradat. Ne themi se bota beson se nuk ka arsye për të pritur 8 majin. Dhe armëpushimi nuk duhet të jetë vetëm për disa…

Read More

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg, më kerkësë të Prokurorisë së Korçës për Kejsi Spahillarin, e cila akuzohet për vrasjen e të dashurit të saj Antonio Karafili, ngjarje e ndodhur 7 vite më parë në Voskopojë. Edhe pse ngjarja u regjistrua dhe hetua si vetëvrasje, pasi 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur me çarçaf në një pemë në perferi të fshatit Voskopojë, prokuroria vijoi hetimin duke mbledhur prova dhe vlerësuar indicet, të cilat implikonin ne ngjarje të dashurën e Antonios, Kejsi Spahillari dhe të riun tjetër Rexhep Vathi. Nga indiciet dhe provat biologjike rezulton…

Read More

Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë tre shtetase italiane në lagjen nr. 13 të qytetit. I riu u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Provat”, ndërsa nga hetimet janë zbardhur edhe dy raste të tjera vjedhjesh me dhunë që dyshohet se janë kryer prej tij. I ndaluari, shtetasi Dorian Abazi me banim në Durrës, akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Sipas Policisë, përveç tentativës…

Read More

Katër persona mes tyre dhe fëmijë kanë humbur jetën, kurse disa të tjerë janë plagosur pasi një automjet u përplas pas një ndërtese të përdorur si kamp pas shkolle në Illinois në SHBA. Viktimat në kampin pas shkollës YNOT besohet se janë të moshës nga 4 deri në 18 vjeç. Mjeti goditi disa persona jashtë një ndërtese në Chatham të hënën pasdite, pastaj vazhdoi të kalonte nëpër ndërtesë, duke goditur disa persona brenda përpara se të dilte nga ana e kundërt. Nuk është e qartë nëse ishte e qëllimshme. Gjashtë persona u plagosën dhe u dërguan në spital me ambulancë…

Read More

Udhëheqësi liberal Mark Carney pritet të emërojë një kabinet të ri brenda dy javësh nga fitorja e tij në zgjedhje dhe të thërrasë Parlamentin menjëherë pas kësaj, raporton Globe and Mail. Qeveria e re do të zbatojë uljet e premtuara të taksave për klasën e mesme në një buxhet të ri dhe do të angazhohet në negociata të reja tregtare dhe sigurie me një administratë armiqësore të Trump, sipas një zyrtari që foli me median në kushte anonimiteti. Gazeta Globe raportoi gjithashtu se kabineti i Carney-t do të përbëhet nga më pak se 30 persona, më i vogël se 37…

Read More

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës. Një shtetas sirian është vënë në pranga. Ky shtetas ndihmonte emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufirin jeshil me Greqinë, me qëllim kalimin në Mal të Zi dhe më pas në vendet e BE-së. Shtetasi sirian u kap në flagrancë gjatë natës, në fshatin Vidohovë, duke shoqëruar 6 shtetas egjiptianë dhe sirianë (4 prej të cilëve ishin të mitur). Nga hetimet e thelluara të kryera prej disa muajsh rezulton se ky shtetas e ka…

Read More

Një automjet tip BMW është përfshirë nga flakët këtë të hënë në autostradën Laç–Mamurras, duke shkaktuar panik te drejtuesi, i cili fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë nga makina dhe ka shpëtuar pa lëndime. Ngjarja ka ndodhur papritur, kur drejtuesi i mjetit ka vënë re flakët që nisën të përhapeshin nga pjesa e përparme e makinës. Ai ka braktisur automjetin menjëherë, ndërsa zjarri e ka shkrumbuar atë plotësisht përpara mbërritjes së zjarrfikësve të Laçit, të cilët pavarësisht ndërhyrjes nuk mundën të shpëtonin mjetin. Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë në sistemin elektrik të automjetit, megjithatë grupi…

Read More

Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi gadishullin Iberik, duke lënë pasagjerët të bllokuar në trena dhe qindra ashensorë, ndërsa miliona njerëz mbetën pa sinjal në telefonat e tyre dhe pa qasje në internet. Operatori i energjisë REE tha se energjia elektrike ishte rikthyer në më shumë se 90 për qind të territorit të Spanjës kontinentale, në orët e para të së martës. Dritat u ndezën sërish në Madrid dhe në kryeqytetin e Portugalisë. Pothuajse asnjë cep i gadishullit, i cili ka një popullsi të…

Read More

Ministri i Pushtetit Vendor, dhe drejtuesi politik i PS-së për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku ka vijuar këtë pasdite me takimet elektorale. Teksa ka ndarë fotot nga takimi me qytetarët në Qukës të Prrenjasit, Mazniku jep mesazhin që Shqipëria Europiane arrihet me PS dhe Edi Ramën. ”Me banorët e Qukësit në Prrenjas, së bashku me Bora Muzhaqin dhe Ela Tockën, për Shqipërinë Europiane me numrin 5, Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”,-shkruan Mazniku. Më herët Mazniku thotë se PS-ja do të fitojë së paku 9 mandate deputetësh në Elbasan dhe së paku 78 mandate në mbarë Republikën.

Read More

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi shqyrtoi sot administrativisht kërkesën nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të spotit/reklamës të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”. Pas dëgjimit të pretendimeve të palëve, shqyrtimi do të vijojë në seancën e radhës pas administrimit të provave. Në seancën e sotme KSHZ shqyrtoi edhe 21 raportet e shkeljeve të depozituara nga monitoruesit e fushatës zgjedhore për periudhën 24-28 prill 2025. Në kundërshtim me nenin 5, pika 1 e udhëzimit nr. 6, datë 23.3.2021 të KSHZ, subjektet zgjedhore: Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” kanë hapur zyra…

Read More