Author: tirana

Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur një armëpushim treditor për të shënuar 80-vjetorin e fitores mbi nazifashizmin. Armëpushimi do të zgjasë nga mesnata e 7-8 majit deri në mesnatën e 10-11 majit. “Me vendim të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Vladimir Putin, për arsye humanitare nga mesnata midis 7 dhe 8 majit deri në mesnatën midis 10 dhe 11 maj, pala ruse shpall një armëpushim. Të gjitha veprimet ushtarake janë pezulluar gjatë kësaj periudhe. Rusia beson se pala ukrainase do të ndjekë këtë shembull”, thuhet në deklaratë. Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiga komentoi në X mbi deklaratën…

Read More

14 kallëzime penale janë regjistruar në Prokuroritë me Juridiksion të Përgjithshëm, që kanë të bëjnë me fushatën elektorale dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Rastet në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan e Gjirokastër, e që janë regjistruar deri ditën e sotme, 28 prill. ”Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e regjistruara, kanë qenë në 7 raste policia gjyqësore, në 3 raste Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në 2 raste subjektet politike, një rast është nisur kryesisht, ndërsa në një rast burimi ka qenë një shtetas”, njofton Prokuroria e Përgjithshme. Njoftimi i Prokurorisë së…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, ishte pjesë e tryezës me grupin ndërinstitucional të punës për kapitullin 22 të negociatave me Bashkimin Europian. Teksa ka ndarë fotot nga ty takim, Mazniku shkruan se falë transformimeve të jashtëzakonshme të vendit këto vite dhe falë punës së palodhur të institucioneve po ecet me ritmin e duhur. ”Me grupin ndërinstitucional të punës për kapitullin 22 të negociatave me Bashkimin Europian, të cilat falë transformimeve të jashtëzakonshme të vendit tonë këto vite, e falë punës së palodhur të institucioneve tona po ecin me ritmin e duhur. Krenar për Shqipërinë”,-shkruan Mazniku.

Read More

Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Fierit, Lulzim Basha solli në vëmendje historinë personale të kandidatit për deputet në këtë qark, Burhan Misiraj. Basha theksoi se Misiraj është një nga figurat më të njohura për rininë dhe demokratët euroatlantikë, falë angazhimit të tij të gjatë në politikë dhe kauza qytetare. Burhani që sot mban emrin e tij, tha se babai ishte komisioner i Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 1997 dhe u vra nga bandat e armatosura të atij viti në qendër të votimit, teksa ishte duke mbrojtur vullnetin e demokratëve fierak. ”Ai u vra në krye…

Read More

Klodiana Rakipaj, bashkëjetuesja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili u vra të dielën në Vlorë, thotë se kanë qenë bashkë në banesë përpara krimit dhe se ngjarja ka ndodhur rreth 5 minuta pasi ai i kishte thënë se po dilte për të pirë kafe pranë punës së tij. ”Unë isha brenda në shtëpi, nuk e di. S’e imagjinoja, dhe i thashë rri ore ulur. Rri mos ik tani. Jo më tha, do iki. Do dal. Do ikte të pinte kafe te puna. Në momentin që ai doli, sa doli unë mora rrobat e punës u vesha. Pas 5 minutash si…

Read More

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar sot datat e zhvillimit të ndeshjeve të fazës “Final 4”, ku do të përcaktohet kampioni i edicionit 2024/2025, si edhe skuadrat që do të marrin pjesë në kualifikueset e UEFA Conference League. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Arena Kombëtare”, në periudhën 4–12 maj 2025. Gjysmëfinalja e parë do të luhet më 4 maj, ndërsa gjysmëfinalja e dytë më 5 maj. Finalja për vendin e tretë/katërt është planifikuar për datën 9 maj. Finalja për titullin kampion do të luhet më 12 maj. Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, u përcaktuan edhe…

Read More

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ‘goditi’ Spanjën dhe Portugalinë pasditen e së hënës, duke shkaktuar shumë probleme në komunikim dhe transport. Operatori spanjoll i rrjetit të energjisë Red Electrica tha se po punonte me kompanitë e energjisë për të rivendosur energjinë. “Shkaqet janë duke u analizuar dhe të gjitha burimet janë duke u dedikuar për zgjidhjen e tij. Ne do të vazhdojmë t’ju informojmë.”, tha ai.

Read More

Kardinalët kanë zgjedhur 7 majin si datën për të filluar konklavën dhe për të zgjedhur Papën e ri. Papa Françesku, 88 vjeç, vdiq nga një goditje në tru të hënën e Pashkëve. Ai u varros të shtunën në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në një varr të thjeshtë siç kërkoi papa i ndjerë, pas një meshë funerali në shkallët e Bazilikës së Shën Pjetrit që tërhoqi krerët e shtetit, mbretërit dhe qindra mijëra vajtues. Të dielën pasdite, disa nga kardinalët vizituan varrin e thjeshtë, prej mermeri me mbishkrimin “Franciscus” për të bërë homazhe për papën e ndjerë.

Read More

Gjykata e posaçme ka rrëzuar kërkesën e disa prej të pandehurve për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, në procesin për dosjen “Partizani”. Vendimi u dha nga gjyqtarja Etleva Deda që rrezoi kërkesat e avokatëve të ish-kreymiistrit Berisha dhe të pandehurve të tjerë. Seanca paraprake e rradhës për dosjen “Partizani” do të zhvillohet më 5 maj ku pritet tëvendoset kalimi ose jo për gjykim.

Read More

Në një nga hapësirat urbane që po njeh një zhvillim të jashtëzakonshëm që ndodhet në njësinë Administrative 14, po hidhen themelet për ndërtimin e një shkolle të re, e cila do të funksionojë bashkë me kopshtin e ri dhe çerdhen e re. Shkolla e re po ndërtohet në rrugën “Muharrem Çaushi” dhe është një investim i qeverisë shqiptare në përgjigje të nevojës së komunitetit të Astirit. Kryeministri, Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani inspektuan nga afër punimet për ndërtimin e shkollës së re.Gjatë inspektimit, Kryeministri Edi Rama…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte i pranishëm në prezantimin e projektit për rigjallërimin e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë. “Besoj se ministri e shteroi argumentin, në kuptim se është e qartë për të gjithë se këtu bëhet fjalë për një zhvillim pozitiv për FA, për ekonominë tonë kombëtare, por dhe për komunitetin këtu pasi në kuadrin e rilindjes së industrisë ushtarake në Shqipëri, ne kemi një serë projektesh për rijetëzimin e një infrastrukture të vjetër të mbetur jashtë funksionit, siç është dhe kjo infrastrukturë këtu apo siç ishte infrastruktura e kompleksit në Rubik. Synimi ynë është që të ndërtojmë…

Read More