Kandidatja e PD-së për deputete, Jorida Tabaku e cila është në listën e hapur në qarkun Tiranë, ka ndarë foto nga Diaspora. Në këto fotot shihet mbështetja për Tabakun. ”Nga Londra në Toronto, diaspora po zgjedh ndryshimin”,-shkruan Tabaku. Më pas ka postuar fotot nga takimet në zonat rurale të Tiranës. ”Nga depot e ujit, realiteti është i njëjtë: premtime të pambajtura dhe shërbime që nuk përmbushin nevojat bazë. Qytetarët meritojnë standarde, shërbime dhe respekt. Më 11 maj, voto për ndryshim të vërtetë”,-shkruan Tabaku. Postimi -Ulje taksash për familjet dhe biznesin e vogël-Rritje të pensioneve dhe mbështetje për shtresat në nevojë-Shërbime…
Author: tirana
Gjatë një takimi elektoral në Fier të kryesocialistit Rama, kandidatja socialiste Zegjine Çaushi e cila është bërë virale në rrjet me videot kundër Gazment Bardhi, nuk mungoi as sot, ku videon e bëri live. Ajo e cilësoi Bardhin si spiuni që e njeh i gjithë vendi dhe balerinë që vetëm tundet, ndërsa u shpreh se më 11 maj gratë e Fierit do të votojnë për numrin 5. ”Ju gratë e qarkut fier treguat sot se nuk jeni vetëm shtylla e familjeve tuaja, por edhe e PS. Unë besova tek PS, jam kandidatja më e re femër, jemi e vetmja forcë…
Suedia është tronditur nga të shtëna me armë zjarri që janë regjistruar në qendër të Uppsalës, një qytet universitar, rreth 70 km në veri të Stokholmit. Alarmi u dha pak pas orës 5 pasdite pas disa raportimeve dhe një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në vendngjarje. Dëshmitarët thanë se dëgjuan të shtëna me armë zjarri, të paktën gjashtë herë. Ngjarja ka ndodhur pranë një berberhaneje në një shesh qendror, jo shumë larg stacionit të trenit. Disa ambulanca ishin në vendngjarje dhe policia konfirmoi se ka persona të plagosur, megjithëse detajet për gjendjen e tyre nuk dihen…
Arbër Hajdari ka treguar shumë detaje rreth marrëdhënieve të ndërtuara në këtë edicion të ”Big Brother Albania Vip” dhe miqësive të fituara. Mes batutash Arbri ka treguar se fill pas mbarimit ka telefonuar Gerta Gixharin dhe se e kanë lënë të dalin së bashku me grupin e banorëve. Ai pohoi se gëzon një raport shumë të mirë me të gjithë ish-banorët që prej edicionit të parë të tij. I ngacmuar nga Bieta se cilën prej opinionisteve që ka ndarë studion do të zgjidhte, në katër edicione, Arbri veçoi Zhaklin Lekatarin dhe Neda Ballukun. Arbri pranoi se në këtë edicion patjetër…
Kryeministri Edi Rama vizitoi Roskovecin këltë pasdite në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Ai u shpreh me humor, duke thënë se “kam pasur përplasje me disa burra, por ç’të bëj unë që Roskoveci është burrë, ndërsa ajo që e ka formësuar kështu është një grua”. Nga ana tjetër Rama u ndal edhe tek sondazhet e fundit që tregojnë Partinë Socialiste si forcën kryesore politike në vend dhe një shumicë qytetarësh që besojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur. Ai kritikoi mënyrën se si analizohen këto sondazhe nga disa aktorë, duke i akuzuar ata për fyerje ndaj qytetarëve,…
Sali Berisha ka zhvilluar një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë kongresit të PPE-së. ”Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi i ngushtë midis dy partive simotra, rëndësia e konsolidimit të vlerave të përbashkëta konservatore dhe sfidat që paraqet procesi i integrimit evropian për rajonin tonë. Palët ndanë pikëpamje të përbashkëta mbi nevojën për të forcuar koordinimin politik dhe mbështetjen reciproke”. Zyra për shtyp e selisë blu bën me dije se kryeministri i RMV-së, Mickoski uroi Berishën dhe PD për një rezultat sa më pozitiv në zgjedhjet e 11 Majit. ”Ai theksoi rëndësinë e qëndrimit të…
Presidenti Bajram Begaj bëri të ditur nga Varshava pranimin e Shqipërisë si vend pjesëmarrës i asociuar në Nismën e “Tri Deteve”, një platformë e përbërë nga shtetet e BE-së që ndodhen midis Detit Baltik, Detit të Zi dhe Adriatikut. Gjatë samitit të “Three Seas Initiative” të mbajtur sot në Poloni, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në këtë platformë strategjike. “Prania jonë brenda iniciativës së Tri Deteve do të konsolidonte më tej krahun juglindor të kësaj iniciative dhe do të shtonte rolin e saj në perspektivën strategjike, veçanërisht në çështjet e bashkëpunimit për siguri, qëndrueshmërisë demokratike…
Rehabilitimi i lotit të tretë të lumit Gjanica po vijon me intensitet, si pjesë e transformimit urban që po përjeton qyteti i Fierit. Investimi i qeverisë shqiptare, nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës në qytet. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe drejtori i FSHZH-së, Dritan Agolli, inspektuan nga afër punimet në lotin e tretë të këtij projekti. “Në kantierin e punimeve të lotit 3 të projektit të rigjenerimit dhe mobilimit urban…
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ia ka kthyer Kuvendit për rishqyrtim njërën nga dy marrëveshjet që Qeveria e Malit të Zi i kishte nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe atë që i hapte rrugë dhënies me qira të Plazhit të Madh në Ulqin. Sipas asaj marrëveshjeje, Mali i Zi do t’ia jepte Plazhin e Madh me qira për 99 vjet kompanisë Emmar të biznesmenit arab, Mohamed Alabbarit, që do të ndërtonte një kompleks megaturistik në Ulqin. Alabbar ka marrë pjesë edhe në projekte rajonale në Kroaci, Shqipëri dhe në “Beogradin mbi ujë” në Serbi. Millatoviç, i cili dekretoi…
11 mandate në Fier më 11 maj është objektivi që ka vendosur zv/kryeministrja Belinda Balluku, teksa ju drejtohej në një takim me të rinjtë e PS në këtë qark. Balluku e cila mban postin edhe të drejtueses politike të PS në qarkun Fier, tha se me mandatin e katërt PS do të mbyllë njëherë e mirë tranzicionin për të hapur kapitullin e Shqipërisë Evropiane. “Do e hapim kapitullin e Shqipërisë 2030 që ju përket juve dhe brezave europianë që do të vijnë. Tashmë ka ardhur koha jonë, pasi kemi kaluar një rrugëtim të gjatë dhe me sfida, me detyra për…
Kryesocialisti Edi Rama po vijon turin e tij elektoral në qarkun e Fierit. Këtë pasdite po zhvillon takim me rininë socialiste fierake. I shoqëruar nga drejtuesit politikë të qarkut, kandidatët dhe strukturat, kreu i mazhorancës shprehet: ”Mes energjisë së të rinjve që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”. Fjalët hapëse e mbajtën të rinjtë e shtabit elektoral të PS-së, në sallën e tejmbushur. “Në këtë rrugëtim drejt 11 majit, jemi ndalur për të bërë takime të veçanta me vajzat dhe djemtë, duke filluar me ata që votojnë për herë të parë. Sepse këto zgjedhje janë më të rëndësishmet…
Partia Socialdemokrate e Shqipërisë (PSD), ka reaguar për incidentin e ndodhur këtë të martë pranë zyrës elektorale në zonën ”Ali Demi” në Tiranë. Kjo duke theksuar se incidenti nuk ka të bëjë me zyrën e saj. PSD ka mohuar çdo përfshirje në konfliktin e ndodhur, duke theksuar se ngjarja ka ndodhur pranë zyrës, por nuk ka asnjë lidhje me ambientin apo aktivitetin e tyre politik. ”Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate. Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet…