Kryeministri i vendit Edi Rama, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ndodhen sot në Elbasan. Kryeministri Rama theksoi se transformimi i Parkut Metalurgjik do të hapë perspektiva të reja për Elbasanin duke e kthyer në epiqendër të inovacionit dhe zhvillimit, si një qendër e energjisë së pastër, prodhimit të avancuar dhe teknologjisë së qëndrueshme. Shefi i qeverisë theksoi se në këtë projekt do të përfshihet dhe Korporata Shqiptare e Investimeve. Sipas tij, kjo zonë do të kthehet si një hapësirë për të gjitha grupet shoqërore. “Korporata shqiptare e investimeve do jetë pjesë e këtij projekti sepse patjetër që…
Author: tirana
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër për kontrollin e banesës së motrave Xhovana e Alda Nikolli Mësohet se forcat policore ndodhen tashmë në banesën motrave Nikolli dhe po kryejnë kontrolle.
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Sali Berisha pasi ky i fundit e akuzoi se ka vjedhur pronat e kishës. “Përçartje madhështore fare…”, shkruan Rama në “Facebook”, krah videos së një bufi, ndërsa në sfond dëgjohet pikërisht kjo deklaratë e kryedemokratit. “Historiku i Edi Ramës, një hajn i papërmbajtur gjithë jetën e tij shtrihet edhe në shumë e shumë dekada, periudha që ai akoma nuk kishte lindur. Ky njeri i është sulur si një hajn i papërmbajtur pronave të kishës. Në dosjen e tij, ka falsifikime të paimagjinueshme, ka shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati ligjor dhe antiligjore. Ka ndryshime…
Presidenti i Sllovakisë Peter Pellegrini ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri. Ai është pritur nga presidenti Bajram Begaj në Presidencë. “Sot, për herë të parë një President sllovak në Shqipëri. Mirë se erdhe në Tiranë, Peter Pellegrini!”, thote Begaj.
Grupi i Këshilltarëve Bashkiakë të Opozitës në Bashkinë Tiranë i është drejtuar me anë të një letre Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës. Këshilltarët e Opozitës pretendojnë se është cënuar autonomia e pushtetit vendor, si dhe është margjinalizuar roli i Këshillit Bashkiak, duke u shmangur nga vendimarrja. Në letrën e tyre Këshilltarët e Opozitës pretendojnë se, ka shenja të qarta se administrata e Bashkisë Tiranë po manipulohet dhe kërcënohet për t’u përdorur në zgjedhjet e datës 11 maj. Letra e plotë Të nderuar anëtarë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës,Ne, grupi…
Një studim i ri nga MIT Media Lab në bashkëpunim me kompaninë OpenAI zbulon pasojat shqetësuese të përdorimit të tepruar të inteligjencës artificiale. Kërkuesit ndoqën rreth 1000 persona për katër javë dhe zbuluan se përdoruesit që mbështeten shpesh në ChatGPT për gjenerimin e ideve dhe zgjidhjen e problemeve mund të zhvillojnë një varësi emocionale ndaj kësaj technologie. Sipas kërkuesve, përdoruesit që përdorin shpesh ChatGPT për biseda të paindividualizuara, përfshirë kërkimin e këshillave, shpjegime konceptuale dhe ndihmë për krijimin e ideve që është një nga mënyrat më të shpeshta të përdorimit kanë më shumë gjasa të bëhen emocionalisht të varur nga…
Mbrëmjen e djeshme, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, janë paraqitur një çift irlandez, i cili ka dorëzuar një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh. Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, shtetasja K. K., kanë deklaruar se shumën prej 41 400 eurosh e kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në afërsi të supermarket “SPAR”, në lagjen nr 13, Durrës. Me veprimet e metejshme do të merret Drejtoria Vendore e Policië Durrës.
Koha e pajisjes me letërnjoftim ose ID Card reduktohet ndjeshëm. Risia është lançuar nga IdentiTek, kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, duke sjellë një shërbim të ri për qytetarët shqiptarë, përkatësisht e identitetit të shpejtë. Falë këtij shërbimi, përmes një pagese prej 3 mijë lekësh, çdo qytetar mund të pajiset me letërnjoftim elektronik brenda 3 ditësh. Shërbimi është krijuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit. Procedura e përshpejtuar është veçanërisht e dobishme për emigrantët, të cilët qëndrojnë për pak ditë në…
Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim shtetasin A.M për vrasjen e punonjësit të policisë së shtetit N.C. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M. për veprat penale ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg.I dhe 291 të Kodit Penal. Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.689, të vitit 2024 mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore…
Kryeministri Edi Rama e ka vendosur fokusin te procesi i integrimit europian. Rama ka nënvizuar se vota për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit është një votë për pasaportën europine, për t’u dhënë fëmijëve dhe Shqipërisë vendin që meriton Statusi i kryeministrit Edi Rama VOTO 5 jepe votën tënde më 11 maj për mua e Partinë Socialiste, që të ndezim së bashku yllin e Shqipërisë në qiellin e Europës së Bashkuar; për atdheun, për të parët tanë, për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve tanë.
Skiatori olimpik Berkin Usta, i cili garoi në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, dhe babai i tij humbën jetën pasi një zjarr shpërtheu në një resort në Turqi të enjten. Berkin ishte vetëm 25 vjeç, ndërsa babai i tij, Yahya Usta, ishte 57 vjeç. Babai dhe djali thuhet se kishin qëndruar në katin e pestë të hotelit Kervansaray në Uludag, Bursa – me gruan e Yahya-s, Fikriye, e cila thuhet se i mbijetoi tragjedisë – kur zjarri filloi rreth orës 5:30 të mëngjesit, sipas Associated Press. Zyra e guvernatorit të Bursës i tha mediumit se hoteli ishte bosh nga…
Ekonomia vendase u rrit me 3.96% në vitin 2024, raportoi sot INSTAT, nga 3.94% një vit më parë. Rritja është nxitur nga ndërtimi (5.86%), tregtia dhe akomodimi (5.69%), si efekt i turizmit dhe administrata publike (9.57%), si rrjedhojë e rritjes së pagave. Por dy sektorë mjaft të rëndësishëm për ekonominë si bujqësia dhe industria ishin në rënie, sidomos industria. Sipas INSTAT, bujqësia ra me 1.15%, duke shënuar të katërtin vit me tkurrje. Më e fortë ishte rënia industrisë, me sektorin që u tkurr me 6.78%, rënia më e fortë nga pandemia (-7.32). Goditjen e shënoi industria përpunuese që ra me…