Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Kamëz. Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka qëlluar. Sipas raportimeve, personi tjetër ka mbetur i plagosur në këmbë. “Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M.Xh, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia lokale. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes…
Author: tirana
Tërmeti me magnitudë 7.7 në Myanmar, ka pasoja të forta. Deri më tani raportohet për 25 të vdekur, ndërsa ky numër pritet të rritet në orët në vijim. Ministria e Jashtme e Shqipërisë, thotë se deri më tani nuk ka një raportim për shqiptarë të prekur nga tërmeti. Shqipëria nuk ka ambasadë apo përfaqësi në këtë vend, kontakti më i afërt është ambasada në Tokio, përmes të cilës po ndiqet edhe situata në lidhje me shqiptarët.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se shumë shpejt do të dihet data për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por ajo theksoi se gjithçka do të bëhet sipas afateve kushtetuese. Osmani para mediave tha se sot zyrtarisht kanë pranuar nga KQZ, njoftimin e rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit të certifikuara. Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja në afat prej 30 ditëve nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja, duhet ta thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit. Në…
Një motor të ri për ekonominë e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, projektin “Auto Moto Park”, që pritet të ndërtohet në Elbasan. I pranishëm në prezantimin e këtij projekti, Rama tha se ambicia për Shqipëria 2030, është që vendi ynë të jetë vendi mik pritës i garës së Formula1. “Ambicia është që Shqipëria 2030 të jetë vendi mik pritës i garës së Formula1, dicka e pakonceptueshme deri para ca kohësh, po ja që ne ia dalim edhe aty ku në një farë mënyrë basti duket I pamundur. Dua të theksoj që nuk bëhet fjalë për një investim të kësaj natyre…
Bill Gates parashikoi se përparimet në inteligjencën artificiale do të zvogëlojnë ndjeshëm rolin e njerëzimit në shumë detyra tradicionale si mjekësia dhe arsimi – dhe ndryshimi sizmik mund të ndodhë në më pak se 10 vjet. Gjatë një interviste të fundit me komedianin Jimmy Fallon në “The Tonight Show” të NBC, bashkëthemeluesi i Microsoft përshkroi një të ardhme ku njerëzit nuk janë më të nevojshëm “për shumicën e gjërave”, sepse teknologjia AI do të kryejë me lehtësi detyra që kërkojnë aktualisht aftësi të specializuara njerëzore. “Sot, ekspertiza në fusha të tilla si mjekësia dhe arsimi mbetet e rrallë”, tha Gates,…
Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi sot logon, me të cilën “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Për këtë logo, e djathta ka përdorur faktin se është e para në fletën e votimit. “Ata që votojnë PD-në dhe ASHM-në, janë njësha”, tha Rama. “Nuk ka dhuratë më të madhe se sa kjo. Në të gjitha librat, përshkruhet si më i miri, si i pari, dhe kur i ra Partisë Demokratike të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve ishte jashtëzakonisht i madh. Ata që votojnë për PD dhe ASHM, votojnë njëshin, de facto janë njësha, nuk…
Viti 2025 ka nisur me ulje të ndjeshme të numrit të aksidenteve rrugore. Pas janarit, edhe shkurti ka shënuar më pak aksidente sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Sipas INSTAT, në muajin shkurt kanë ndodhur 88 aksidente rrugore në Shqipëri duke rezultuar në 122 persona të aksidentuar, përfshirë të vrarë dhe të plagosur. Gjatë periudhës janar-shkurt 2025, numri i aksidenteve rrugore ka pësuar një ulje prej 21,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në 81,8% të aksidenteve, shkaqet kryesore janë të lidhura me sjelljen e drejtuesve të mjeteve. Grupmoshat më të prekura nga aksidentet janë…
AKU: Referuar analizimit në ISUV në datën 21.03.2025, për prani të Salmonella Typhimurium në një mostër produkt pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit në fjalë, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës. Është inspektuar subjekti importues për ndjekjen e gjurmueshmërisë, i cili është referuar në organet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale, për sa i takon elementëve të veprës penale për mosrespektim të kritereve të gjurmueshmërisë dhe dhënie të informacionit të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shfaqur me një buf gjatë konferencës për shtyp. Duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama, Berisha u shpreh se bufi është simboli i mençurisë dhe diturisë. “Simbol i mençurisë i diturisë dhe i vendimit jo në shekuj, por në mijëvjeçarë. Injoranca nuk është argument”, tha Berisha.
Sot shënohen 28 vite nga tragjedia e Otrantos. Ngjarja ka ndodhur ne 28 mars 1997, kur anija shqiptare “Katri i Radës”, u përmbyt në Ngushticën e Otrantos nga forcat detare italiane. Aty ku humbën jetën 83 persona, ndërsa trupat e 23 viktimave nuk u gjeten kurrë. Familjarët këtë 28 Mars kanë shkuar në varrezat ku prehen viktimat e tragjedisë së Otrantos. “Vijmë t’i kujtojmë vit për vit, të mos harrohen. Derisa të jemi gjallë do t’i kujtojmë”, është shprehur një i afërm. Eksodi i madh i emigrantëve shqiptarë drejt Italisë kishte kohë që kishte nisur dhe në vitet e trazuara…
Kryeministri i vendit Edi Rama, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ndodhen sot në Elbasan. Kryeministri Rama theksoi se transformimi i Parkut Metalurgjik do të hapë perspektiva të reja për Elbasanin duke e kthyer në epiqendër të inovacionit dhe zhvillimit, si një qendër e energjisë së pastër, prodhimit të avancuar dhe teknologjisë së qëndrueshme. Shefi i qeverisë theksoi se në këtë projekt do të përfshihet dhe Korporata Shqiptare e Investimeve. Sipas tij, kjo zonë do të kthehet si një hapësirë për të gjitha grupet shoqërore. “Korporata shqiptare e investimeve do jetë pjesë e këtij projekti sepse patjetër që…
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër për kontrollin e banesës së motrave Xhovana e Alda Nikolli Mësohet se forcat policore ndodhen tashmë në banesën motrave Nikolli dhe po kryejnë kontrolle.