Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Një ftesë për lutje nga kardinalët që do të zgjedhin Papën e ri

18:11 / April 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
494534420 1212564017064747 5443560359402043796 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Dom Gjergj Meta

Në ditën e sotshme, Kolegji i Kardinalëve i mbledhur në Kongregacion të Përgjithshëm, që i paraprin nisjes së Konklavës ka publikuar një komunikatë me të cilën “…dëshiron t’i drejtojë Popullit të Hyjit ftesën për të jetuar këtë moment kishtar si një ngjarje hiri dhe shoshitjeje shpirtërore, në dëgjim të Vullnetit të Hyjit”.

Prandaj kardinalët, të vetëdijshëm për përgjegjësinë për të cilën janë thirrur, kuptojnë “…nevojën e mbështetjes në lutje nga ana e të gjithë besimtarëve. Ajo (lutja) – vazhdojnë ata është fuqia e vërtetë që në Kishë ndihmon bashkimin e të gjitha gjymtyrëve të të njëjtit Trup të Krishtit.” (krh. 1 Kor 12,12).

Përballë madhështisë së detyrës që i pret së afërmi dhe të urgjencës së kohëve që po jetojmë, “… është mbi të gjitha e nevojshme të bëhemi mjete të përvujta të Urtisë së pafundme të Provanisë së Atit qiellor, në bindjen ndaj veprimit të Shpirtit Shenjtë. Është ai protagonist i jetës së Popullit të Hyjit, Atij duhet t’ia vëmë veshin duke mirëpritur atë çka Ai i thotë Kishës” (krh. Zb 3,6).

Në fund të komunikatës së tyre Kardinalët kërkojnë shoqërimin e Zojës në këtë lutje dhe ndërmjetësimin e saj amnor. Prandaj, të dashur besimtarë ju porosis, sidomos në këto ditë që fillon edhe muaji i Majit, për ne muaji kushtuar Zojës Bekuar, që të mbështesim me lutjen tonë Kardinalët që po përgatiten të zgjedhin Papën e ri.

Duke besuar që do të luteni,, sikurse keni bërë deri tani, ju përshëndes e ju uroj përzemërsisht një muaj të bekuar të Zojës për të gjithë ju.

Dom Gjergj meta papa Vatikan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.