Teksa përgatiteshin për të fjetur në dhomën e gjumit, Gerta dhe Loredana zhvilluan një bisedë mbi sjelljet e Gjestit. “Po pra, se i ke fituar lojën. Nuk doli direkt që mos të duket i keq, e filloi sot me ty, vetëm që more lojën. E shikon çfarë inati është? Materialist! Ai e ka mendjen vetëm te lekët”,-tha Gerta e cila cilësoi atë si një narcist. “Narcisti është më lart se kaq, në egon e vet, që dëmton edhe të tjerët. Narcisti arrin të dëmtojë edhe të tjerët, shfrytëzon edhe të tjerët dhe nuk pyet, sepse nuk ka empati për tjetrin.…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama në prezantimin e Shqipërisë 2030 dhe të programit ekonomik, tha se edhe BE-ja synon sot të bëjë pjesë të sajën Shqipërinë. “Ylli i fatit tonë është rreshtuar me yjet e BE-së. Tani edhe BE-ja kërkon të na marrë brenda gjirit të vet sa më parë. Po negociojmë me vrull për të mbyllur në një kohë rekord negociatat. Mali i Zi i ka nisur negociatat në vitin 2012 kur ne nuk ishim akoma kandidatë për BE-në, ndërsa Maqedonia ndërroi edhe emrin për t’u bërë pjesë e BE-së, e kishte marrë statusin kandidatat në vitin 2005. Tashmë na duhet…
Sali Berisha mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga bordi Ekzekutiv i Forumit të Grave të EPP: ”Fuqia e Grave në Politikë”. Berisha tha se gratë e PPE mbështetën PD-në në ditët më të vështira. Ai ngriti akuza edhe ndaj BE-së, duke thënë se ka bekuar në heshtje narkoshtetin në Shqipëri. ”Është narkoshteti i parë që instalohet në Europë. Në rast se 20 vite më parë lexova se narkodiktaturat janë forma më e shëmtuar e diktaturave, shkruante Samuel Hungtington, asokohe duke ardhur nga një diktaturë staliniste, siç ishte Shqipëria, nuk u binda shumë. Por kur përjetoj këtu këtë realitet,…
Policia ka shpallur në kërkim administratorin e kompanisë që importoi produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Janë proceduar penalisht edhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. “Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e…
Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i PS-së, shpalos sot programin për Shqipërinë 2030 me të cilën do të kërkojë votën e shqiptarëve në zgjedhje. Integrimi në BE brenda 2030 për ti dhënë shqiptarëve pasaportën e BE mbetet prioritet i PS-së në këtë fushatë elektorale. “Çdo vit ngritëm lart e më lart emrin e Shqipërisë. Kemi mundësi reale për të hyrë tani në BE. Jo vetëm duam ne, por dhe BE duan të na marrim. Po negociojmë me vrull për të mbyllur në një hark kohor të shpejtë. Kemi shansin historik t’i mbyllim negociatat në 2027 dhe s’duhet të humbim asnjë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në një takim Adriatik Lapajn, Endri Shabanin dhe Panajot Sokon nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”. Ata vizituan sot kryeministrin për t’ia uruar fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ai i falënderoi për vizitën dhe urimet. Gjatë takimit, kryeministri i njoftoi për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e dy vendeve tona.
Drejtuesi politik i PD-së i qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj këtë të premte ka prezantuar në Lezhë dy kandidatët e PD-së në këtë qark Gjin Gjoni dhe Lindita Metaliaj. Ai tha se Lezha ka nevojë për një udhëheqje të re, një frymë të re dhe një angazhim të pakushtëzuar për të ardhmen e saj. ”Lezha është e mbytur nga trafiku, kaos në rrugët nacionale dhe asnjë investim në rrugët turistike. E po aq tallëse rruga Milot-Balldren. Lezha nuk ka më kohë për humbje”,-tha Gjekmarkaj. Postimi i plotë Po shoh disa pankarta që flasin për një fabrikë që jua ka bërë jeten…
Edhe këtë të premte në Serbi vazhduan protestat antiqeveritare të lëvizjes studentore. Ata akuzojnë autoritetet për korrupsion të përhapur, kontroll të medieve dhe demokraci të dobët. Tubimet, marshimet dhe bllokimet e rrugëve janë duke u zhvilluar që nga mëngjesi i sotëm në Beograd dhe në disa qytete të tjera anembanë vendit veçanërisht Novi Sad, Nish, Kragujevc dhe Çaçak. Ndërprerjet e trafikut ishin të pashmangshme, veçanërisht në kryeqytet dhe Novi Sad, ku bllokadat në zonat qendrore të dy qyteteve zgjatën për disa orë. Në të gjitha qendrat e protestës mbahen 16 minuta heshtje çdo ditë, aq sa numri i viktimave. Një…
Më shumë se 18 tonë fileto pule të importuara nga Brazili, të infektuara me bakterin e “salmonelës” janë futur në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ngarkesa është identifikuar në Portin e Durrësit. ”Pas analizës së realizuar në ISUV më 21.03.2025, ku u identifikua prania e Salmonella Typhimurium në një mostër produkti pule (fileto e ngrirë), e importuar nga Brazili, AKU ka ndërhyrë në mënyrë të koordinuar me strukturat përgjegjëse për gjurmimin, verifikimin dhe bllokimin e produktit, si dhe për marrjen e masave administrative dhe ligjore ndaj subjektit përgjegjës”. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk bën transparencë për publikun dhe…
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Rama kanë shtruar iftar. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se myslimanët e Shqipërisë, jo që nuk janë problem, por janë një vlerë e shtuar për të qenë anëtarët e rinj të BE-së. “Europa sot ka nevojë për sa më shumë qytetarë dhe partnerë luajalë të besimit Islam siç janë myslimanët shqiptarë, por edhe për 5 shtyllat e urtësisë së tij për t’u mëkëmbur ndërkombëtarisht dhe për të forcuar sigurinë e vet gjeopolitike”, tha Rama. Për të Europa sot ka nevojë për Turqinë dhe aleatët në Lindjen e Mesme, po ashtu edhe për…
Shkodra Elektronike ka publikuar klipin zyrtar të këngës ”Zjerm”, këngë e cila përfaqëson Shqipërinë në Eurovision. Me një frymë që përfton thellësitë e traditës shqiptare dhe një vizion që përshkon skenën ndërkombëtare, ata janë poetët e rinj të melodisë, ambasadorët e një Shqipërie që vibrion me ritmin e zemrave të mijëra ndjekësve.
Klubi i Partizanit ka konfirmuar sot zyrtarisht kthimin e Skënder Gegës në pankinën e të kuqve, duke i dhënë fund eksperimentit të dytë me Arbër Abilaliajn si trajner i ekipit. Të kuqtë kanë bërë të qartë se emërimi i Gegës është fillimisht deri në fund të këtij sezoni. Kjo me opsion zgjatjen e marrëveshjes nëse arrihen objektiva të caktuara dhe palët kanë dakordësinë për vijimin. ”FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega. Presidenti Gazment Demi në praninë e Drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj ka prezantuar sot para ekipit trajnerin Gega. Ai do të jetë pjesë e të kuqve…