Kryesocialisti Rama ironizoi sërish sot me bufin e kënetës, deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Rama publikoi në rrjetet sociale një video me një buf, ku dëgjohet fjala kreut të PD-së ndërsa ai akuzon për akt antipatriotik në lidhje me marrëveshjen e ujërave territoriale me Greqinë.
Në videomontazh duket Berisha në tryezë me Fredi Belerin, ish-kandidatin e PD-së për bashkinë e Himarës, ndërsa me ndihmën e Inteligjences artificiale ia marrin me pas valles.
“Përçartje “patriotike””, shkruan Rama në videon e postuar në rrjetet sociale.