Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka postuar një video në rrjete sociale, ku vijon që të tregojë mbështetjen për Ilir Metën, edhe pse tashmë edhe zyrtarish janë të ndarë. Teksa thotë se Asnjëherë nuk është mjaft për të thënë atë që ndjen, Kryemadhi nënvizon edhe se ”Zëri juaj është kudo në çdo gërmë të mesazheve tuaja të jashtëzakonshme në vërtetësinë e tyre sepse sot më shumë se kurrë mirënjohja ime me ju është pafund”. Postimi i plotë Asnjëherë nuk është mjaft për të thënë atë që ndjen, atë për të cilën beson në veten tënde por edhe tek…
Author: tirana
Ekonomistja, aktivistja dhe bashkëshortja e kryeministrit shqiptar, Linda Rama ka dhënë një intervistë ekskluizve për gazetarin Màrio de Castro për ”Luxus Magazine”. ”Për ne shqiptarët, Bashkimi Evropian nuk është një thes financiar, por një vend si ai që e imagjinuan themeluesit e Evropës kur ata ëndërronin projektin më të jashtëzakonshëm politik në historinë e botës”,-shprehet Rama. M de C: Do ta konsideronit veten si një mbrojtëse të të drejtave të grave? Linda Rama: Shqipëria renditet në krye të tabelës së Kombeve të Bashkuara për përfaqësimin e grave në politikë dhe në shoqëri. Unë dhe gjenerata ime e shohim veten si…
Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Korçës, Ivi Kaso thotë se kanë paditur në SPAK, ish-nënkryetaren e bashkisë juglindore, Besa Spaho, për shkelje të rënda të ligjit zgjedhor. Për të Spaho dhe stafi i saj i ngushtë janë përfshirë në blerjen e votave për Partinë Socialiste si edhe kanë shantazhuar qytetarë e biznese. ”E kemi paditur në SPAK atë së bashku me enturazhin e vet, drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, tatim taksave të cilët janë turrur për të blerë votat e PS, janë turrur për t’iu bërë presion dhe shantazh bizneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon.…
Shuhet gruaja më e moshuar në botë. Inah Canabarro Lucas u nda nga jeta në moshën 116-vjeçare, e cila deri të mërkurën jetonte në Porto Alegre të Brazilit. Murgesha ishte pjesë e kongregacionit të Motrave të Shën Terezës në Brazil. Në një deklaratë për shtyp, ky kongregacion vlerësoi murgeshën më të moshuar të botës për dedikimin dhe përkushtimin ndaj Zotit. E moshuara është shprehur se sekreti i jetëgjatësisë ka qenë pikërisht përkushtimi ndaj Zotit. Tani kurora e më të moshuarës i kalon britanikes 115 vjeçare Ethel Katerham, e cila është dëshmitarja e fundit e mbetur gjallë e mbretërimit të Eduardit…
Drejtuesi politik i PS-së për qarkun Elbasan, Arbjan Mazniku ka vijuar edhe këtë të enjte me takimet elektorale. Ai është ndalur në fshatin Gjinar, ku përmes një postimi në Facebook, shkruan se këtë zonë do ta vendosin në zemër të turizmit gjithëvjetor për rritjen e ekonomisë familjare dhe të mirëqenies në çdo cep. ”Voto 5 që Gjinarin ta vendosim në zemër të turizmit gjithëvjetor për rritjen e ekonomisë familjare dhe të mirëqenies në çdo cep të kësaj zone kaq të bekuar me hijeshi e plot potenciale”,-shkruan Mazniku.
Pas deklaratës nga Rama për partitë e vogla që nuk do bëjë koalicion nëse do të kenë në duar fatin e qeverisë së re, por do dërgojnë vendin në zgjedhje të parakohshme, ka ardhur edhe përgjigja nga Adriatik Lapaj. Kreu i nismës ”Shqipëria Bëhet” ka treguar arsyet pse kanë marrë këtë vendim. ”Të ka zënë frika, e di ti që do shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Do të shkojmë që të mos e dhunosh e detyrosh administratën për votë. Do të shkojmë që të mos kesh të fortë rreth vetes që kërcënojnë qytetarët. Do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme,…
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar gjendjen e punëtorëve në Shqipëri si dramatike dhe të përkeqësuar nga politikat e qeverisë aktuale. Ai akuzon qeverinë se ka braktisur punëtorët, duke i lënë në një marrëdhënie shfrytëzimi, pa kontrata të rregullta, pa sigurime shëndetësore apo kontribute pensioni. ”Janë mbyllur qindra mijëra vende pune, është dëmtuar rëndë biznesi i ndershëm, turizmi, bujqësia dhe blegtoria dhe është goditur rëndë mirëqenia e familjeve të thjeshta punëtore. Me Programin e Shqipërisë Madhështore, ne i japim fund dramës së shpopullimit, por edhe shpërblejmë në mënyrë dinjitoze punën dhe…
Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në këtë 1 Maj, zhvilloi një takimin me inxhinierët e rinj që janë bashkuar me shoqërinë shtetërore të naftës Albpetrol. Balluku shprehu mbështetje për ata që kanë vendosur të bëhen pjesë e një sektori sfidues, si ai i naftës dhe gazit, në sajë të një programi punësimi. Ajo theksoi se ky program punësimi i ofron mundësi rinisë shqiptare që të kontribuojnë direkt në zhvillimin e vendit. ”Kanë vendosur të jenë pjesë e një sektori sfidues si nafta dhe gazi dhe kanë vendosur të kontribuojnë në vendin e tyre. Prania e tyre…
6300 vende të lira pune janë shpallur nga bizneset aktualisht, në kushtet kur 68 mijë qytetarë janë të regjistruar si punëkërkues, kryesisht të rinj deri 29 vjeç. ”Nuk do të përfundojë ndonjëherë, kjo dinamikë do të vazhdojë njësoj si edhe në vendet e zhvilluara”, thotë eksperti i punësimit Erald Pashaj. Në bizneset shqiptare janë të punësuar 1.3 milionë qytetarë. Shifër e pamjaftueshme për tregun i cili ankohet për mungesë stafi, nga profesionet elementare deri tek ato të kualifikuara. Jo vetëm pagat që nuk konsiderohen ende joshëse për të frenuar emigrimin e punonjësve, por edhe nëndeklarimi i rrogave po dëmton tregun.…
Tone kërcënuese u lexuan sot në fjalimin që mbajti drejtuesi politik i demokratëve në qarkun e Elbasanit. Tomorr Alizoti iu drejtua qeverisë, duke thënë: ”Ju që doni të shkatërroni Shqipërinë, ju analfabetë, ju maskarenj, do t’ju hamë të gjallë. Mos guxoni t’ju shkoni njerëzve nëpër shtëpi natën! Mos guxoni të fusni duart ditën e zgjedhjeve! Doktor jepi se ty të kanë më shumë frikë”. Me thirrjen drejtuar Berishës për të trembur më shumë kundërshtarin, Alizoti u duk i vetëdijshëm mbi kapacitetin e vet për të ngjallur frikë në kampin tjetër. Pas ndalesës në Librazhd, Berisha zhvilloi një takim elektoral edhe…
Në qytetin e Beratit studioja e skulptores Llambrini Dëna është e tejmbushur me krijime me motive shqiptare, të derdhura në qeramikë e terakotë. Kryeministri Edi Rama vizitoi nga afër studion e skulptores beratase. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se gjithçka artizanale që bëhen në këtë studio, e bëjnë të denjë për t’iu servirur turistëve të shumtë që vijnë në Beratin e UNESCO-s. ”Një vizitë e bukur në studion artizanale të skulptores Llambrini Dëna, e cila ndër vite ka krijuar një punishte dhe galeri të vërtetë arti ku punohet në qeramikë, zaje, dru e materiale të tjera, ku gdhenden…
Strategu amerikan i PD-së, Chris LaCivita, gjatë një konference online me kandidatët e PD-ASHM, vlerësoi mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin dhe energjinë që po transmetohet nga baza tek qytetarët. ”Është shumë e rëndësishme që në këto ditët e fundit të fushatës t’i tregojmë qytetarëve se kush është përgjegjës për gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe mungesën e mundësive në Shqipëri. Është vetëm një person: Edi Rama. Po aq e rëndësishme është të flasim me qytetarët tanë jo vetëm për atë që e ka sjellë këtë rrëmujë, por edhe për atë që është më i përgatitur për ta…