Më 19 prill do të jetë data e finales së madhe e “Big Brother VIP Albania 4”. Lajmi ju dha banorëve nga moderatori Ledion Liço përmes shfaqjes spektakolare të fishekzjarreve. Në një atmosferë emocionuese, banorët u përlotën pas një udhëtimi të gjatë plot me sfida, debate të forta e ironi. Prime i së shtunës nisi ndryshe sepse banorët u përballën me një klip për 100 ditët që kanë kaluar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama kërkoi sot nga Kreta votën e shqiptarëve më 11 maj për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një takim me shqiptarët në Kretë në kuadër të turit të takimeve me diasporën, Rama u shpreh se “sot ka rënë në rrugën tonë rrezja e yllit të fatit europian”. “Kjo rreze është për ne një detyrim i madh. Është për ne një mision që atë rreze të mos e lëmë të shuhet, por në dritën e asaj rrezeje ne të bëhemi bashkë më 11 maj dhe në vitet që kemi përpara të bëjmë të…
Dy automjete të blinduara që transportonin para u sulmuan nga banditët e armatosur dhe u grabitën miliona euro. Ngjarja ka ndodhur pranë Livornos në Itali, në rrugën shtetërore Aurelia, me drejtim jug, pas orës 18:00 të së premtes. Automjetet e blinduara nga kompania e sigurisë Battistolli ishin në dalje të tunelit San Carlo, në komunën e San Vincenzo. Ata u larguan nga selia e San Pietro-s në Palazzi, në Cecina, njëri i ngarkuar me para dhe tjetri bosh për të vepruar si eskortë. Po transportonin 4.5 milionë euro që përdoren për të paguar pensionet e zonës Grosseto, ku ishin drejtuar…
Bologna nuk ndalet në Serinë A. Skuadra e drejtuar nga Vicenzo Italiano regjistroi fitoren e pestë radhazi. Orsolini i dhuroi fitoren minimale skuadrës së tij ndaj Venezias, me golin e shënuar në minutën e 49-të. Bologna “blindon” vendin e katërt me 56 pikë, ndërsa Venezia renditet e parafundit me 20 pikë. Në sfidën tjetër, Como nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Empolit në shtëpi.
Breshëri i fortë ra brenda një kohe të shkurtër dhe ka shkatërruar thuajse të gjithë prodhimin e pjeshkave dhe kajsive në Babullinjë të Lushnjes. Çdo vit e më shumë fermerët po përballen me fenomene ekstreme të motit që po shkatërrojnë prodhimet e tyre bujqësore, ndërsa ndihma dhe orientimi nga strukturat e shtetit ende nuk po duket.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2023 Lulzim Basha asokohe kryetar i PD, kishte kërkuar nga KQZ që Sali Berisha të mos përdorë simblet e PD-së. Në zbatim të kësaj kërkese Berisha formoj një koalicion me Ilir Metën. 2 vite më vonë, Sali berisha tanimë në krye të PD-së i riktheu reston Bashës. Përfaqësuesi i selisë blu në KQZ, kërkoj që Koalicioni Euroatlantik të mos përdor më asnjë simbol të PD dhe ti heqë banerat nga zyrat elektorale. Do të jetë Celibashi që në nisje të javës së ardhme do të kërkojë zyrtarisht zbatimin e kërkesës. KQZ i ka dërguar një…
Besimtarët myslimanë festojnë të dielën Fiter Bajramin, një nga festat më të rëndësishme të kalendarit islam që përmbyll muajin e agjërimit dhe të sakrificave. Me rastin e kësaj feste, kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ftoi besimtarët që ditën e nesërme të mos harrojnë të varfrit dhe pamundurit. “Nesër është festë, hani e pini të gëzuar nga se këtë e keni Fitër në ditët e kaluara thotë Zoti i madhërishëm. Ne sot i lutemi Zotit të madhëruar, mishëruesit, bamirësit që Ramazani i nderur i cili është fund e krye një mundësi e madhe për ne, në ditën e ringjalljes të…
Në një audio mesazh nga qelia, presidenti i PL, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama ka nisur të vjedhë premtimet elektorale të opozitës, të cilat për muaj të tërë i quante të parealizueshme. Mesazhi i plotë Edhe 6 javë na ndajnë nga 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë. Dita e fitores të programit mbi pushtetin. Dita e fitores të patriotëve ndaj mercenarëve. Dita e fitores së Shqipërisë, që prodhon dhe eksporton dhe asaj që vetëm importon. Pasi vodhi për 12 vjet taksat e shqiptarëve me inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe me rrugët që më shpejt rrëzohen…
Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi ka mbyllur një sezon fantastik në Kupën e Botës 2024-2025 me 3 podiume. Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) bëri të ditur se Colturi u rendit mes 10 më të mirave në të dyja disiplinat teknike dhe në klasifikimin e përmbledhës u rendit në vendin e 8-të. Përgjatë gjithë sezonit, skiatorja më e re në Kupën e Botës bëri paraqitje impresionuese, duke lënë gjurmë me zbritjet e saj, ndërsa ka bërë që të valvitet flamuri shqiptar për herë të parë në pistat më të rëndësishme botërore të skive, thekson KOKSH
Rei Manaj po kalon një formë të jashtëzakonshme. Pasi shënoi dy gola ndaj Andorrës me bluzën e kombëtares shqiptare, ka shënuar edhe dy gola në Turqi me ekipin që luan, që Sivasporti. Në ndeshjen kundër Adanasporit, Manaj realizoi dy gola të shpejtë, ai gjeti rrjetën në minutën e 13 dhe 5 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë. Në 20 ndeshje këtë sezon në Superligën turke, Manaj ka realizuar 10 gola.
Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi reagoi ndaj publikimit të programit të mazhorancës nga ana e kryeministrit Edi Rama. Sipas Bardhit, Rama pranoi që programi i PD-së është i realizueshëm. Ai theksoi se Rama ka mbetur pa ide dhe ka nisur ta paraqesë programin e tyre si të vetin. “Rama ka pranuar se programi ynë është i realizueshëm ashtu siç PD ka premtuar që ditën e parë kur e ka prezantuar. Çdo premtim i yni bazohet në një analizë të kujdeshme, të kryer nga eksprtë vendas dhe ndërkombëtarë”. Për të për t’u realizuar programi, duhet të largohet Edi…
Më shumë se një mijë persona janë konfirmuar të vdekur si pasojë e tërmetit të fuqishëm, 7,7 rihter që goditi Mianmarin. Tërmeti preku rëndë qytetet Mandalay dhe Naypyitaë, duke dëmtuar spitale, ura dhe rrugë. Në Tajlandën fqinje, tërmeti shkaktoi nëntë viktima dhe shembi një ndërtesë në ndërtim në Bangkok, ku 30 persona mbetën të bllokuar nën rrënoja dhe 49 rezultojnë të zhdukur. SHBA parashikon se bilanci i viktimave mund të arrijë mbi 10,000. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit ndërkombëtar, përfshirë një grup nga Kina, kanë mbërritur për të ndihmuar operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.