Author: tirana

Kryeministri Edi Rama priti këtë të premte në një takim zyrtar, Madhërinë e Tij, Abdullah II bin Al Hussein, Mbret i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, si dhe delegacionin zyrtar që e shoqëronte. Ky takim erdhi pak minuta pas atij në presidencë, me kreun e shtetit, Bajram Begaj, në pritje me ceremoni solemne. Kryeministri publikoi edhe pamjet e takimit mes palëve.

Read More

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dje më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, u vlerësua nga Shoqata e Naftëtarëve. Asaj iu dha Certifikata e Mirënjohjes, për të cilën shkruan në një postim në Facebook, se ka respekt për kontributin e tyre në industrinë e nxjerrjes ”Falënderoj Shoqatën e Naftëtarëve për Certifikatën e Mirënjohjes që më dhanë dje, gjatë aktivitetit të zhvilluar nga kjo shoqatë në 1 Maj. Respekt për njerëzit e punës! Respekt për kontributin e tyre në industrinë e nxjerrjes”,-shkruan Balluku.

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se produktet “Made in Albania” janë tashmë të pranishme në çdo treg europian. Kjo një arritje që ka ardhur falë iniciativës së guximshme të sipërmarrësve dhe punës së palodhur të mijëra punonjësve në fasoneritë shqiptare. “Këto biznese janë një shembull i gjallë se si përkushtimi, cilësia dhe besimi në fuqinë vendase mund të thyejnë kufijtë”, tha ai. Ministri Gonxhja vizitoi sot kompaninë “ERI & O”, një nga bizneset që ka arritur sukses falë përkushtimit dhe cilësisë gjatë viteve. “Jemi të vendosur t’u qëndrojmë pranë dhe t’i mbështesim ata, për të forcuar…

Read More

Basketbolli shqiptar për meshkuj ka vetëm një emër: Besëlidhja e Lezhës. Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali ka shkruar një tjetër kapitull të lavdishëm në historinë e saj, duke fituar titullin e dytë kampion radhazi në Superligën shqiptare, dhe këtë herë në mënyrën më spektakolare të mundshme me dominim total gjatë gjithë sezonit dhe me një epërsi të ndjeshme në finalet e “play-off”-it. Finale “pa shumë histori”: 3 ndeshje, 3 fitore bindëse Besëlidhja mbylli serinë finale ndaj Teutës me rezultatin 3-0, duke shënuar mbi 120 pikë në secilën ndeshje dhe duke fituar me diferenca që nuk janë të…

Read More

ByteDance Ltd., kompania mëmë e TikTok, është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 530 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian, për transferim të paligjshëm të të dhënave të përdoruesve në Kinë. Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC), i cili është autoriteti kryesor mbikëqyrës i TikTok në Evropë, zbuloi se kompania nuk mori masat e nevojshme për të parandaluar agjencitë shtetërore kineze nga qasja në të dhënat e qytetarëve të BE-së. Sipas DPC, TikTok pranoi në prill se të dhënat e përdoruesve evropianë ruheshin në serverat kinezë, një përgënjeshtrim i deklaratave të saj të mëparshme ndaj autoriteteve. TikTok ka një…

Read More

Ikona muzikës e rok, këngëtari nga Kanadaja Bryan Adams vjen për herë të parë në Shqipëri. Tirana është ndalesa e fundit e turit në rajon të artistit, që në 2 maj do të performojë për publikun shqiptar, që ndër vite kanë dëgjuar e madje mësuar përmendësh hitet e tij. “Është një tur i veçantë i tij që është në versionin akustik, është ai me kitarë dhe piano, do të përformojë hitet e tij më të njohura të karrierës. Do të jetë një koncert i veçantë dhe shumë emocional, i përket një kategorie muzike që duhet ta shijosh. Do të jetë…

Read More

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se pasditen e sotme do të finalizojë me sukses ekstradimin nga Emiratet e Bashkuara Arabe të Florenc Çapjes, 44 vjeç, një nga personat më të kërkuar ndërkombëtarisht nga drejtësia shqiptare. Pritet që ai të mbërrij në aeroportin e Rinasit ditën e sotme rreth orës 16:00. Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi i Çapjas është bërë i mundur falë shkëmbimit të informacionit operativ ndërmjet strukturave të specializuara dhe agjencive të huaja ligjzbatuese. Florenc Çapja, i cili prej kohësh fshihej në Dubai, është i dyshuar për një sërë veprash penale, mes tyre porosi vrasjeje dhe përfshirje në…

Read More

Kandidati i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me pensionistë të Rajonit 2. Gjiknuri i cilësoi ata si kontributorët ndër vite të Partisë Socialiste, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e përhershme që kanë treguar, ndërsa u ndal tek vëmendja që qeverisja e Partisë Socialiste ka treguar përmes përfshirjes në programin e saj të rritjes së pensioneve. Gjiknuri theksoi se, “Tanimë Shqipëria i ka mundësitë të rrisë pensionet, por sidomos pensionet minimale. Në vitin 2026, pensioni minimal do të jetë 20.000 lekë dhe pensioni mesatar 40.000 lekë, duke e cilësuar këtë si vepër të punëve të mira që ka bërë…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një bashkëbisedim me fermerët e Dimalit, Berat, si dhe prezantoi programin e “PD-ASHM”. Në hyrje të fjalës së tij, kryedemokrati falënderoi deputeten italiane, Erica Massetti, e cila ndodhej prezente në takim. “Unë dua të përshëndes gjithashtu para jush mikeshën e shquar të PD, timen dhe të Shqipërisë, deputeten në parlamentin italian, zonjën Erika Maseti, e cila ndodhet këtu sot për të mbështetur opozitën shqiptare në këtë fushatë elektorale si dëshmi e lidhjeve të ngushta miqësore që bashkojnë PD-në me partinë Forza Italia qenë kohën e presidentit të pavdekshëm, mikut të madh të…

Read More

Gonzato: Unë nuk bëj deklarata para zgjedhjeve. Kemi besim te ODIHR dhe ka një mision të rëndësishëm këtu. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është në zemër të negociatave. SPAK ka një detyrë të rëndësishme. BE është këtu për të mbështetur Shqipërinë, jo të ndërhyjmë në procese. Nuk jemi këtu për të manipuluar asgjë.

Read More

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e KQZ, Ilirjan Celibashi. Gonzato është pritur në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për takimin e tij me Celibashin. Ky takimi i kryekomisoinierit të zgjedhjeve dhe kryediplomatit evropian në vend vjen vetëm 9 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Read More