Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Besëlidhja e basketbollit shkruan historinë, shpallet për herë të dytë radhazi kampione e Shqipërisë

14:23 / May 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beselidhja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Basketbolli shqiptar për meshkuj ka vetëm një emër: Besëlidhja e Lezhës. Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali ka shkruar një tjetër kapitull të lavdishëm në historinë e saj, duke fituar titullin e dytë kampion radhazi në Superligën shqiptare, dhe këtë herë në mënyrën më spektakolare të mundshme me dominim total gjatë gjithë sezonit dhe me një epërsi të ndjeshme në finalet e “play-off”-it.

Finale “pa shumë histori”: 3 ndeshje, 3 fitore bindëse

Besëlidhja mbylli serinë finale ndaj Teutës me rezultatin 3-0, duke shënuar mbi 120 pikë në secilën ndeshje dhe duke fituar me diferenca që nuk janë të zakonshme për një nivel finalesh.

Diferenca totale: +186 pikë në tre finale.

Këto numra flasin qartë për një dominim absolut dhe një hendek të thellë mes kampionëve dhe pjesës tjetër të elitës së basketbollit shqiptar.

Një finale e kthyer në spektakël

Në mbrëmjen e së enjtes, në “Pallatin e Sportit Asllan Rusi” në Tiranë, Besëlidhja u shfaq si një “makineri” e pandalshme, duke “shkatërruar” Teutën me rezultatin 134-64, fitorja më e thellë e serisë.

Marvin Prodan, me 31 pikë, ishte lojtari më i mirë i finales, por triumfi ishte fryt i një skuadre të organizuar, të harmonizuar dhe të etur për sukses.

Besëlidhja dominoi të katër periodat:

Çereku 1: 35-20

Çereku 2: 31-16

Çereku 3: 42-16

Çereku 4: 26-12

Besëlidhja e basketbollit Lezhë teuta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026

“La Roja”-t marrin lojën në dorë, shënojnë të dytin dhe hedhin hapin e sigurt drejt finales

22:42 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.