Tre Maji është një datë që feston parimet themelore të lirisë së shtypit, për të vlerësuar lirinë e shtypit në mbarë botën, për të mbrojtur median nga sulmet ndaj pavarësisë së saj dhe për të nderuar gazetarët që kanë humbur jetën në ushtrimin e profesionit të tyre. Dita Botërore e Lirisë së Shtypit u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1993 pas një Rekomandimi të miratuar në sesionin e 26-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s në vitin 1991. Tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit për vitin 2025 është “Raportimi në Botën e Re të…
Author: tirana
Territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e Anticiklonit të Afrikës duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites dhe në vijim priten prezencë e vranësirave në pjesën më madhe të territorit ku më ët dukshme vranësirat do të jenë në zonat Verilindore – Juglindore. Parashikohet që orët e vona të natës të përmirësojnë sërish kushtet atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në mëngjes, por edhe mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët e…
Dashi Së shpejti do të hapen me perspektiva të mira për dashurinë. Nëse jeni beqarë, mund të takoni një person interesant. Sa i përket punës, është më mirë të shmangni diskutimet gjatë orëve të ardhshme të këtij muaji maj. DEMI Yjet sugjerojnë pak durim në dashuri: mund të shfaqen disa tensione. Sa i përket punës, dita do të jetë e favorshme për reflektime dhe ide të reja. BINJAKËT Eenergji e madhe dhe dëshirë për t’u argëtuar do ta karakterizojnë këtë të shtunë. Megjithatë, kini kujdes të mos jeni shumë impulsiv në vendimet tuaja romantike. I qetë dhe i ftohtë. GAFORRJA…
Zv/kryeministrja, ministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje kanë inaguruar rrugën e re të sapopërfunduar Maqellarë-Peshkopi. Sapak Rama shihet duke i rënë dallues, dhe Noizy që kalon me Lamborghinin, siç edhe i tha Rama. ”Dibër-Ja edhe e sapopërfunduara rruga Maqellarë-Peshkopi, e cila e çon Rrugën e Arbrit deri në qendër të qytetit dhe e mbyll me sukses këtë vepër, që pa këtë segment do të na linte në shpinë romuzet e bulevardit të Peshkopisë, i cili meqë ra fjala, po qendiset bukur edhe ai tani që flasim”,-shkruan Balluku.
Sali Berisha zhvilloi këtë të premte mbrëma një takim me qytetarë të Kurbinit, ku foli dhe për tërmetin e 26 nëntorit 2019. Sipas Berishës mbi 200 familje në Kurbin qëndrojnë ende në çadra dhe jo në banesat e tyre. ”Jam këtu për t’u zotuar para jush se Kurbinit dhe çdo rrethi tjetër në Shqipëri do i rikthehen të gjitha institucionet siç i kanë pasur para reformës famëzezë të Edi Ramës. Që të gjitha, me gjykata dhe prokurori, që të gjitha pa përjashtim. Miq, largimi i shërbimeve nga ju është gjobë për ju”,- tha Berisha.
Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur qëndrimin e saj të palëkundur kundër kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se Kosova nuk duhet të bllokohet për shkak të “egos së një personi” dhe se interesi i vendit duhet të jetë mbi interesat e individëve. “Do të jemi nesër në seancë, qëndrimet tona janë publike, do të veprojmë në formën e njëjtë, nuk do të mbështesim kandidaturën e Haxhiut. Dhe do të kërkojmë që një gjë e tillë të bëhet në bashkëpunim dhe marrëveshje me partitë…
Kryesocialisti Edi Rama nga takimi elektoral në Peshkopi shkëmbeu batuta edhe me reperin Noizy, i cili është krijuesi i këngës së fushatës së PS. Rama tregoi premtimin që i bëri Noizyt për rrugën e Arbrit dhe të Maqellarës dhe kushtin që i vuri për makinën e tij Lamborghini. Edi Rama: Këtu sot ka ardhur për një arsye tjetër, se i thosha unë se jemi shok me Noizyn, o Noizy pa e bo atë Lamborghinin tënd me shku plumb pushke në Peshkopi nuk e lë këtë punë. Noizy çonte makina të lodhme me më provoku. Tipik dibran. Do marrësh Lamborghinin dhe…
Elona Lalaj do të jetë drejtuesja e re e Policisë Bashkiake të Tiranës. Ajo zëvendëson në këtë detyrë kryetarin e komanduar Toni Beni dhe është prezantuar zyrtarisht sot me stafin nga kryetarja Anuela Ristani. Ajo merr këtë detyrë pas një karriere të suksesshme në radhët e Policisë së Shtetit. Vite më parë, Elona Lalaj ka qenë zëdhënëse e Policisë së Qarkut Fier.
Sali Berisha zhvilloi këtë të premte një takim elektoral në Fushë-Krujë, ku prezantoi kandidatët e koalicionit për qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se kryeministri Edi Rama nuk ka guxim të dalë para qytetarëve për të folur mbi qeverisjen e tij 12-vjeçare, pasi sipas kryedemokratit, ai shënon një bilanc negativ. ”Drita e fitores po ndriçon sot zemrat, mendjet e mbarë shqiptarëve. Rrugët, sheshet, rrugicat e qyteteve dhe fshatrave po ngrihen masivisht. Vullneti juaj për një të ftore historike, epike, më 11 maj. I tmerruar në panik, Edi Rama, i cili e ka nuhatur se e pret disfata…
Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në qarkun Fier, Belinda Balluku këtë të premte vijoi takimin me banorët e Cakranit. ”Me Ceno Klosi dhe banorët e Cakranit. Faleminderit për pritjen, mbështetjen dhe besimin se vetëm me Partinë Socialiste dhe Edi Rama do të mund të ndërtojmë një Shqipëri që të gjithë duam, anëtare të familjes së Bashkimit Europian”,-shkruan Balluku.
Florenc Çapja u ekstradua pasditen e kësaj të premte nga Dubai, aty ku qëndroi 8 vite. Vihet re një ndryshim në pamjen e 44-vjeçarit, i cili i fshihej drejtësisë shqiptare në “parajsën” e Emiratave të Bashkuara Arabe. Ndryshimi është i madh në raport me një foto të vjetër të tij, që Policia e Shtetit dispononte, kur e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi tashmë duket me flokët e rëna dhe me mjekër. Në njoftimin për ekstradimin e “të fortit” të Elbasanit, policia e cilëson Çapjan një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit,…
Kreu i PS-së, Edi Rama siguroi sot banorët e Burrelit se mandatin e katërt do të bëhet rruga Burrel-Ulëz. Në një takim elektoral në qytetin e Burrelit, Rama prezantoi investimet 10-vjeçare në qarkun e Dibrës. Ai u ndal te investimet në infrastrukturën rrugore, ku veçoi Rrugën e Arbërit. ”Jemi vetëm 9 ditë larg nga takimi me historinë në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe jam realisht shumë i lehtësuar për faktin që nuk po bëjmë një tjetër fushatë duke premtuar se do të mbarojë Rruga e Arbrit, por po bëjmë një fushatë duke ardhur nga Rruga e Arbrit”, tha Rama.…