Shkodra Elektronike, me këngën përfaqësuese “Zjerm”, është votuar fituese e Eurovision 2025. Kjo sipas sondazhit më të fundit të organizuar nga portali ndërkombëtar i njohur i fansave, Wiwibloggs. Fituesit e këtij sondazhi janë Shkodra Elektronike me 2,106 vota. Ky rezultat e ngjit Shqipërinë në majën e listës. Me një mbështetje të tillë të fortë nga publiku, Shqipëria hyn në fazën e provave me një status të ri: si pretendentja kryesore për fitoren në Eurovision 2025.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur satirën për të komentuar zhvillimet në kampin opozitar përmes “serialit” “Bufi&Tiku drejt bashkimit”. Rama shfaq një bisedë imagjinare mes tre figurave politike Sali Berisha, Adriatik Lapaj dhe Lulzim Basha, duke ironizuar edhe kontratën 6 milionë dollarëshe të PD në SHBA. Pjesë nga dialogu satirik: Berisha: Hape dritëëëën…Gjashtë milionë dollar Lapaj! O sot o kurrë! Lapaj: 6 milionë?! Po ku i gjete more ato lekë? Berisha: Patriotët Lapaj patriotët… Si ka thënë Sherifi: Ti Shqipëri mos ki frikë se ke bijtë në Amerikë! Lapaj: Po ça thua o doktor! Po mua mu shkundën xhepat e vjehrrit…
Këtë të dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjashtuar alternime vranësirash kryesisht të mesme e të larta transparente, gjatë orëve të mesditës e pasdites. Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës do të fitojë shpejtësi 5-11 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Udhëtimi mund të jetë i kushtueshëm, por nëse e zgjidhni destinacionin tuaj me kujdes, mund të jetë më i përballueshëm nga sa mund të mendoni, shkruan Selene Nelson në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Rest Less”. Ekzistojnë shumë vende të mrekullueshme, tërheqëse dhe me kosto efektive për t’u eksploruar – shumë prej të cilave janë pikërisht në Evropë. Nëse jeni gati të planifikoni udhëtimin tuaj, ju sugjerojmë 14 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë mes të cilave është renditur edhe Shqipëria. Shqipëria; E izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit për pjesën më të madhe…
Sa herë që kryetari i PD-së Sali Berisha ka ballafaqimin me SPAK për të zbatuar vendimin e Apelit të GJKKO-së për masën detyrim paraqitjeje dy herë në muaj në organin e akuzës, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Flamur Noka, mobilizon strukturat për miting. Berisha sipas kalendarit procedurial, do të paraqitet të hënën (pasnesër), në orën 08:30, në SPAK. Dhe siç e ka bërë zakon, shkon dhe ikën me miting, ku mban fjalime dhe akuzon organin e akuzës, pikërisht poshtë dritares së tyre. Dhe pikërisht për këtë arsye, PD nëpërmjet Flamur Nokës u bën thirrje të gjitha strukturave të saj…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në zonën e njohur si Qaf Burrel, ku një masiv minerali që grumbullohej nga përpunimi i kromit është shembur, duke marrë me vete një mjet tip fadrom me të cilin po punonte një i ri. Nga shembja e stogut është çarë edhe një rezervuar uji që ishte krijuar nga puna e fabrikës së përpunimit të kromit të varfër, e për pasojë ka marrë me vete mjetin. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë e dhjetra banorë të cilët po kërkojnë për drejtuesin e mjetit fadrom. Fabrika që përpunohej minerali i…
Një automjet është përfshirë nga flakët në Balldre. Bëhet fjalë për një kamionçinë të ngarkuar me sende të përdorura. Drejtuesi i automjetit pasi ka parë automjetin të përfshirë në flakë, ka devijuar menjëherë duke e nxjerrë jashtë rrugë dhe është larguar, për t’i shpëtuar flakëve. Siç shihet edhe nga pamjet makina është shkrumbuar plotësisht.
Policia ka mundur të identifikojë autorin e ngjarjes së rëndë në Laç, ku mbetën të plagosur 5 persona! Top Channel mëson se autor i ngjarjes dyshohet se është shtetasi K. Kamberi, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. më herët policia sqaroi detajet paraprake të ngjarjes. “Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në…
Prokuroria e posaçme po kryn veprime hetimore për 32 kallëzime të rregjistruara në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në strukturën e posaçme deri në datë 30 maj janë depozituar 61 kallëzime që lidhen me krimet zgjedhore, por deri më tani vetëm për 32 prej tyre janë gjetyur elemente të veprës penale dhe janë duke u kryer veprime më të thelluara hetimore për të identifikuar edhe personat përgjegjës. Nëpërmjet platformës online të publikuar në faqen zyrtare në internet të prokurorisë së posaçme kanë mbërritur 29 kallëzime, ndërsa 24 të tjera janë denoncuar nëpërmjet postës. Nga ana tjetër 8 procedime…
Një 38-vjeçar i identifikuar si Ronaldi Ago është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi tentoi të fuste me kamion në Shqipëri 116 celularë dhe 18 shishe me verë, të kontrabanduara dhe pa i deklaruar. Blutë kanë sekuestruar mallrat dhe kamionin, me cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Njoftim i policisë: Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bazë të analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, u krye kontroll në hyrje të Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi R. A.,…
Pas dështimit kritik dhe financiar të “Joker 2”, Joaquin Phoenix po përballet me një tjetër problem; një vjedhje në shtëpinë e tij në Los Angeles. Sipas burimeve të TMZ, hajdutët kanë marrë një Volvo SUV të vitit 2022, me vlerë rreth 60 mijë dollarë, të parkuar jashtë shtëpisë së aktorit. Makina u raportua si e vjedhur nga një punonjës i Phoenix, ndërsa vetë aktori nuk ndodhej në shtëpi. Hetimet janë në vazhdim, por ende nuk ka të arrestuar. Ndërkohë, Phoenix ka kaluar një periudhë të vështirë në karrierë. Pas suksesit të madh të “Joker” në vitin 2019, ai është shfaqur…
Në Greqi po shfaqen probleme me votimin e diasporës, situatë që ka shqetësuar të dyja partitë e mëdha. Ndërsa demokratët e shprehën shqetësimin në KQZ, socialistët janë angazhuar në terren për t’i bërë thirrje votuesve të tyre që të shkojnë në zyrat e postave që shpërndajë votat dhe t’i kthejnë po vetë. Në një nga këto zyra ishte këtë të shtunë edhe i deleguari i socialistëve për diasporën ministri Taulant Balla. Ndërkohë tërheqja e zarfeve me fletëvotimet e emigrantëve ka vijuar. Kompania e ngarkuar me shpërndarjen ka vendosur që t’i mbajë sportelet hapur edhe të shtunë të diel, me qëllim…