Author: tirana

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 54-vjeçar, dhe proceduar një 20-vjeçar lidhur me aksidentin e shumëfishtë të ndodhur në Bypass-in Fier Vlorë, një ditë më parë. Sipas policisë, automjetet e drejtuara prej tyre, u përplasën me 5 automjete të tjera. Nga aksidenti shkuan në spital gjashtë shtetas, dy prej të cilëve vijojnë në kujdesin e mjekëve, ndërsa katër të tjerët janë larguar në banesa. Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Read More

Zbardhen detaje nga djegia e një lokali në Darzezë, Fier. Uniformat blu bëjnë me dije se janë ndaluar pesë persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Ngjarja ka ndodhur më datë 30 mars, teksa ende nuk dihet motivi. “Në vijim të informacionit të dhënë më datë 30.03.2025, mbi djegien e një lokali në plazhin e Darëzezës, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale në lidhje me rastin, u ndaluan shtetasit A. T., 23 vjeç, E. M., 20 vjeç, A. S., 20 vjeç, E. L., 19 vjeç dhe D. L., 19 vjeç, të pestë banues në Fier, si…

Read More

Seanca për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” është shtyrë për t’u zhvilluar në një datë tjetër. Raportohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit të të pandehurit Henrik Hoxhaj, ndërsa mbrojtësi ligjor i caktuar për të kërkoi kohë për përgatitjen e pyetjeve. Seanca ndaj të pandehurve mësohet se është caktuar për t’u zhvilluar në datën 8 prill.

Read More

Moti i keq ka përfshirë Greqinë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Moti i keq ka goditur kryesisht në Kretë. Shumë zona janë përmbytur, ndërsa uji ka arritur në nivele të larta. Gjithashtu probleme janë shfaqur edhe në aeroportin e Chanias, pasi tre fluturime të mëngjesit nga Athina u anuluan, fluturimi nga Paphos në Chania u ul në Heraklion, ndërsa dy fluturime nga Helsinki dhe Oslo pritet të vonohen. Po ashtu ishujt Parosi dhe Mykonos janë mbuluar nga uji. Dy destinacionet më të njohura të vendit, u gjendën të bllokuar, pas stuhisë që goditi vendin. Autoritetet po punojnë për t’i ardhur…

Read More

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) rrëzoi kërkesën e gjyqtares Pajtime Fetahu për zëvendësimin e masës së sigurisë. Pas shqyrtimit të çështjes, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi rrëzimin e kërkesës së Fetahut. Apeli ka lënë në burg Fetahun pasi i jepte Suel Çelës vendime gjyqësore në favor apo duke ndikuar tek të tjerët për favorizime. Njoftimi: Kërkuesi Pajtime Fetah me datë 27.01.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimi i masës së sigurimit, urdhëruar me vendimin nr. 138 datë 22.11.2025 dhe nr. 146 datë 27.11.2024 të Gjykatës…

Read More

“Një ndryshim shumë themelor midis nesh dhe atyre është se ata nuk kanë parti. E patë vetë çfarë ndodhi me primaret dhe e shihni vetë çfarë ndodh në përgjithësi. Nuk kanë parti, janë çeta, tufa dhe truma, por nuk janë parti. Janë gjymtyrë të shpërndara që bashkohen dhe mundohen në punë vullnetare por nuk arrijnë të harmonizohen e artikulohen është kuak kauk kuak në të katërta anët, është qameti madh”, u shpreh Rama.

Read More

Dy persona nga Kosova janë arrestuar nga policia, për veprimtarinë e shitjes së armëve të zjarrit. Në pranga kanë ranë Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi. Gjatë operacionit të finalizuar “Suspend”, janë sekuestruar 2 pistoleta dhe municion luftarak. Këta dy shtetas dyshohet se i kanë trafikuar 2 pistoletat, nga Kosova me qëllim shitjen në Tiranë, me vlerë afro 10 000 euro. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16 – vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. “16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16 vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të suksesshme të mbrojtjes kolektive, NATO.Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare.” – u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Read More

Në 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka reaguar me një mesazh në rrjete sociale Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. “Ne kemi NATO-n dhe NATO ka Shqipërinë! Me kontekstet e reja gjeopolitike do të forcojmë partneritetin me aleatët tanë, si dhe do të vazhdojmë me krenari kontributin për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, nënvizon Ministri Hasani. Sipas tij, ky rrugëtim i Shqipërisë në NATO reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin, teksa shpreh krenarinë që vendi ynë gjendet pranë aleatëve për një të ardhme me të sigurt. Shqipëria mbetet një aleate…

Read More

Kryeministri Edi Rama komentoi edhe projektin e Formula 1, duke thënë se është një projekt që do të realizohet dhe se nuk do të mbetet vetëm fjalë. Kryeministri në rubrikën “Sy më Sy”, duke iu përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij, tha se projekti është bërë me stafin teknik të Formula 1 dhe se kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm për realizimin e këtij projekti. “Shansi është i gjithi dhe është në dorën tonë dhe ne do ta bëjmë. Ne kemi komunikim të vazhdueshëm me stafin teknik të Formula 1. Projekti është bërë me stafin teknik të Formula 1. Studio…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë bisedës “live” në rubrikën “Sy m’Sy” u shpreh se më 11 maj Partia Socialiste do të fitojë zgjedhjet parlamentare. Ai theksoi se me votën e Diasporës, Partia Socialiste do të arrijë një rezultat spektakolare. “Fitorja me notën 10, e dhjeta për ne dhe PS. Me votën e diasporës do arrijmë diçka spektakolare. Kemi dhe një takim tjetër në Itali, dhe do jetë edhe ajo një kënaqësi e veçantë. Të gjithë shqiptarët kudo ku janë, u them se ky është momenti ynë, momenti i përputhjes së fateve.Ata na konsiderojnë Malin e Zi dhe ne si pararojë për…

Read More

Instituti Kombëtar i Statistikave i Italisë (ISTAT) ka bërë të ditur se lindjet e reja në vend shënuan një rekord të ri në vitin 2024, duke e zhytur Italinë në një krizë demografike në dukje të pakthyeshme. Sipas të dhënave nga ISTAT, vitin e kaluar lindën 370 mijë foshnja, duke shënuar rënien vjetore të 16-të radhazi dhe më e ulëta e regjistruar që nga unifikimi i vendit në vitin 1861. Ndërkohë, vendi regjistroi 281 mijë vdekje më shumë se lindjet në vitin 2024 dhe si rrjedhojë popullsia italiane ra me 37 mijë, duke shkuar në 58.91 milionë, respektivisht në përputhje…

Read More