Strategjia e SPAK për të hetuar krimet zgjedhore ka ngjallur interesin e ndërkombëtarëve. Këtë të martë kreu i SPAK-ut, Altin Dumani ishte në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar. Ai drejtoi një tryezë të rrumbullakët e shpjegoi përpjekjet për t’u përballur me krimet zgjedhore të mundshme. Dumani ka shpjeguar strategjinë për hetimin e krimit zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit dhe ka ndarë me ambasadorët problematikat e zbuluara deri më tani. ”Takimi dërgon një sinjal të qartë mbështetës për këtë strategji kundër krimeve zgjedhore e vënë në zbatim prej SPAK, institucion i vendosur nën sulme frontale nga aktorë të ndryshëm të…
Author: tirana
Rreth 18.5 tonë fileto pule me salmonelë me origjinë nga Brazili është konstatuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sasia ka hyrë në Shqipëri më 21 mars, ndërsa një pjesë e madhe e sasisë është hedhur në treg dhe konsumuar. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Vlorë ka sekuestruar 500 kg mish, që rezulton të jetë me salmonelë. 500 kg mish janë sekuestruar nga 2 Fast Food, 3 markete dhe nga një restorant në Vlorë. Kontrollet u kryen pas aksionit të datës 26 (për të cilin dolën edhe përgjigjet) ku u nënshtrua kontroll në disa subjekte të sugjeruara…
1. Demi-Ju jeni shenja më me fat e zodiakut këtë muaj, Dem! Pesë forca planetare bashkohen për t’ju sjellë fat në prill, kryesisht në karrierë. Shijojeni! 2. Binjakët-Ndërsa hyni në muajin prill, merrni një moment për të ndjerë energjinë që sjell, pasi do të jetë muaji i parë ku shfaqet një ndjenjë e re qartësie. Kjo qartësi mund të vijë në formën e një vizioni të ri karriere. 3. Shigjetari-Ky muaj duket si një diplomim, i dashur Shigjetar. Neptuni – planeti i frymëzimit dhe konfuzionit – më në fund do të largohet nga sektori i shtëpisë tuaj pasi keni nxjerrë…
55-vjeçari Adriatik Bodini që plagosi me thikë bashkëshorten e tij Mirjana Bodini, vijon që të jetë ende në kërkim. Ngjarja pasditen e së hënës në lagjen nr.4 në Sarandë. 51-vjeçarja mori një plagë në bark, dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, u transportua në Vlorë për trajtim më të specializuar. Ajo nuk ka dhënë asnjë deklaratë për të treguar shkakun e ngjarjes. Dera e ballkonit të banesës në katin e tretë të pallatit pesë katësh ku jeton familja Bodini ishte edhe sot e hapur. Gjurmët e gjakut të 51-vjeçares kanë ngelur edhe sot nëpër shkallët e pallatit.…
Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, inspektuan kantierin e rrugës Kombinat-Ndroq-Plepa. Ky projekt është në fazën e rindërtimit, e do të vazhdojë në tre faza, si një vepër shumë e rëndësishme jo vetëm nga ana infrastrukturore por edhe për zhvillimin ekonomik, bujqësor dhe agroturizmit që po merr zona. “Është një nga akset e shumëkërkuara. Ne besojmë shumë se zhvillimi i agroturizmit do jetë shumë pozitiv edhe për ekonominë e qyteti dhe atë familjare. Është zonë që do përfitojë nga rritja e turizmit.”, tha Rama.
Është shtyrë sërish gjyqi ndaj ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, si edhe Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kjo për shkak se në seanca dëshmitari i 126 që ishte planifikuar të dëshmonte, ka munguar në seancën në Hagë. Në seancën e kësaj të martë, kryetari i trupit gjykues Charles Smith III vendosi që gjykimi të shtyhet për kohë të pacaktuar. Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, planifikohej të dëshmonte dëshmitari i 126-të. Të katër akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbledh sot në seli në orën 18:30 drejtuesit politikë të PD dhe krerët e degëve. Në takimin e sotëm pritet të diskutohet strategjia elektorale e PD për zgjedhjet e 11 majit. Ditët e fundit Berisha ka shpalosur disa nga pjesë të programit, ndërkohë që mësohet që porosia që kryedemokrati do t’u lërë krerëve të degëve dhe drejtuesve politikë, është sqarimi “derë më derë” i programi për qytetarët. Ndërkohë në 11 prill pritet që zyrtarisht Aleanca për Shqipërinë Madhështore të hapë fushatën në sheshin Nënë Tereza.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar një familje të prekur nga tërmeti në Durrës, ku ka akuzuar kryebashkiaken Emiriana Sako për korrupsion dhe diskriminim politik. Gjatë vizitës, Berisha deklaroi: “Korrupsion edhe në fatkeqësitë natyrore. Diskriminim politik i egër në stilin e një narkodiktature.” Ai theksoi se një qytetar që kishte fituar një gjyq për kompensim ishte duke u përballur me pengesa, duke akuzuar se mafia është mbi gjykatën dhe se nuk respekton vendimet e saj. “Ndërsa të tjerët, i kanë rrafshuar dhe i kanë ngritur nga e para pa pasur asnjë dëmtim nga tërmeti, sepse janë të sojit…
Kryedemokrati Sali Berisha ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë njeriun që çdo ditë ka “1 Prillin” e tij. Sipas Berishës, Rama po bëhet qesharak duke u shfaqur çdo mëngjes në një monolog dhe duke pretenduar se po flet me qytetarët, ndërsa asnjë prej tyre nuk është i pranishëm. Nga takimi në biznesin fason në Durrës, lideri i opozitës ka kujtuar situatën e pensioneve, duke hedhur dritë mbi nevojën për një rritje të menjëhershme të pensioneve dhe kujton se shtetet e tjera kanë arritur të përmirësojnë ndjeshëm kushtet ekonomike për qytetarët e tyre. “Pse nuk e…
Kreu i misionit vëzhgues së OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, Lamberto Zannier ka mbërritur në Tiranë ku ka zhvilluar një takim me ministrin Igli Hasani në Ministrinë e Jashtme. Mësohet se në orën 14:00 ai pritet të zhvillojë një taki edhe me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Misioni i vëzhguesve ka një vëmendje të veçantë ndaj zgjedhjeve nisur edhe nga profili i lartë i Zannier. Në 12 maj në mesditë pritet raporti paraprak i misionit për zgjedhjet, që do të pasohet pak muaj më pas me raportin përfundimtar. Zannier ka shërbyer më herë në Kosovë si…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me përfaqësues të sektorit të fasonerisë në Durrës, ku prezantoi programin ekonomik të PD-së për bizneset prodhuese dhe eksportuese. Berisha theksoi se zgjedhjet e ardhshme janë vendimtare për ekonominë dhe premtoi masa për mbështetjen e sipërmarrjeve shqiptare. Ai akuzoi qeverinë për ndikimin e “narko-euros” në ekonominë vendase, duke argumentuar se rënia e kursit të këmbimit po çon bizneset drejt falimentimit. “Qeveria do të kompensojë çdo qindarkë të humbur nga rënia e euros për eksportuesit, duke siguruar kushte më të qëndrueshme për ta”, u shpreh ai. Gjithashtu, Berisha premtoi një çmim të…
Pas një mbylljeje prej gati pesë muajsh për shkak të punimeve restauruese, Muzeu Etnografik i Elbasanit ka hapur sërish dyert për vizitorët vendas dhe të huaj. Ky muze i njohur ndryshe si “Shtëpia e Sejdinasve” është një nga objektet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Elbasanit i cili ofron një pasqyrë të thellë në traditat dhe zakonet e hershme elbasanase.Punimet restauruese në të u fokusuan kryesisht në rikonstruksionin e çatisë dhe elementeve të tjerë strukturalë me qëllim ruajtjen e identitetit origjinal të godinës. Sipas Drejtorit të Qendrës së Artit dhe Kulturës, Kliton Kapaj, ky projekt ka sjellë…