Kandidatja e PD-së në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa ka publikuar pamjet me dron nga bregdeti i Jonit, ku tregohet sipas saj, se si zonat e mbrojtura po shkatërrohen. Në video duket një kompleks vilash i ndërtuar në Gjirin e Manastirit, pranë Sarandës. ”Si kjo pikë e vogël po mbushet gjithë Shqipëria, me investime grabitje strategjike të dhëna për klientët e pushtetit”, shprehet Zhupa. Postimi i plotë Mbrapa meje është pika e vogël e Mirela Kumbaros. Ja shikojeni pak-Pamje me dron! Si kjo pikë e vogël po mbushet gjithë Shqipëria, me investime grabitje strategjike të dhëna për klientët e pushtetit.…
Author: tirana
Këtë të hënë në mjediset e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u zhvillua një takim i nivelit të lartë mes Ilirjan Celibashit, Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Qëllimi i takimit ishte rritja e koordinimit ndërinstitucional në funksion të garantimit të integritetit të zgjedhjeve dhe forcimit të mekanizmave për parandalimin dhe ndëshkimin e çdo forme shkeljeje të ligjit zgjedhor. Në fokus të diskutimeve ishin masat e përbashkëta që institucionet po ndërmarrin për të garantuar një proces zgjedhor të…
Nga 20 burgjet e vendit në 11 maj do mund të votojnë 3036 qytetarë që janë në izolim. Pjesa më e madhe e atyre me të drejtë vote janë të paraburgosur, ndërsa pjesa tjetër janë ata që qëndrojnë në qeli si të dënuar. Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të ketë edhe votues specialë, politikanët e burgosur. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do mund të votojë në burgun e Durrësit, nga ku do të duhet të bëjë zgjedhjen e tij mes listave të qytetit bregdetar. Në radhët e socialistëve është edhe Ilir Beqja dhe Jurgis Çyrbja, edhe këta të…
Kreu i PS-së, Edi Rama gjatë një takimi elektoral në Devoll, bëri një bilanc të arritjeve ekonomike të tre mandateve të qeverisjes, duke theksuar përmirësimet në tregun e punës, pensione, paga dhe uljen e pabarazisë në të ardhura. Rama tha se Shqipëria sot është në të njëjtin nivel me mesataren e vendeve të BE-së për sa i përket rrezikut për të rënë në varfëri, duke iu referuar të dhënave të Eurostat. Ai vuri në dukje se edhe pabarazia në të ardhura ka pësuar ulje të ndjeshme, bazuar në të njëjtat burime europiane. Ai theksoi se niveli i papunësisë ka rënë…
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mesditën e sotme. Ajo mbërriti në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, e veshur me një fustan të zi, ndërsa mbante edhe syze. E pyetur nga gazetarët se pse kjo zgjedhje, Monika Kryemadhi shkëmbeu batuta teksa u shpreh se do e tregonte pasi të dilte nga Prokuroria e Posaçme. ”Ju them të drejtën jo se kam ndonjë gjë të keqe, e kam në një kështu, por do ua them pastaj kur të dal”, u shpreh Kryemadhi. Pas daljes nga prokuroria ajo tha për gazetarët…
Sali Berisha u shfaq këtë të hënë si minator në një bashkëbisedim me minatorët në Bulqizë. Ai u ndal tek programi i PD për minatorët, që parashkikon rritje rrogash dhe rishikimin e statusit të minatorit. Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të bëhet pjesë e takimit dhe të dëgjojë problemet që ata kanë. Berisha ka sulmuar sërisht këngëtarin Noziy për Lamborghinin e tij. ”Çështja e statusit tuaj do të jetë një nga çështjet kryesore tonat, shëndeti i minatorit do të ketë një përparësi të madhe, rritje e rrogave. Kauza juaj është e drejtë dhe ajo kauzë do të…
Kreu i PS, Edi Rama iu ka bërë sërish thirrje emigrantëve të Greqisë që të kthejnë zarfet me votat në KQZ. Rama thotë se nga informacionet që ka marrë, kompania postare ka shpërndarë 85% të zarfeve zgjedhore, ndërsa shton se tanimë është rradha e zgjedhësve që të votojnë dhe të kthejnë në kohë zarfet. “Pashë informacionin e fundit se DHL ka shpërndarë me 85% të zarfeve por tani është radha juaj. Radha juaj shqiptarë të Greqisë të regjistruar për 11 majin që ato zarfe t’i ktheni për t’i dërguar në Shqipëri. Mos e lini për momentin e fundit, atyre që…
Gjykata e Posaçme la në qeli Florenc Çapjan. Ai u ekstradua më 2 maj nga Dubai drejt Tiranës. Çapja u la në masën “arrest në burg” për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim në dëm të Sokol Sanxhaktarit. Përpara togave të zeza, Çapja i cili ishte në arrati prej 7 vitesh, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen ku është tentuar vrasja e Sokol Sanxhaktarit, duke i kërkuar prokurorisë të gjejë prova për të vërtetuar akuzën e ngritur ndaj tij. Mbrojtësi ligjor i Çapjas paraqiti në sekretari një procesverbal të një seance…
GJKKO ka shtyrë seancën për dosjen “Partizani” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe të akuzuarit e tjerë për në datën 19 maj, ora 11:30. Dosja lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv të klubit Partizani, një çështje që ka qenë në qendër të hetimeve për dyshimet për korrupsion dhe shkelje të ligjit nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha. Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të planit operacional të koduar “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve, në fshatin Borizanë, Krujë, u gjetën të kultivuar 212 fidanë të dyshuar narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, u kapën në flagrancë shtetasit 25 vjeçar dhe 21 vjeçar (kushërinj), banues në Borizanë, të cilët u arrestuan si autorë të dyshuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pjesë e vogël e fidanëve narkotikë, një sasi e vogël kanabisi, 1 aparat celular dhe automjeti që këta shtetas përdornin për të shkuar në vendin ku kishin kultivuar fidanët narkotikë. Kontrollet do të vijojnë në të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në ambjentet e kopshtit nr. 11 në qytetin e Korçës, ku një fëmijë 4-vjeçar është rrëzuar në shkallë. Menjëherë pas incidentit, fëmija është transportuar në spitalin rajonal të Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vazhdon të trajtohet nga mjekët. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar të gjitha protokollet e sigurisë në institucionin arsimor.
Gjatë një fjalimi në Mat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se nuk ka ambicie për pushtet apo pasuri, por kërkon vetëm “100 ditë prove” për të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për 12 vite varfërim të shqiptarëve, rritje të çmimeve dhe largim masiv të popullsisë. Berisha premtoi masa të menjëhershme si rritjen e pensionit minimal në 200 euro, vendosjen e pagës minimale në 500 euro, uljen e çmimit të energjisë në 7 lekë dhe përgjysmimin e tarifave të ujit të pijshëm. Ai shtoi se do të sjellë listën italiane të rimbursimit të…