Author: tirana

Shqipëria bëhet epiqendra e sportit ndërkombëtar! Nga data 9 deri më 11 maj 2025, gara më prestigjioze e çiklizmit në Europë, Giro d’Italia, do të nisë për herë të parë nga vendi ynë, duke shkruar një kapitull të ri në historinë tonë sportive dhe turistike. Tre etapa magjepsëse-Durrësi, Tirana dhe Vlora do të jenë mikpritëset e kësaj sfide spektakolare, ku 180 çiklistë profesionistë, ndër kampionët më të mëdhenj të botës, do të garojnë në rrugët tona, nën ritmin e adrenalinës dhe bukurisë shqiptare. Gara starton në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 9 maj rreth orës 13:30, për të vijuar nëpër…

Read More

Partizani është fituesi i Kupës së Shqipërisë për grupmoshën U-17, pasi mundi në finale Apoloninë U-17 me rezultatin 3-1. Partizani vulosi fitoren në fundin e takimit me Dion Vatën, i cili realizoi golin e tretë. Në përfundim të kësaj sfide u zhvillua edhe ceremonia e rastit nga FSHF. Drejtori i Departamentit të Garave, Marjus Sulejmani, shpërndau medaljet për të dyja ekipet dhe i dorëzoi trofeun Partizanit U-17. Një sezon shumë i suksesshëm për të kuqtë, që mbyllet me fitimin e dy titujve më të rëndësishëm për grupmoshën U-17; titullin kampion U-17 dhe Kupën e Shqipërisë U-17.

Read More

Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni thotë se PD do të jetë pa dyshim fituese. Në një konferencë për media, ai akuzoi drejtuesit lokalë të PS-së se nën presionin e kryeministrit, po përpiqen të ndryshojnë rezultatin në Lezhë. Sipas Gjonit, informacione të përditshme vijnë nga qytetarët dhe zyrat elektorale që dëshmojnë për përfshirjen e strukturave të PS në tentativa për manipulim. ”Pavarësisht kushteve që kryetari i Partisë Socialiste u ka vënë drejtuesve të qarkut Lezhë për të ndryshuar këtë rezultat dhe si duket të janë në panik dhe padyshim që kërkojnë të zbatojnë me korrektësi…

Read More

Sali Berisha zhvilloi këtë pasdite një takim me banorët e Maqellarës, vetëm gjashtë ditë përpara zgjedhjeve vendimtare të 11 majit. Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot entuziazëm, Berisha shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që banorët e zonës i kanë dhënë kauzës së tij dhe Partisë Demokratike-Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Berisha u ndal tek ajo që ai e cilëson si një nga nga plagët më të rënda të shoqërisë shqiptare, emigrimi masiv. Ai theksoi se shqiptarët, dhe veçanërisht banorët e Maqellarës, janë njerëz punëtorë dhe të ndershëm, të cilët janë detyruar të lënë vendin për shkak të…

Read More

Pas Napolit dhe Interit, Atalanta është skuadra e radhës që ka siguruar thuajse kualifikimin për në Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm. Bergamaskët mbajnë vendin e tretë në renditje me 68 pikë të grumbulluara, plot 5 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, kur kanë mbetur edhe tre javë për t’u luajtur, skuadra e Gasperinit duket e sigurt në Champions. Janë plot katër ekipe që luftojnë për vendin e fundit që dërgon në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Juventusi, Roma dhe Lazio ndodhen në kuotën e 63 pikëve, ndërsa Bologna ndjek me një pikë më pak. Një…

Read More

Kreu i PS-së, Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim elektoral në Pogradec. ‘‘Transformimi i Pogradecit është në sytë e të gjithëve. Mbështetja jonë ka qenë e pakursyer”, nënvizoi Rama, por shtoi ai, ”gjithë ky transformim nuk do të ishte i mundur pa kryebashkiakun e Pogradecit Ilir Xhakollin”. Nga ana tjetër, tani edhe një mesazh për votën e diasporës. Rama tha se edhe pse ka pasur probleme në fillim me shpërndarjen e zarfave të votimeve në Greqi, tani 90 për qind janë shpërndarë. Çdo emigrant, sipas tij, duhet të nxitojë të votojë. “Dua të përfitoj nga rasti dhe këtu t’u…

Read More

Ministri dhe drejtuesi politik i PS-së në Njësinë 6, këtë të hënë është takuar me organizatën e Veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare dhe Pasardhësve të tyre. ”Kombinat, Njësia 6 me Organizatën e Veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare dhe Pasardhësve të tyre, duke i falenderuar për sakrificat dhe për kontributin e tyre ndaj atdheut, krahas rolit të tyre sot në shoqëri e rëndësisë që ka vepra e tyre dhe shembulli i tyre për të gjithë brezat”,-shkruan Gonxhja.

Read More

Këtë të hënë Sali Berisha u paraqit në SPAK, sapo publikoi një dokument, që sipas tij, ishte një vendim i Gjykatës Penale të Janinës, Greqi ndaj gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka, e njëjta që në dhjetor 2023 e mbylli në “arrest shtëpie”. Sipas avokatëve të Berishës, dokumenti ishte siguruar në 2 maj prej autoriteteve greke mes një kërkese administrative të europarlamentarit, Alfred Beleri. Dokumenti i prezantuar nga Berisha u bë shkak disa orë më vonë për shtyrjen e seancës së radhës të shqyrtimit paraprak të dosjes “Partizani” për në 19 maj. Pasi e njoftuan për vendimin gjyqësor grek, avokatët e…

Read More

Zv.kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS në qarkun Fier, Belinda Balluku vijon takimet në zonën e Patosit. Këtë të hënë, Balluku ka zhvilluar një vizitë tek kompania M.I.I.A. Në një postim në Facebook teksa ka postuar një video, Balluku thekson se kjo kompani sot është kthyer në një partner zyrtar i disa prej emrave më prestigjiozë në industrinë e ndërtimit të metaleve në Europë.

Read More

Me kryefamiljaret shkodrane e zhvilloi takimin e radhës kandidati për deputet i PD-së Bardh Spahia, ish-kryetar i Bashkisë Shkodër. Ai u ndal tek situata e vështirë që kalojnë familjet shkodrane e shqiptare, ku plaga më e madhe është largimi i fëmijëve në emigrim. Politikat e këqija të qeverisjes 12 vjecare kanë goditur familjen, duke shkaktuar braktisje të qyteteve e fshatrave, rritje të varfërisë, pasiguri dhe mungesë shprese. ”Duke e quajtur jetike për vendin betejën e 11 Majit, Spahia kërkoi nga kryefamiljaret që të ndëshkojnë masivisht me votë qeverinë Rama, duke i dhënë fund kësaj krize dhe duke mbështetur programin e…

Read More

Pas sobës dhe oxhakut që do të njoftojë botën për Papën e ri në Vatikan u bë sistemimi i ballkonit ku Papa i ri do të shfaqet sapo të jetë zgjedhur. Këtë të hënë, punëtorët vendosën perde të kuqe në ”llozhën e bekimeve”, ballkonin e famshëm në Bazilikën e Shën Pjetrit si pjesë e përgatitjeve të fundit për konklavën, që pritet të fillojë të mërkurën pasdite. Edhe sot përfunduan 9 ditët e zisë së kardinalëve të cilët do të vijojnë me të tjera takime në kuadër të procesit zgjedhor. Selia e Shenjtë ndërkohë ka konfirmuar edhe interesimin e lartë të…

Read More

Me akuza të forta u mbyll procesi i zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Atletikës. Mandatin 4-vjeçar e fitoi sportisti Izmir Smajlaj, i cili në këto zgjedhje ishte kandidat i vetëm pas tërheqjes së Taulant Stërmasit. Ky i fundit, njëkohësisht edhe presidenti të cilit i skadoi mandati, bëri akuza të forta që në nëntor për këtë proçes, duke thënë se Kryesia po manipulonte anëtarët votues. E humbur nga zgjedhjet e kësaj të hëne ka dalë edhe Luiza Gega. Kampionia shqiptare e atletikës, kandidoi për anëtare Kryesie, por që nuk ia doli të zgjidhej. Vetë atletja, para se të niste asambleja zgjedhore,…

Read More