Fushata zgjedhore në qarkun e Lezhës po shoqërohet me tensione dhe akuza të forta mes kandidatëve për deputet. Kandidati i koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Gjin Gjoni, ka akuzuar disa zyrtarë lokalë si të përfshirë në blerje votash, duke i denoncuar ata publikisht me emra. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjoni publikoi edhe një video, duke shkruar: “Grupet për mbrojtjen e votës në ndjekje të njerëzve që dalin natën për qëllime të mbrapshta elektorale. Ne jemi kudo. Do t’ju ndjekim këmbë për këmbë.” Menjëherë pas këtij reagimi, Partia Socialiste reagoi përmes kandidatit të saj për deputet, Ermal Paci, i cili…
Author: tirana
“Devolli kishte Dritëro Agollin. Para pak ditësh ishit dëshmitarë të një skenë që tregon se ku ka rënë pazaret e opozitës në Shqipëri. Agolli ishte deputet i opozitës dhe fliste për të gjithë popullin. Ndërkohë që opozita ka sjellë një rrugaç. Nuk e di se në cilin rresht të Agollit do gjente vend, mbase te fjala kokëbosh dhe trangull. Si mund të votojnë demokratët e Devollit për një rrugaç? Është një grup rrugaçësh. Ju e dini mirë rrugaçin kryesor. Si mund të bjerë pazari deri në pikën kur t’i çojnë parlamentit të Shqipërisë këtë rrugaç? Si mund të shkosh nga…
Sezoni Turistik 2025 ka nisur. Nga data 5 maj deri më 31 tetor, të gjitha muzetë, parqet arkeologjike, kalatë dhe sitet e tjera kulturore në vend, do të jenë të hapura për vizitorët çdo ditë të javës, ora 09:00 – 19:00. Durrës:Kulla Veneciane | Amfiteatri | Hamami Mesjetar09:00 – 14:00 & 17:00 – 21:00 Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, Vlorë:5 Maj – 30 Qershor | 11 Shtator – 31 Tetor:09:00 – 19:001 Korrik – 10 Shtator:09:00 – 12:00 | 17:00 – 22:00 Parku Kombëtar Butrint08:30-20:00
Data 5 maj shënon ditën e Dëshmorëve, ata të cilët dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook. ‘Të paharrueshëm, Dëshmorët e Atdheut’, shkruan Rama. Ndërkohë më herët, presidenti i vendit Bajram Begaj ishte i pranishëm në ceremoninë në kujtim të dëshmorëve të atdheut në varrezat në kryeqytet.
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor. Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Florenc Çapja, i cili u ekstradua drejt Shqipërisë nga Dubai në 2 maj është lënë në arrest me burg nga gjykata ditën e sotme. Çapja njihet si një prej emrave më të njohur të botës së krimit, jo vetëm në qytetin e Elbasanit por edhe në disa vende të botës. 44-vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm se porositi një vrasje të dyfishtë dhe i akuzuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, mbërriti pasditen e 2 majit në aeroportin e Rinasit. Ai është i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve. Florenc Çapja, së…
Kryeministri Edi Rama përcolli një mesazh për të gjithë votuesit shqiptarë në Greqi, që të marrin zarfet me fletët e votimit të dërguara nga KQZ dhe t’i nisin ato drejt Shqipërisë në mënyrë që të shfrytëzojnë atë që ai e quajti si “mundësi historike” për të votuar nga jashtë kufijve të vendit. “Ndërhyra këtu se desha të përcjell një thirrje, një mesazh për ata që janë regjistruar si votues në Greqi që të marrin zarfet dhe të mos e lënë pa përdorur mundësinë historike për një takim me historinë për të qenë votues për herë të parë jashtë kufijve të…
Nga SPAK ku zbatoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, kreu i PD Sali Berisha shenjëstroi gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjokën. Në një deklaratë për gazetarët, Berisha u shpreh se Gjoka rezulton të jetë gjobitur dhe dënuar me tre muaj burg nga Gjykata e Janinës në vitin 2005.“Ju do të mësoni se, njeriu që kryesonte Gjykatën Speciale të shqiptarëve, ishte një delikuente e paftyrë, e pa moral, e pa karakter, e dënuar me burg në vendet fqinj, dhe përdorej si skllave nga Edi Rama dhe regjimi aktual. Irena me 5 mbiemra, e përfolur për ryshfete gjysëm milionëshe, jo në një por…
Viti 2024 ka shënuar numrin më të lartë të viktimave për ushtrinë ruse që prej nisjes së pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës, me të paktën 45,287 ushtarë të vrarë. Kjo shifër është gati trefishi i humbjeve të vitit 2022 dhe ndjeshëm më e lartë se në vitin 2023, kur u zhvillua beteja për qytetin Bakhmut. Sipas një hetimi nga BBC Russian, Mediazona dhe një rrjeti vullnetarësh, të bazuar në të dhëna publike si nekrologji, varreza dhe memoriale ushtarake, Rusia humbi mesatarisht 27 ushtarë për çdo kilometër tokë të pushtuar në Ukrainë gjatë 2024-s. Në total, Rusia ka fituar…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën, se po “fillon menjëherë procesin e vendosjes së tarifave doganore 100% ” për filmat e shpërndarë në kinematë amerikane që janë prodhuar jashtë vendit. “Industria amerikane e filmit po vdes shumë shpejt (…) Hollywoodi dhe shumë zona të tjera në SHBA po shkatërrohen”, pohoi Trump nëpërmjet Truth Social. “Vende të tjera po ofrojnë të gjitha llojet e stimujve për të joshur regjisorët tanë dhe kompanitë tona të prodhimit larg SHBA-së”, tha ai. Sipas tij, kjo është një “përpjekje e koordinuar nga vendet e tjera” që përbën një “kërcënim” për “sigurinë kombëtare”…
Kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot në orën 9.00 në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitjeje” për aferën Partizani. Po sot, pritet të zhvillohet edhe seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo të kësaj dosjeje pas zvarritjeve të shumta. Seanca e mëparshme, më 24 prill, u shty pasi avokatët e Berishës, Jamarbër Malltezit dhe Andia Pustinës kërkuan përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi, duke e akuzuar për njëanshmëri. Por kërkesa u rrëzua pak ditë më vonë, më 28 prill nga GJKKO, duke konfirmuar vijimin e procesit nga e njëjta gjyqtare. Mbetet të shihet nëse…
Astronomët po monitorojnë një pikë të madhe të errët në sipërfaqen e Diellit që mund të ndikojë në Tokë në ditët në vijim. Brenda Culbertson nga Laboratori Jet Propulsion i NASA-s ka folur për njollën masive diellore të quajtur 4079 dhe çfarë mund të thotë ajo për banorët në Tokë. “Energjia nga 4079 është shumë e fortë, dhe ndërsa i afrohet qendrës së fytyrës diellore, ajo përballet drejtpërdrejt me Tokën”, tha Culbertson. “Nëse ndodh ndonjë ndezje e madhe diellore ndërsa ajo është përballë Tokës, ne do të marrim një goditje të drejtpërdrejtë të energjisë diellore dhe grimcave diellore, duke shkaktuar…