Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistrates Arta Llazari, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, duke caktuar masën “Pezullim nga detyra për 6 muaj”. Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kishte propozuar Këshillit të Lartë Gyqësor masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për magjistraten A.Ll, për veprime/mosveprime që përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, e në…
Author: tirana
Jeta e Ilarias u nda në mes në moshën 22-vjeçare, pasi ish-i dashuri e vrau më mënyrë kriminale. Nëna e së ndjerës, Gëzime Sula thotë se e kishte kuptuar që mesazhet që kishte marrë nga telefoni i së bijës kur u zhduk, nuk i kishte shkruar ajo. Sipas saj, e bija ishte mësuar që të bënte video thirrje dhe të mos përdorte mesazhe të thjeshta. “Menjëherë e kuptova se diçka nuk shkonte. E di që hetimet çuan menjëherë te djali me të cilin Ilaria kishte dalë në të kaluarën, por ne dimë pak për të”, ka thënë nëna. Në shok…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Romë, me qëllim vijimin e bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Universitare Spitalore të Tor Vergatës Universitetin dhe Kompleksin Spitalor të Kieti-Pescara dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, konkretizuar me marrëveshjen dypalëshe, e cila kish nisur në parim që në vitin 2023. Lajmi i mirë për qytetarët shqiptarë është se kjo marrëveshje parashikon bashkëpunimin në disa fusha shumë të avancuara dhe komplekse, duke përfshirë kujdesin shëndetësor për pacientët si dhe trajnime të avancuara profesionale për stafin mjekësor, me qëllim rritjen më tej të kapaciteteve të QSUNT-së. Sipas Koçiut “Partneriteti, i…
22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë. Ajo është gjetur e vdekur në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe. Disa persona që frekuentojnë një zonë pyjore në Poli, e kanë gjetur të renë pa shenja jete, e mbyllur brenda një valixheje të hedhur në një humnerë. E reja kishte pasur së fundmi një lidhje me një shtetas filipinas, i cili është identifikuar. Mark Samson dyshohet se e ka goditur me thikë disa herë Ilarian në apartamentin e tij dhe më pas ka tentuar të zhdukë trupin.…
PD ka nisur një kërkesë drejtuar SPAK për zgjedhjet e 11 majit. Në një shkresë drejtuar SPAK, PD shprehet se SPAK ngriti një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor në janar 2025 dhe lidhi marrëveshje bashkëpunimi me KQZ-në. “Sot që kanë kaluar dy muaj nga krijimi i saj si dhe pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare zgjedhore, kërkojmë informacion”, shkruhet në letrën drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani. Duke vazhduar: “Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore nga janari i vitit 2025 deri në ditën e përgjigjes tuaj? Sa nga këto hetime i keni nisur…
Zbulohet një apartament i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive. Vihet në pranga organizatori i kësaj veprimtarie dhe procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë në apartament, gjatë ndërhyrjes nga Policia. Po ashtu shpallet në kërkim 37-vjeçari që e kishte marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim. Sekuestrohen pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale. Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë dy muajve, në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim…
Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel më 3-4 Prill për ministerialin e parë të vitit 2025, duke hapur rrugën për diskutime të rëndësishme mbi sigurinë. Lajmi u bë e ditur nga vetë faqja zyrtare e Ambasadës amerikane në Shqipëri, përmes një postimi në Facebook. Ambasada shprehet se ky çast historik shënon gjithashtu ministerialin e parë të Sekretarit Rubio në krye të Departamentit të Shtetit. “Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel më 3-4 Prill për ministerialin e parë të vitit 2025, duke hapur rrugën për diskutime të rëndësishme mbi sigurinë. Ky çast historik shënon gjithashtu ministerialin e…
Një sasi kanabisi që arrinte vlerën marramendëse prej 2.2 milionë Euro është sekuestruar nga autoritetet në qarkun Donegal, (Donegal është një qark i cili ndodhet në Irlandë). Policia dhe oficerët e të ardhurave kapën drogën në Lifford të martën në një operacion të përbashkët që përfshin Byronë Kombëtare të Drogave dhe Krimit të Organizuar Garda dhe Njësinë e Divizionit të Drogave Donegal dhe Shërbimin Doganor të të Ardhurave. Në operacion u sekuestruan rreth 112 kg kanabis me një vlerë të vlerësuar prej 2.2 milion €. Sipas asaj që kanë arritur të mësojnë mediat e huaja, dy burra rreth të 30-ve…
Në eventin për dorëzimin e certifikatave për rezidentët e parë, kryeministri Edi Rama, u shpreh se “Durana Tech Park” është një mundësi shumë e mirë dhe se do të krijojë 5 mijë vende pune për ekspertë të teknologjisë. “Jemi në një bashkëpunim të ngushtë me Francën. Për të krijuar edhe një hapësirë në funksion të BE dhe zhvillim të teknologjisë në Bashkimin Europian, për të krijuar edhe lehtësi, ndërsa BE është në procesin e rregullimit të kompanive që funksionojnë në këtë fushë. Ne ju japim atyre mundësitë e hapësirave. Synojmë të arrijmë mbi 5 mijë mundësi për punë që do…
Pas një vale të motit të keq që ka përfshirë orët e fundit shumë rajone të Greqisë me stuhi të shoqëruara me erëra të fuqishme dhe reshje intensive shiu që shkaktuan përmbytje, ka dëme të konsiderueshme në qytezën kryesore të ishullit Paros, Nausa. Prej orëve të para të mëngjesit, ekipet e punës dhe ekskavatorët e Bashkisë kanë nisur pastrimin e rrugëve, largimin e tonelatave të baltës dhe inerteve që kanë sjellë ujërat dhe rivendosjen sa më të shpejtë të aksesit në port. Nga moti i keq u përfshi dhe ishulli tjetër turistik i Cyklades, Mykonos ku Shërbimi Metereologjik Kombëtar ka…
Rama: “Sot ky park faktikisht çon përpara një revolucion dixhital që do të vazhdojë hap pas hapi me shumë intensitet, së shpejti do të prezantojmë modelin tjetër të inteligjencës artificiale në shërbimet publike, do të kalojmë nga asistentja dixhitale i e-Albania që vetëm orienton marrësit e shërbimeve me zë, në një nivel krejt tjetër ku asistentja do të bëjë të gjithë punën që sot hyn dikush për të marrë shërbimin. Asistentja nuk do të të orientojë, por do të marrë porosi me gojë dhe do të bëjë shërbimin. Kjo është çështje javësh në mos 1 apo dy muajsh që ky…
Kryetari i PD-së, Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë për nderimin e katër martirëve të vrarë më 2 prill të vitit 1991 në qytetin e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij, ai tha sakrificat e tyre janë më frymëzuese se kurrë. Ndër të tjera bëri thirrje që ‘në 11 maj të kthehet drita e lirisë’. “Sot jemi këtu për të shprehur nderimin tonë më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme për martirët e votës së lirë. Heronjtë e vërtetë të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë. Arben Brocin, themelues i pluralizmit dhe PD-së.Bujanar Bishanakun, aktivist i shquar. Nazmi Kryeziun, aktivist i shquar…