Author: tirana

Skiatori olimpik Berkin Usta, i cili garoi në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, dhe babai i tij humbën jetën pasi një zjarr shpërtheu në një resort në Turqi të enjten. Berkin ishte vetëm 25 vjeç, ndërsa babai i tij, Yahya Usta, ishte 57 vjeç. Babai dhe djali thuhet se kishin qëndruar në katin e pestë të hotelit Kervansaray në Uludag, Bursa – me gruan e Yahya-s, Fikriye, e cila thuhet se i mbijetoi tragjedisë – kur zjarri filloi rreth orës 5:30 të mëngjesit, sipas Associated Press. Zyra e guvernatorit të Bursës i tha mediumit se hoteli ishte bosh nga…

Read More

Ekonomia vendase u rrit me 3.96% në vitin 2024, raportoi sot INSTAT, nga 3.94% një vit më parë. Rritja është nxitur nga ndërtimi (5.86%), tregtia dhe akomodimi (5.69%), si efekt i turizmit dhe administrata publike (9.57%), si rrjedhojë e rritjes së pagave. Por dy sektorë mjaft të rëndësishëm për ekonominë si bujqësia dhe industria ishin në rënie, sidomos industria. Sipas INSTAT, bujqësia ra me 1.15%, duke shënuar të katërtin vit me tkurrje. Më e fortë ishte rënia industrisë, me sektorin që u tkurr me 6.78%, rënia më e fortë nga pandemia (-7.32). Goditjen e shënoi industria përpunuese që ra me…

Read More

Drejtoria e Doganave ka njoftuar se duke filluar nga data 1 Prill 2025, transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në, ose përmes BE-së, përpara mbërritjes së tyre, nëpërmjet një Deklarate Përmbledhëse të Hyrjes (ENS) të plotë. Ky detyrim është i vlefshëm gjithashtu edhe për transportuesit postarë dhe postat e shpejta, që transportojnë mallra duke përdorur këto mënyra transporti, si dhe për palët e tjera, si psh: ofruesit e logjistikës. Në rrethana të caktuara, marrësit përfundimtarë të mallrave, të vendosur në BE, do të duhet gjithashtu të depozitojnë Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes…

Read More

Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) ka tërhequr vendimin e saj për t’i dhënë fund financimit të Radios Evropa e Lirë/Radio Liberty (RFE/RL) për vitin 2025, duke mbajtur në fuqi marrëveshjen e grantit të transmetuesit, tha RFE/RL. Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus, e quajti lëvizjen një “shenjë inkurajuese” se operacionet mund të vazhdojnë, megjithëse transmetuesi ende është në rrezik. Transmetuesi me bazë në Pragë kishte ngritur një padi kundër agjencisë së tij mëmë në një gjykatë federale të Uashingtonit, duke argumentuar se shkurtimi i financimit i urdhëruar nga presidenti Donald Trump ishte i paligjshëm sepse Kongresi i…

Read More

Ndërsa një numër vargmalesh të ndryshme shtrihen përgjatë anës lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve parajsore ku dielli shkëlqen dhe çadrat ofrojnë hijen e nevojshme për turistët, sipas një artikulli të botuar në revistën globale CN Traveller (Condé Nast Traveller). Ndërsa plazhet e saj me rërë kanë qenë një sekret, për një kohë të gjatë, në krahasim me fqinjët më të njohur si Kroacia dhe Greqia, Shqipëria po shndërrohet në një romancë verore që nuk do ta harroni kurrë! Plazhi i Ri dhe Uji i Ftohtë, pranë Vlorës Këto dy plazhe janë porta për në…

Read More

Edhe kjo e premte, ashtu sikurse ditët e mëparshme, do të shoqërohet me mot të paqëndrueshëm. Në zonat malore pritet të vazhdojnë reshjet e borës, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të jenë prezente reshjet e shiut. Gjatë ditës, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat do të variojnë nga 11 gradë Celsius në Bajram Curr dhe Peshkopi deri në 21 gradë Celsius në Elbasan. Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa valëzimi në det nuk do t’i kalojë 1 ballë.

Read More

DASHI Yjet janë të favorshëm për lidhje të reja dhe kush e di, ndoshta këtë fundjavë do të vijnë ndonjë lajm i mirë. Për sa i përket punës, në ditët në vijim do të jetë thelbësore të vlerësoni me kujdes idetë e reja që do t’ju vijnë. Është koha për të lënë pas izolimin që keni përjetuar gjatë muajve të fundit. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 28 mars 2025), kjo është një kohë e dobishme për të kërkuar perspektiva të reja në marrëdhënie. Femrat e shenjës u përballën me vështirësi në shkurt, meshkujt duket se dëshirojnë stabilitet…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur mbi shkaqet që çuan në përçarjen e tij me PD-në dhe telefonatat që ka marrë nga aktorë dhe faktorë të ndryshëm politik. Sula tha se ai nuk urren askënd në politikën shqiptare, megjithëse pretendoi se i kanë bërë padrejtësi, por shtoi se deri në datën 11 maj do e frenojë gojën, që të mos tregojë se është inatçi. “Një gjë dua që ta dini, unë kurrë nuk urrej njeri. E kam në adn time dhe gjenezën e familjes sime. Por gjërat do ti them siç janë të vërtetat. Por unë do ta…

Read More

”Paga minimale e kishim 157 euro e kemi 400 euro dhe me vendim siç e kam thënë edhe më parë në qershor do ta bëjmë 500 euro, që do të hyjë në efekt nga janari 2026 pagën minimale 500 euro”, tha këtë të enjte kryeministri Edi Rama. Një arsye tjetër, të cilën rendit si avantazh për partinë e tij lidhet me Pavarësinë e drejtësisë. Teksa bashkëpunëtorët e tij që gjenden para drejtësisë pretendojnë se po përndiqen politikisht, Rama nënvizon për të disatën herë që Fatos Nano është i burgosuri i fundit politik në Shqipëri. “Duhet të votosh me patjetër për…

Read More

Drejtuesi politik i qarkut Lezhë, Agron Gjekmarkaj prezantoi këtë të enjte kandidatët e Milotit dhe Kurbinit. Ai tha se Kastriot Piroli dhe Aleksandër Lala janë personalitete të ndershëm, profesionistë dhe përfaqësues të qytetarëve e jo të korrupsionit. Postimi i plotë Të dashur qytetarë të Milotit, të Kurbinit dhe të gjithë Shqipërisë, Sonte, Miloti foli! Një takim entuziast dhe mbresëlënës, ku çdo shtëpi kishte një përfaqësues në kontratën e fitores! Kjo nuk është thjesht një mbledhje politike, kjo është zgjimi i një populli që nuk duron më padrejtësinë, varfërinë dhe braktisjen! Miloti dikur ishte një qendër e zhvilluar tregtare, një qytet…

Read More

Më 13 mars, TikTok u mbyll zyrtarisht në Shqipëri. Eksperti i teknologjisë, Tomi Kallanxhi thotë se mbyllja e plotë e platformës është e vështirë. Për të po qarkullon ideja për të instaluar një program në kompanitë që ofrojnë internet në shtëpi për të kontrolluar si përdoret ai nga qytetarët. Kallanxhi theksoi se nuk ka informacion zyrtar nga instancat shtetërore, por kjo mund të përbëjë shkelje të privatësisë. ”Është mbyllur vetëm nga kompanitë telefonike, kurse në ISP nga kompanitë që ofrojnë internet në shtëpi, është pak e vështirë për t’u mbyllur. Në kompanitë telefonike është pothuajse e pamundur për t’u mbyllur,…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se varfërimi progresiv i pensionistëve shqiptarë vijon me ritme dramatike. ”Pensionistët shqiptarë janë sot më të varfërit e kontinentit, sepse të ardhurat e tyre minimale janë 6 herë më të ulta se mesatarja evropiane, por ata përballen me çmime sa 91% te çmimeve te mesatares evropiane”,-tha Blushi. Sipas tij, pensionistët shqiptarë sot janë më të varfër edhe se në vitin 2013. “12 vite më parë masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet ishte 68 % e pagës minimale, ndërsa aktualisht masa e pensionit mesatar të pleqërisë në qytet është…

Read More