Author: tirana

Ilir Konomi dikur pjesë e ”Zëri i Amerikës”, komentoi kërkesën e presidentit Trump për ta mbyllur këtë media. Ai tha se kjo është diçka e trishtueshme, por presidenti amerikan ka fituar mandatin për të bërë reforma dhe do të vazhdojë agjendën e tij. ”Kjo është diçka e trishtueshme për mua por presisodenti Trump ka agjendën e tij, është i zgjedhur ka një mandat për të bërë ndryshime dhe reforma dhe nuk e dimë si do të përfundojë kjo çështje. Ai nuk e ka mbyllur Zërin e Amerikës sepse ka një ligj të Kongresit, sepse kjo çështje duhet të kalojë aty…

Read More

Endrit Braimllari i cili për vite ishte pjesë e ish-LSI dhe PL, sot është kandidati i PS-së për zgjedhjet e 11 majit. Për vendimin që u largua nga PL, ai tha se ndihet i vlerësuar që është pjesë e garës së PS për Tiranën. ”Ndihem i vlerësuar që jam pjesë e garës së PS për Tiranën. PS ka dhënë sinjale gjithëpërfshirjeje dhe hapje. Nuk ka rëndësi emri apo qenia në listë të hapur apo jo, rëndësi për mua ka ekipi. PS më dha një mundësi të përfshihem dhe tani më takon mua të jap angazhimin tim”, tha Braimllari. Nga ana…

Read More

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko u betua këtë të martë për mandatin e shtatë si president. Ndërkohë organizatat për të drejtat e njeriut e cilësuan sundimin e tij si “antikushtetues”. Lukashenko i fitoi mbi 86 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të 26 janarit, të cilat u dënuan gjerësisht nga vendet perëndimore si një farsë. “Ato u zhvilluan në kushtet e një krize të thellë të të drejtave të njeriut, në një atmosferë frike totale të shkaktuar nga shtypja e shoqërisë civile, mediave të pavarura, opozitës dhe të gjithë kundërshtarëve”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të dhjetë organizatave…

Read More

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme në Memaliaj gjatë një takimi në një fabrikë, dëgjoi dëshminë e një qytetari i cili rrëfeu se kishte pasur një problem me Lulzim Bashën, kur ai ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. Sipas qytetarit, Basha, për një kompensim që i takonte i kishte thënë se “do ta marrësh vetëm kur të kthehet Edi Rama në bashki”. “Nuk më jepte lekët. U soll keq me mua, nuk donte të m’i jepte. Më tha kur të vij prapë Edi Rama në Bashkinë e Tiranës do t’i marrësh ato lekë. Më quajti komunist dhe u soll…

Read More

Presidenti Bajram Begaj, në nisje të vizitës zyrtare në Austri u prit sot me nderime të larta nga Presidenti Alexander Van der Bellen, me të cilin zhvilloi një takim, më pas atë me praninë e delegacioneve përkatëse. Në fund krerët e dy shteteve dhanë një konferencë të përbashkët shtypi. Në konfirmim të miqësisë tradicionale Shqipëri-Austri, kryetarët e dy shteteve ndanë qëndrime të njëjta për një partneritet intensiv dhe të qëndrueshëm, për përballimin e sfidave integruese rajonale dhe evropiane dhe për një vizion strategjik në lidhje me bashkimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian. Biseda mes tyre përfshiu një gamë të…

Read More

Kryeministri Edi Rama fton qytetarët që ta votojnë atë dhe PS-në në mënyrë që sipas tij të mbështesin skuadrën kombëtare të negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Teksa ka publikuar në Facebook një foto në formën e dorës, kreu i qeverisë thekson se Shqipëria në BE është përtej të majtës e të djathtës. ”Voto 5. Dil nga llogorja partiake, lëre fanellën me logon e Kënetës apo moçalishteve të vogla rreth saj, bëhu bashkë me shumicën e popullit më 11 maj, e me votën për mua e PS, mbështete edhe t’i skuadrën kombëtare të negociatave për hyrjen e Shqipërisë…

Read More

Nexhmie Musliu Haradini, 42-vjeç u vra nga ish-pronari i saj, Arsim Morina i cili më pas i dha fund edhe jetës së tij. Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Stanovc në Vushtrri të Kosovës. Sipas familjarëve të gruas së vrarë, vrasja ka ndodhur për shkaqe xhelozie pse ia ka lënë punën. Familjari i gruas së vrarë, Rrahim Ajeti, tha se janë në pritje të raportit të obduksionit, për të vazhduar me procedurat e varrimit. Ai theksoi se ata nuk kanë pasur probleme më herët. ”Ne si familje jemi duke pritur raportin e obduksionit, dhe pastaj për të vazhduar me procedurat e…

Read More

Shoqatat e gazetarëve AGSH dhe BIRN kanë çuar në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e Tik Tok. Kjo me argumentin se është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut. “Nuk mund të shkohet në censurë të plotë dhe mbyllje të rrjeteve sociale. Kjo cenon lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve shqiptarë. Jemi besimplotë që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do ta legjitimojë sepse kjo do të krijojë precedent që mund të çojë në mbylljen e rrjeteve të tjera sociale, apo mbylljen e internetit nga kjo qeveria apo qeveri të…

Read More

Më shumë se 150 talente shqiptare që kanë kthyer ëndrrat e tyre në biznese reale, prezantojnë sot produktet e tyre inovative. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryeministri Edi Rama. Gjithashtu mes 150 talenteve shqiptare janë edhe fituesit e Startup Grant 2024 dhe 86 startup-e të reja që sot marrin lajmin se janë fitues dhe do të financohen nga thirrja Startup Grant 2025 këtë vit. “Së shpejti tek Piramida do të hapet një super shkollë për teknologjinë, është një shkollë që është një nga bërthamat kryesore të revolucion i digjital që po bën Franca. Këtu janë 89 subjekte që…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se përafrimi i legjislacionit të BE, do të bëhet me inteligjencën artificiale. Gjatë fjalës së tij me fituesit e startup-eve, Rama u shpreh se me inteligjencën artificla, do zhvillohen edhe prokurimet publike, teksa shtoi se platforma e-Albania do kalojë në tjetër nivel. “Ne kemi në punë modelin e AI, që bën trasnformimin e ligjit dhe atyre 250 mijë teksteve të BE, për të cilat, vendet e tjera para nesh, kanë punësuar një armatë, vendi ynë e bën brenda pak minutash. Kroacisë, vetëm kjo punë i mori 7 vjet. Ne po e bëjmë shumë shpejt, për 5-6…

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se afati për dorëzimin e dokumentacionit për rekrutim në Forcat e Armatosura është deri më 31 mars 2025. Thirrja është e hapur për të rinjtë që dëshirojnë të shërbejnë me nder dhe përkushtim në FA, duke ofruar mundësi për një karrierë të sigurt dhe zhvillim të vazhdueshëm. Në kuadër të këtij procesi, Ministria e Mbrojtjes thekson rëndësinë e rekrutimit të individëve me një profil të lartë, fizik dhe shëndetësor, si dhe me nivel të lartë kulturor. Procedurat e përzgjedhjes dhe kriteret e testimit janë të dokumentuara dhe të hapura, me qëllim rritjen e transparencës dhe…

Read More

Antonela dhe Mariela Berisha janë paraqitur ditën e sotme në ambientete e Gjykatës së Tiranës. Mësohet se ato do të japin dëshminë e tyre për sulmin ndaj Klea Prengës në një restorant në Tiranë. Motrat Berisha u vetëdorëzuan pas sulmit ndaj Prengës, më 16 dhjetor të 2024. Ndaj Mariela Berishës, gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës. Ndërsa, motra e saj Antonela Berisha u la në masën “detyrim paraqitjeje”. Shkaku i përplasjes Ngjarja…

Read More