Author: tirana

Duke nisur nga dita e nesërme (e hënë, 11 maj) Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lejon hapjen e klinikave dentare, sigurisht nën masa të rrepta sigurie. Mjekja stomatologe Stela Panteqi u shpreh për ABC News se do të veprohet si në vijim: – Do të vendosen orare paraprake me pacientët, në mënyrë që të shmanget radha e pritjes; – Dezinfektimi do të aplikohet si më parë, por do të shtohen veshje mbrojtëse shtesë; – Disa nga veshjet janë: kapuça për kokën dhe këmbët, veshje për të gjithë trupin; – Klinikat do të pajisen me aparatura për mbajtjen e temperaturës.…

Read More

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme dhe tepër të trishtë të familjes së Majlindës. Ajo jeton në Londër, por përmes një lidhje Skype rrëfeu dhimbjen që familja e saj po përjeton që nga viti 1995. Dy vëllezërit e saj u nisën për të shkuar në Itali, por që nga ai moment nuk kanë më asnjë informacion prej tyre. I vetmi lajm është mbytja e një skafi në Vlorë, në po të njëjtën datë që ata ishin nisur. Nuk e dinë se çfarë ka ndodhur dhe nëse 2 vëllezërit e saj…

Read More

Dy komshinj u përballën me njëri-tjetrin në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan. Shkak është bërë toka që Rexhepi i shiti Baftjarit. Edhe pse Baftjari pagoi për të marrë tokat, ato asnjëherë nuk kaluan në emrin e tij, por ende figurojnë në pronësi të zotit Rexhep. Në pamundësi për ta zgjidhur problemin në mes tyre, ata drejtohen tek zonja Eni Çobani. Rexhep: Para se të vinte me të vëllain, me erdhi mua pasi kemi kontaktuar bashkë. Eni Çobani: Po që ka ardhur tek unë. Baftjar: Më the pse më spiunove tek Eni Çobani. Nuk kam ardhur të spiunoj këtu ka drejtësi, ka rregulla.…

Read More

600 familje në nevojë apo në varfëri ekstreme është ndihmuar ditën e sotme në bashkitë Mat, Bulqizë e Klos. Efektivët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura dhe Rezervat e Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe pushtetin vendor janë angazhuar në shpërndarjen e pakove ushqimore. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka publikoi fotot, duke theksuar se operacioni humanitar do të vijojë çdo ditë në çdo qark të vendit duke ndihmuar familjet e varfra dhe në nevojë në këto ditë izolimi e pandemie prej përhapjes së COVID-19.

Read More

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka interpretuar disa vargje të të madhit Gjergj Fishta, pjesë të poemës dramatike Gomari i Babatasit (metamorfoza). Këtë herë ish-deputetja ka lënë jashtë saj anën e politikës, duke surprizuar publikuar me interpretimin drithërues. Vargjet Fishtes e recituara nga Grida Duma: Ju rrugaca sallahana, vagabonda shakllabana, rricna t’ndyet, mikrobe të kqi, qi të mjerës moj Shqipni, kthelltë hi i keni në mushkni, pa dhimbë gjakun tuj ia pi, por der kur, bre batakçi! Bre coftina, kalbe mbi dhè der kur ju, tu tallë npër ne, do t’na qelbi fis e atdhè? Ah! Bre ju..nuk dij…

Read More

Ndërkohë që kombet perëndimore kanë filluar të dalin hap pas hapi nga bllokimi, është gjithnjë e më e qartë se të gjithë ne presin t’i rikthehemi jetës që kishin para Covid-19. Për habi të shumë politikanëve, popullsia perëndimore kryesisht u është bindur udhëzimeve për të qëndruar brenda. Në fakt, përpjekjet e bllokimit në shumë vende kanë qenë aq të efektshme sa qeveritë tani po mendojnë se si të heqin gradualisht kufizimet pa frikësuar qytetarët. Ditët e fundit, kryeministri britanik Boris Johnson gjeti një mënyrë që qytetarët të ndjehen të qetë duke dalë nga izolimi: maska ​​për fytyrën. “Si pjesë e…

Read More

Disa politikanë gjermanë kanë paralajmëruar në fundjavë nga shtimi i teorive konspirative në kohët e Coronës. “Përfytyrimi, se pandemia është shkaktuar qëllimisht, për të kontrolluar popullin, dhe se pas kësaj fshihet Bill Gates apo fuqi të tjera të errëta, po arrin deri në mesin e shoqërisë”, i tha ministri i Punëve të Brendshme të landit të Tyringisë, Georg Maier (SPD) revistës gjermane “Der Spiegel”. “Në këtë pikë protesta kthehet shpejt në antisemitiste.” Shqetësim përbëjnë për kreun e Konferencës së Ministrave të Punëve të Brendshme të Landeve” gjermane edhe demonstratat aktuale. “Kur njerëzit ushtrojnë kritikë, natyrisht që nuk ka asnjë problem”,…

Read More

Artan Hoxha, dekani i Fakultetit të Drejtësisë vijon të mbetet i vetmi kandidat për Rektor të Universitetit të Tiranës. Komisioni Institucional i Zgjedhësve ka shpallur Listën për kandidatë për “ Rektor” dhe “ Anëtar i Senatit Akademik” përfaqësues nga personeli akademik dhe i studentëve. Vijon procesi edhe në KZF e fakulteteve të tjera të UT. MAS ka shtyrë datën e zgjedhjeve në një afat të pacaktuar ndërsa procesi përgatitor do të vijojë për të mundësuar nisjen e fushatës pas shpalljes së datës së re. Ndërkohë studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në…

Read More

Historia na dëshmon se çdo 100 vite, bota është prekur nga një pandemi, murtaja në vitin 1720, epidemia e kolerës në vitin 1820, Gripi Spanjoll në vitin 1920 dhe pandemia e Koronavirus në 2020. Murtaja 1720 Më 1720, ishte pandemia e fundit e murtajës në shkallë të gjerë, e quajtur ndryshe dhe murtaja e madhe e Marsejës. Dokumentimet, dëshmojnë se kjo pandemi vrau rreth 100,000 njerëz në Marsejë të Francës. Supozohet se bakteret e virusit u përhapën nga mizat. Kolera 1820 Pandemia e kolerës gjeti terren në Azi, në vende si: Tajlandë, Indonezi dhe Filipine. Në atë periudhë më shumë…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Sot ke një energji të mirë, por jo gjithçka shkon siç ke dëshirë pasi ka pak nervozizëm. Mundohu të mos shkatërrosh më tej raportet që kanë pasur vështirësi, me zënka të panevojshme. Në punë ka diçka që duhet parë. Demi Ka pak lodhje këto ditë. Përsa i përket dashurisë Hëna është në favorin tënd. Kujdes me paratë, buxheti mund të moj…

Read More

Edhe këtë fundjavë në të gjithë vendin po respektohen të njëjtat fasha oraresh për lëvizjen. Në fillim kanë qenë pensionistët dhe më pas fëmijët nën 14 vjeç të shoqëruar nga nënat që kanë shëtitur në rrugët dhe parqet e vendit. Për banorët e kryeqytetit, liridalja pa kufizime është ende larg,pasi çdo ditë regjistrohen raste me Covid-19. Duke filluar nga e kjo e hënë pothuajse i gjithë vendi do të jetë zonë e gjelbër. Berberët, qendrat estetike, dhe klinikat dentare do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nën masa të rrepta higjieno-sanitare. Vetëm 6 bashki që janë ende zona të kuqe lëvizja…

Read More

Në “E Diell” një hapësirë të veçantë i është kushtuar sportit me rubrikën “E Diella Proces”. I ftuar, ishte regjisori i emisionit “Dua të Bëj të Lumtur”, Eduard Grishaj.Eduardi është partneri i moderatores së njohur Arbana Osmani. Çifti para disa ditësh zbuloi se janë në një pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhen prindër. Në një moment Edi Manushi, u shkëput nga sporti dhe pyeti regjisorin se çfarë plani ka për fëmijën, nëse është djalë ose vajzë. Nëse do të jetë vajzë, Eduardi dëshiron që të bëhet regjizore, njësoj si ai.Ndërsa nëse është djalë, ai do të kishte…

Read More