Author: tirana

Një shqiptar është gjetur i vdekur në qelinë e tij në një nga burgjet greke. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Trikala. Mediat greke raportojnë se 36-vjeçari shqiptar është rrëzuar papritur mbrëmjen e shkuar në qeli. Ai është dërguar me ambulancë në spitalin e Trikalla, por mjekët nuk kanë bërë asgjë, veçse e konfirmuan të vdekur. “Protothema” shkruan se vdekja e të burgosurit mund të ketë ardhur për shkaqe patologjike. Ndërkaq, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë qartë shkaqet.

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon video-mesazhin e Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, prof. Arben Gjata, lidhur me situatën e koronavirusit. Gjata iu bën thirrje qytetarëve që të vijojnë të zbatojnë masat e distancimit social dhe higjienës personale, edhe gjatë kësaj periudhe të hapjes. Sipas tij, jemi në fund të periudhës shumë të vështirë të pandemisë, por këto dy masa duhen zbatuar edhe në vijim, derisa të kemi masa të sigurta që luftojnë virusin. “Jemi në fundin e periudhës shumë të vështirë që kaluam të gjithë së bashku të kësaj epidemie shumë të rëndësishme. Janë duke u marrë masa të…

Read More

Edhe këtë të diel, pensionistët dhe prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç kanë pasur mundësi që të dalin. Mes mijëra qytetarëve që kanë shfrytëzuar parqet e Tiranës për të dalë me fēmijët ka qenë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama me të birin, Zahon. Në fotot e mëposhtme shihet Linda Rama me një zonjë dhe Zaho që loz pak më tej.

Read More

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli po bën disa kohë që është shkëputur nga politika, por ajo vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto të ndryshme nga përditshmëria. Së fundmi, Topalli ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Nënës. Ajo ka postuar në ‘Facebook’ një foto të shumë viteve më përpara, në të cilën shfaqet me vajzën e saj Megi. Topalli duket shumë e re ndërsa vajza e buzëqeshur qendron në krahët e saj. ‘Gëzuar ditën e Nanës!’, shkruan ish-kryeparlamentarja.

Read More

Në ditën kombëtare të drejtësisë, ministrja Etilda Gjonaj ka folur për të gjithë proceset që po shoqërojnë reformimin e sistemit dhe ngritjen e drejtësisë së re. Në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha të Top Channel, Gjonaj e përshkruan reformën si një proces që ka vënë në përballje drejtësinë e re me te vjetren dhe me perpjekjet e vazhdueshme për ta denigruar, deformuar dhe ndikuar më ngritjen dhe funksionimin e drejtesisë së re. Ajo shprehet se ka besim se reforma në drejtësi do të ecë përpara dhe shumë shpejt do të kemi drejtesinë funksionale në të gjitha nivelet, ku ndër…

Read More

Alesia Bami është një nga modelet më të bukura shqiptare. Ish-velina ka folur për jetën sentimenale dhe thotë se do donte që të fejohej me një mjek, pasi sot për sot janë njerëzit më të respektuar. Ndërkohë, që për biznesmenët thotë se nuk do donte të fejohej më një të tillë se nuk i dihet si shkon e ardhmja, pasi po jetojmë në kohë krizë botërore dhe ka lënë të kuptohet se ka rrezik të lartë për të falimentuar dhe me gjasa për të humbur pasurinë. “Në ëndrrën time do të doja që i fejuari im të jetë mjek sepse…

Read More

Pandemia COVID-19 duket se do të rrisë edhe më tej abuzimet me çmimet nëpër plazhe e zona turistike. E para që ka rënë pre e një fature të kripur është zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli. Në rrjetet sociale, Mëhilli ka publikuar fotot e një fature e cila tregon se për një çadër është paguar 150 euro në plazhin e Lalzit. Në këtë zonë kanë vilat e tyre shumë figura të njohura, përfshirë presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha. “Për ata që kishin dyshime a do jetë kosto e çadrës 150 euro te Lura 1”, shkruan Erla Mhilli në…

Read More

Një raport “bombë” pretendon se Presidenti kinez Xi Jinping i kërkoi personalisht Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom ‘të vonojë një paralajmërim global’ për kërcënimin e COVID-19 gjatë një bisede në janar. Prestigjiozja gjermane “Der Spiegel” publikoi akuzat këtë fundjavë, duke përmendur të dhëna nga Shërbimi Federal i Inteligjencës i vendit, i njohur si ‘Bundesnachrichtendienst’ (BND). Sipas BND: “Më 21 janar, udhëheqësi i Kinës Xi Jinping kërkoi nga shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të mos flasë për informacionet rreth transmetimit nga njeriu te njeriu dhe të vonojë një paralajmërim pandemik”. “BND vlerëson se politika e…

Read More

Një sistem paralajmërues për Covid-19 do të lancohet nga qeveria në Angli për të gjurmuar virusin. Sistemi do të klasifikojë nivelin e rrezikut nga koronavirusi në një shkallë nga një në pesë dhe do të rifreskohet me të dhëna. Vetë Boris Johnson, e prezanton sistemin e ri duke i përcjellë publikut edhe një slogan të ri; qëndroni vigjilentë, kontrolloni virusin, shpëtoni jetë. Sistemi i ri do të aplikohet vetëm në Angli por qeveria po punon edhe me administratat e tjera që edhe ato të zhvillojnë sistemet e tyre. Sistemi lëshon alarme që variojnë nga i gjelbër, niveli i parë, deri…

Read More

Në Spanjë, skuadrat e La Liga kanë nisur stërvitjet në përgatitje për rifillimin e kampionatit që parashikohet për në muajin qershor. Pas Barcelonës, ishte radha e futbollistëve të Atletico Madrid që të shkonin në qendrën stërvitore për të zhvilluar stërvitjen e parë. Futbollistët dhe trajneri Diego Pablo Simeone u paraqitën në fushë me maska në fyture dhe doreza teksa rifuilluan aktivitetin e përditshëm pas 2 muajsh pauze për shkak të pandemisë koronavirus. Në stërvitje u formuan 2 grupe lojtarësh që e bënë stërvitjen e tyre në Mahadahonda njëri pas tjetrit. Bashkë me Simeonen ishte edhe mjeku Ortega, edhe ky i…

Read More

Hailey Bieber ka pranuar se ta krahasosh me ish të dashurën e Justin-it, e bën të ndihet si “më pak femër”. Modelja, 23 vjeçe dhe Justin, 25 vjeç, u bashkuan në vitin 2018 dhe janë shumë të dashuruar. Por ajo thotë se krahasimi i vazhdueshëm i saj me ish-të dashurat e tij, përfshirë këngëtaren Selena Gomez, ka një efekt të madh tek ajo. Hailey u tha fansave se nuk është e lehtë të menaxhojë kritikat për martesën e saj. Çifti po bisedonte me fansat në emisionin e tyre në Facebook ‘The Biebers On Watch’ kur dikush e pyeti se si…

Read More

“Këtë verë nuk do të qëndrojmë në ballkon dhe bukuria e Italisë nuk do të jetë në karnatinë. Po, mund të shkojmë në det, në mal, mund të shijojmë qytet tona edhe pse këtë vit do të jetë ndryshe me rregulla dhe me shumë kujdes. Kryeministri italian Giuseppe Conte ka dhënë një lajm shumë të mirë për qytetarët e vendit të tij, të cilët prej pothuajse 3 muajsh qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit. E ndërsa temperaturat rriten dhe njerëzit po mendojnë përditë e më shumë për plazhin, kreu i qeverisë italiane dhe…

Read More