Këngëtarja Gjira Kajtazi ndonëse prej kohësh nuk është treguar aktive në muzikë, vazhdon të jetë mjaft e ndjekur në rrjete sociale. Ajo publikon foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria dhe ruan kontakt me ndjekësit. Së fundmi ajo ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory, ku iu ka kthyer përgjigje pyetjeve nga më të ndryshmet. Një ndër ndjekësit e ka pyetur rreth raportit që ka me vjehrrën dhe Gjira ka treguar se marrëdhënia e tyre është shumë e veçantë. “Vjehrra ime ka rritur 6 fëmijë (pesë vajza dhe një djalë) prandaj tani që jam nënë vetë ia kuptoj dhimbjen,…
Author: tirana
Në astrologji, ora e lindjes është përcaktues i rëndësishëm i karakterit dhe paraqitjes tonë, ndaj ndikon në fatin e secilit prej nesh. Gjithçka që duhet të dini është ora e lindjes, për të mësuar sesi ka ndikuar ajo në fatin tuaj. Nëse ke lindur: Nga ora 00:00 në orën 02:00 Në këtë hark kohor padron është Mërkuri . Njerëzit e lindur në këtë hark kohor zakonisht janë të shkëlqyer në shkollë dhe në universitet. Ata kanë aftësi shumë të mira organizative dhe shpesh ngjajnë më të rinj se ç’janë në të vërtetë. Puna e tyre mund të jetë e lidhur…
Ndërsa disa shtete në SHBA po fillojnë të lehtësojnë masat e bllokimit, e ardhmja e shtrëngimit të duarve mbetet e pasigurt. “Unë nuk mendoj se duhet të shtrëngojmë duart përsëri, që të jem i sinqertë me ju,” tha Dr Anthony Fauci, një anëtar i spikatur i ekipit anti-koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, në prill. “Jo vetëm që parandalon sëmundjen e koronavirusit, por me siguri do të ulte shumë dhe rastet e gripit në këtë vend”. Udhëzimet për distancimin social ka të ngjarë të qëndrojnë në fuqi për një kohë të gjatë, sipas udhëzimeve të qeverisë amerikane për rihapjen e vendit,…
Ju njohim me 4 shenja të zodiakut që në pamje të parë nuk duken ashtu, por pas pamjes së tyre të qetë fshihet një zemërim i madh. Ja cilat janë: Binjakët Binjakët nervozohen kur nuk arrinë ta marrin atë që duan. Zakonisht e shfaqin zemërimin e tyre kur nuk ia dalin dot të menaxhojnë gjendjen. Do të ishin më pak nervozë nëse do t’i merrnin gjërat me ngadalë dhe do të thoshin ‘jo’ ndonjëherë. Virgjëresha Virgjëresha është shenja e dytë më nervoze e zodiakut, ka manin e perfeksionizmit dhe inatosen lehtë. Të lindurit nën këtë shenjë duan që gjithçka të…
Ministria e Shëndetësisë reagon menjëherë pasi Partia Demokratike publikoi një email zyrtar të këtij institucioni, që konfirmonte rënien e zjarrit në zyrën e prokurimeve. MSH mohon sërish që të ketë rënë zjarr në institucion, duke i cilësuar akuzat e PD si qesharake. Reagimi i MSH: Në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se nuk ka rënë zjarr në institucion. “Zbulimi” i bërë sot nga PD i referohet një emaili “tërheqje vëmendje” të para 26 ditëve, nga përgjegjësja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga…
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar nga koronavirusi edhe 23 pacientë të tjerë, duke e çuar në 650 numrin total të qytetarëve, që kanë fituar betejën me virusin e rëndë. Ndërkohë, në të gjithë vendin ndodhen aktualisht aktivë me COVID-19 edhe 187 persona, të cilët janë kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër dhe Kamëz. Gjithashtu, tjetër lajm i mirë është se prej më shumë se 10 ditësh në vendin tonë nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi.
Çdo fëmijë është një histori e re, një personalitet i ndryshëm, prandaj sigurimi i një udhëzimi të duhur dhe kujdesi është një përgjegjësi e madhe për t’u mbajtur. Prindërit nuk janë të përsosur, ata janë njësoj si çdo person normal, megjithatë vendosja e metodave drejt, veçanërisht gjatë fazave formuese të zhvillimit të fëmijës, është një domosdoshmëri totale. Për t’u siguruar që e ardhmja e tyre është e ndritshme dhe i ndihmoni ata të shndërrohen në të rritur të rregulluar, të lumtur dhe të fortë, sigurohuni t’i përsërisni këto gjëra me fëmijët tuaj: Kjo është përgjegjësia juaj Vazhdimisht jepni detyrat e…
PD ka publikuar ditën e sotme prova të reja se në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr, ku janë djegur dokumentet e tenderave sekretë. Ish-deputeti Bardh Spahia publikoi një e-mail të vetë Ministrisë së Shëndetësisë, që provon rënien e zjarrit në zyrën e prokurimeve. “Bashkëpunëtorja e Ramës në vjedhje, Ogerta Manastirliu, gënjeu dje, duke fshehur faktin se në Ministrinë e Shëndetësisë janë djegur fakte.Zjarri ka rënë në zyrën e prokurorimeve, ku ndodhen kontratat e tenderave serkretë, ku janë djegur dokumentet, që më pas janë shuar me ujë. Ky krim është kryer përmes djegies. Aq shumë dokumente janë djegur Brenda ministrisë…
Dua Lipa thotë se të punosh me Madonna-n dhe Missy Elliott-in ishte e pabesueshme. Ylli 24-vjeçar i muzikës pop konfirmoi kohët e fundit se ajo arriti të nxirrte hitin e mbretëreshës së popit dhe hitin “Get Get Ur Freak On”, për ta paraqitur në një remiks të këngës së saj “Levitate”, e cila fillimisht u paraqit në albumin e dytë, “Future Nostalgia”. Ajo tani thotë se ende nuk mund të besojë se bashkëpunimi ka ndodhur në të vërtetë. “Gjithmonë ka qenë një ëndërr e imja që të punoj me Madonna-n dhe Missy Elliott-in, dhe të kemi qenë në gjendje t’i…
Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, Presidenti Ilir Meta citon një pasazh mbi liritë dhe të drejtat e njeriut në parathënien e “Kanonit të Zhurisë”, të miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit në 10 Maj 1913. Meta thekson se ai akt duhet të na bëjë të reflektojmë me forcë mbi rëndësinë e funksionimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Meta thekson se mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese po pamundëson mekanizmin kryesor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve. Reagimi i plotë: “Çdo pune që rrezon të dréjtat` é ropit tue prure ndalim në jétë, në liri dhé…
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se i ka bashkëpunuar me drejtësinë duke vënë në dispozicion të gjitha dokumentet e kërkuara nga SPAK. LEXO EDHE: Tenderat sekret/ SPAK prej 10 ditësh pa përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë, ja paralajmërimi i fortë “Në vijim të një artikulli të botuar sot në media, informojmë qytetarët se në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, më datë 8 Maj 2020 është firmosur shkresa përcjellëse (faksimile bashkëlidhur) me dokumentacionin e të gjitha procedurave të kërkuara nga organet e drejtësisë. Siç e kemi deklaruar nga dita e parë, jemi të hapur për hetime nga organet…
Një automjet ka shpërthyer në flakë natën e shkuar në fshatin Gracen teksa udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Tiranës.Policia lokale sqaroi se ngjarja dyshohet të ketë si pasojë e një shkëndije elektrike. Njoftimi i policisë: Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, në automjetin tip “Pezho”, me drejtues shtetasin K.B., i cili ka qënë në lëvizje e sipër, ka rënë zjarr. Në vendngjarje shkoi menjëhrë grupi hetimor dhe zjarrfiksja dhe nga veprimet e para hetimore rezulton se zjarri ishte aksidental si pasojë e një shkëndije elektrike. Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar asnjë lëndim dhe nuk ka asnjë pretendim…