Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit të koronavirusit, duke njoftuar se kanë rezultuar pozitivë 12 persona. Numri total i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 868, ku rastet e reja positive janë konfirmuar në bashkitë e Tiranës, Krujës, Kamzës dhe Fierit. Deklarata e plotë e Gentiana Qirjako, nga Instituti i Shëndetit Publik: Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive. Në 24 orët…
Author: tirana
Javën e ardhshme federata italiane e futbollit, qeveria Conte dhe Liga e Seria A do të mbajnë një takim, që me çdo kusht qartëson më shumë atë që do të ndodhë me futbollin. Gjithsesi që stërvitjet në grupe të nisin kërkohet rregullimi i dekretit të kryeministrit, i cili aktualisht është në përgatitje. E përgjithshmja duket pozitive, por kërkohet ende zgjidhja e disa çështjeve, që siç është rasti i infektimit të një futbollisti. Me rregullat aktuale nëse një pjestar i një ekipi infektohet, duhet të izolohen të gjitha rastet e kontaktit, që mund të sjellin tërheqjen e një ekipi nga gara.…
Prej ditës së nesërme, shtohen 14 zonat e gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbërta me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje) deri në orën 21:00. Po kështu, nga data 11 Maj lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare. Në lidhje me të riatdhesuarit, pas datës 11 maj të gjithë do të riatdhesohen…
Strukturat hoteliere dhe tur-operatorët shprehen se janë të gatshëm për të pritur turistë në çdo moment që jepet drita e gjelbër dhe theksojnë se zbatimi i protokolleve të reja nuk do të jetë problem. Shqipëri- Shqipëria ka në tryezë tre opsione për turizmin. Ai i brendshëm, ai i koordinuar me vendet e rajonit, si dhe ai përtej këtyre kufizimeve. Teksa opsioni i parë është në dorën tonë, dy të tjerët varen nga vullneti i qeverive të Ballkanit për të koordinuar masa të përbashkëta dhe Bashkimi Europian për të vendosur mbi kufijtë. Strukturat hoteliere dhe tur-operatorët shprehen se janë të gatshëm…
Një sërë punonjësish nuk kanë mundur të përfitojnë pagë e luftës për shkak se kanë bërë gabime në plotësimin e formularit. . Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë edhe një mundesi për këta qytetarë, duke sqaruar se tatimpaguesit, të cilët në formularin “Kërkesë për ndihmë financiare”, Paketa 1, kanë plotësuar gabim të dhënat e llogarisë bankare (emri i Bankës dhe/ose IBAN), për punonjësit e tyre, përfitues të ndihmës financiare, kanë mundësi t’i korrigjojnë ato, duke plotësuar të dhënat e sakta në formularin që kanë plotësuar më parë. Tatimet theksojnë se korrigjimi i të dhënave është i mundur vetëm për…
Prokuroria e Posaçme kundër krimit e korrupsionit (SPAK) prej 10 ditësh nuk merr përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë për tenderat sekret për të cilat SPAK ka nisur kryesisht hetimet. Burime nga grupi hetimor bënë me dije për Report Tv se të premten ndaj ministres Ogerta Manastirliu është nisur një kërkesë e dytë për informacion pasi në kërkesën e parë prej 10 ditësh ajo nuk i është përgjigjur. Në shkresën drejtuar ministres Manastirliu hetuesit e SPAK kërkojnë të dinë: Çfarë procedure është ndjekur në tenderat e zhvilluar? Çfarë klasifikimi sekret dhe çfarë niveli sekret kanë tenderat e zhvilluara nga ky institucion?…
Ministrja Elisa Spiropali ishte e ftuar sot në një intervistë ndryshe, përballë aktorit Albano Bogdo në rolin e moderatorit Blendi Fevziu në spektaklin “Klanifornia”. Gjatë intervistës Spiropali është pyetur nëse i shkon më shumë ngjyra e kuqe apo blu dhe ministrja habiti me përgjigjen. Albano: A mendoni që në look do ju shkonte më shumë një kostum blu se sa i kuq? Elisa Spiropali: Po, por… Albano: Leje, kaq, leje mos e nga më. Po tha live në studion time me Gilbert Fevziun, Elisa Spiropali, një nga ikonat e PS tha që do më shkonte më shumë ngjyra blu. Kaq,…
DEMI 21. prill – 21. maj. Ne jetën ne çift duhet te jeni edhe me tolerante dhe te kuptueshëm. Do jete një dite e mire, plot ndjenja dhe emocione. Përfitoni ! Ju beqare duhet te dilni e te argëtoheni. Atje ku do shkoni mund te takoni edhe dike interesant qe do ju bere për vete. Një këshillë: mos flisni direkt për gjera serioze. Do jeni te shqetësuar për financat. Disa prej jush duhet te bëjnë edhe blerje por nuk do kenë paratë e nevojshme. A ju kishim thënë qe te kursenit? Për sa i përket shëndetit duhet te konsumoni sa…
Danielle Conti, 43 vjeçe, akuzohet për vjedhjen e dy kartave të kreditit të Anthony Catapano, teksa ishte shtruar në spital në Universitetin e Staten Island me koronavirus, sipas Departamentit të Policisë në Neë York. Policia thotë se një infermiere në një spital të New York po përballet me akuza për vjedhje të kartës së kreditit të një ish-pacienti me Covid-19 për të cilën vajza e pacientit thotë se ishte përdorur për benzinë dhe sende ushqimore. 70-vjeçari u shtrua në spital më 4 prill nga koronavirusi, tha vajza e tij, Tara Catapano, për CNN. Ai ishte i vetëdijshëm kur vjedhja e…
Reja ndodhet i izoluar në Itali dhe nuk mund të vijë dot në Shqipëri për të vazhduar punën dhe nisur projektin e së ardhmes. Situata e KOVID-19 ka bërë që trajneri i Kombëtares të qendrojë vetëm në shtëpi, duke marrë parasysh këtu faktin se është te grupmosha e rrezikuar. Në një intervistë për “Hipokrati”, ka rrëfyer edhe këtë periudhë të vështirë që është duke kaluar. Teksa nuk e fsheh mallin për t’u kthyer në vendin tonë, Reja shprehet se e vetmja gjë që e ka surprizuar me ardhjen e tij në Shqipëri, ishte ushqimi i mirë. “Më duket sikur jam…
Polici më e re në moshë. Këtë parashikon projektligji i ri që synon të ul moshën mesatare të uniformave blu me rreth dy vite brenda një periudhë tre vjeçare. Zv. Ministrja e Brendshme Rovena Voda, thotë se jo të gjithë ata që mbushin moshën 55 vjeç do të largohen menjëherë nga radhët e policisë. ‘Ky është një ligj fleksibël. Pra nuk është e thënë, që çdo individ që ka mbushur këtë moshë, që nga nesër do të dal në pension, po themi të parakohshëm apo do të marrë këtë trajtim financiar që parashikon ligji, nëse ai do të largohet nga…
Shteti gjerman ka ndërmarrë shumë masa lehtësuese sa i përket gjendjes së pandemisë. Ndërkohë vend raportohet çdo ditë për të infektuar dhe viktima dhe dëmet në ekonomi nuk janë të pakta. Tani pyetje që lind është: “A duhej një izolim i tillë?”Për këtë pyetje ka bërë një artikull së fundmi media gjermane “Bild”, ku ekspertët shprehen se izolimi ishte një gabim i madh. Klaus-Dieter Zastrow, 70 vjeç, nga Instituti i Higjienës në Berlin shprehet se mbrojtja e gojës dhe hundës e mbyll burimin më të rëndësishëm të infeksionit dhe kështu mbron jo vetëm palët e treta, por edhe vetë bartësin. “Nëse e…