Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhia ka përshëndetur distancimin e BE nga deklarata e Ramës për legalizimin e kanabisit me qëllime mjekësore. Kryemadhi thotë se ky është një dezinformim nga Rama duke keqpërdorur imazhin e BE për të rikanabizuar vendin me qëllime elektorale. Po ashtu Kryemadhi ka kujtuar se sot në Ditën e Europës dhuna shtetërore nuk kurseu as shoqërinë civile . STATUSI NGA MONIKA KRYEMADHI 👏@EUinAlbania për distancimin e qartë nga fushata dizinformuese e @Ediramaal në keqpërdorimin e imazhit të BE për të justifikuar rikanabizimin e vendit për efekt elektoral. Sot në ditën e Evropës dhuna shtetërore nuk kurseu shoqërinë…
Author: tirana
Edhe pse qeveria nuk e ka lejuar ende frekuentimin e plazheve për këtë vit, për shkak të pandemisë nga koronavirusi që kërkon distancim social e shumë kujdes në higjienë, VIP-at shqiptarë duket se nuk pyesin shumë për rregullat e vendosura. Tundimi për të shijuar rrezet e diellit buzë detit duket se i ka gjetur më të dobët disa nga emrat e njohur të ekranit, sidomos ata të muzikës. Nga Rovena Dilon tek Sinan Hoxha, Mariza Ikonomi, Orgesa Zaimi, gazetari Eraldo Rexho e atletja Klodiana Shala i janë drejtuar këtë fundjavë Jugut të Shqipërisë. Në pamjet që ka postuar në Instagram…
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se së shpejti do të jetë gati për diskutim publik drafti, që parashikon legalizimin e kultivimit të kanabisit për arsye mjekësore. Lidhur me këtë deklaratë që kryeministri e bëri në një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së, në Shqipëri, Luiggi Soreca dhe theksoi se prej një viti draftet diskutohen edhe me partnerët ndërkombëtarë ka reaguar delegacioni i Bashkimit Europian. Në një postim në Twitter sqarohet se Komisioni Europian dhe delegacioni i BE-së nuk janë përfshirë në përgatitjen e draftit. “Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i…
Një sherr mes dy të rinjve është regjistruar në Berat, ky si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një prej tyre. Neës 24 raporton se 17-vjeçari, Ervis Haxhillari është plagosur me thikë nga Klajdi Qëndro. Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes së rëndë, por dyshimet paraprake mbeten për motive të dobëta.
Ish-Miss Universe, Trejsi Sejdini, ndodhet në SHBA ku po kalon periudhën e pandemisë dhe e vetmja mënyrë argëtimi për të është ‘Tik Tok’. Në disa video që ka publikuar, Sejdini ka treguar edhe disa detaje nga jeta e saj. Me anë të një videoje me alternativa, modelja tregon se preferon meshkujt para femrave, tatuazhet më shumë se pirsing dhe hashashin më shumë sesa alkoolin. Në një tjetër video, ish-missi shihet që ka modifikuar pjesën e pasme të videos, duke treguar se do të donte të ndodhej në bregdet, teksa tund të pasmet. Ndërkohë, duket qartë që nuk mban veshur pantallona,…
Eric Tabach është një aktor dhe një gazetar i njohur amerikan, i cili ndër të tjera realizon video interesante në YouTube. Ai ka zgjedhur që për secilin shtet përkatës të hulumtojë dhe të përzgjedhë personazhin më të famshëm apo më të ndjekur nga publiku i atij shtet, për t’i shkruar në Instagram. Sigurisht që ka ardhur radha edhe tek Shqipëria dhe Eric ka kërkuar se cili është personazhi më i famshëm në Shqipëri dhe doli në konkluzionin se është Luana Vjollca. Ai nuk ka ngurruar për t’i shkruar moderatores së njohur në Instagram. Teksa ka lexuar se çfarë ajo ka…
Ministrja e Shëndetëisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar pas deklaratës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një postim në mediat sociale, Manastriliu shkruan se nuk ka rënë asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë. Më tej ajo shton se tymi është vetëm në kokën e Bashës dhe e fton këtë të fundit që të zgjodhet nga gjumi. “Nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë! Tymi i zjarrit imagjinar që po shihni dhe dëgjoni, del vetëm nga koka e kryetarit të PD. Dikush duhet t’i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi!“, shkruan Manastirliu. Lulzim Basha u shpreh…
Kreu i PD Lulzim Basha reagon ashpër pas pamjeve të përplasjes dhe me policinë në protestën e Shoqërisë Civile sot, e shoqërimit me forcë në Komisariat të disa prej tyre. Në një postim në Twitter, Basha thotë se “kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës”. “Ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit”. “Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias dhe dhuna fashiste ndaj protestuesve paqësorë është akt lufte i Ramës ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë. Pasi i vjedh përditë dhe i gënjen me premtime boshe,…
Virologu Peter Piot, drejtor i Shkollës së Londrës për Higjienën dhe Mjekësinë Tropikale, është infektuar nga COVID-19 në mes të marsit. Ai kaloi për të paktën një javë në një spital dhe që nga ajo kohë ai ka qëndruar në shtëpinë e tij në Londër. Piot, i cili u rrit në Belgjikë, ndihmoi në zbulimin e Ebolës dhe drejtoi programin e KB për HIV/AIDS për më shumë se 10 vjet. Dhe ai tani ka përshkruar betejën e tij personale me Covid-19 pasi rezultoi i infektuar në mars të këtij viti. “Unë jam i kënaqur që kam korona dhe jo Ebola,…
Ministria e Kulturës ka shpallur sot monument kulture shtëpinë e arkitektit, Maks Velo. Në një reagim, bëhet me dije se ky vendim është marrë në respekt të figurisë dhe kuntributit që Velo ka dhënë përmes artit, dëshmisë dhe mendimit të lirë. Ministrja Elva Margariti, teksa ka ndarë lajmit, shton se vepra e Maks Velos ka shumë për të treguar brezave të ardshëm. “ 🙏🏻Në respekt të figurës dhe kontributit të dhënë përmes artit, profesionalizmit, dëshmisë dhe mendimit të lirë, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore vedosi të shpallë “Monument Kulture të Kategorisë II”, banesën e intelektualit, piktorit, arkitektit dhe shkrimtarit, Maks…
Dashi Hëna do të ketë ndikim të kundërt dhe do të komplikojë emocionet. Duhet të shmangni përplasjet dhe të përdorni energjinë për të gjetur një marrëveshje. Në punë dhe në sferën financiare do të ketë rikuperim. Demi Dashuria do të jetë e komplikuar dhe idetë tuaja për partnerin/en nuk do të ndryshojnë. Hëna favorizon dashuritë pa probleme, ku çiftet do të kenë mundësi të flasin. Shumë shpejt do të ketë lajme pozitive. Binjakët Ju pret një ditë e tensionuar, ku nëse keni pasur probleme së fundmi duhet të bëni kujdes. Ky është momenti për ti zgjidhur problemet. Në punë, jo…
Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar pas përplasjes së protestuesve tek sheshi “Skënderbej” me policinë, ku disa prej tyre u shoqëruan me forcë. Me një reagim në facebook, Avokati i Popullit thotë se ka nisur hetimin për situatën, ndërsa i bën thirrje institucioneve që të evitojnë reagimet ekstreme. “Edhe pse Avokati I Popullit nuk ishte njoftuar dhe as thirrur për ta monitoruar këtë protestë, raportimet në media për zhvillimet të cilat kanë precipituar deri në përplasje të dhunshme të Policisë me qytetarët, nuk mund ta lënë indiferent institucionin më të madh të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në…