Author: tirana

Sot ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha në Komisionin e Sigurisë, se policët mbi 55 vjeç do të largohen nga radhët e Policisë së Shtetit. Drafti, tanimë ka marrë ‘OK’ nga Komisioni dhe pritet t’i kalojë Kuvendit. Ndërkohë përmes një shënimi në facebook, Lleshaj sqaron se ata persona që do të duhet të largohen nga radhët e Policisë për arsye të moshës dhe të pamundësisë fizike, për të shërbyer në struktura ku kërkohet edhe kondicion i lartë fizik do të mund të trajtohen me: 1) 50% të pagës neto në momentin e largimit;2) Përfitimet që u njihen me legjislacionin për pensionet…

Read More

Teatri Kombëtar në pronësi të Ministrisë së Kulturës tashmë i ka kaluar Bashkisë së Tiranës, me vendim të qeverisë. Në këtë vendim, saktësohet zona kadastrale ku përfshihet ky objekt si dhe të drejtat që ka bashkia për të zbatuar projektin e ri. Gjithashtu, nënvizohet se Bashkia e Tiranës nuk ka të drejtë që të ndryshojë destinacionin e pasurisë që i kalon në pronësi dhe as mund tua japë këtë të tretëve. Bashkia parashikon që të nisë ndërtimin këtë vit por ende nuk ka publik një kalendar se kur pritet fillimi i punimeve, edhe për shkak të pandemisë në të cilën…

Read More

Vlerat e shumta të spinaqit me siguri i dini mirë, bashkë me përdorimet e shumta në kuzhinë. Për ata që duan të përfitojnë vitaminat B6, C, E apo K spinaqi është mënyra më e sigurt dhe natyrale për t’i marrë. Një burim shumë i madh edhe i kaliumit, acidit folik dhe hekurit, pra kocka më të forta dhe organizëm i shëndetshëm. Megjithëse është burim shëndeti dhe vlerash, natyra nuk e dhuron gjatë gjithë vitit këtë bimë mrekullibërëse. Prandaj në këtë artikull të AgroËeb.org ju tregojmë disa mënyra të thjeshta se si ta shfrytëzoni gjatë gjithë vitit. Për të gjithë ata…

Read More

Një studim amerikan ka zbuluar se pacientët që kishin mungesë të theksuar vitamine D janë dy herë më shumë të rrezikuar për të mos i mbijetuar Covid-19. Kërkuesit shkencorë të “Northwestern University” thanë se studimi i tyre është paraprak dhe theksuan se duhet bërë kujdes me shtimin e suplementeve të vitaminës D. Ata bënë thirrje edhe për më shumë studime që të kuptohet lidhja mes vitaminës D dhe vdekshmërisë nga koronavirusi. Vitamina D mund të merret nëpërmjet ushqimeve si peshku apo kërpudhat ose mund të prodhohet nga qelizat e lëkurës kur ekspozohen në dritën e diellit. Një studim i mëhershëm…

Read More

Kjo është periudha e luleshtrydhëve dhe me siguri nuk i keni rezistuar frutit me atë ngjyrën e kuqe joshëse që të lëshon goja lëng vetëm kur i sheh. Por shitja e luleshtrydhjeve shoqërohet edhe me frikën e dyshimet mbi kimikatet dhe hormonet, me të cilat mund të jetë rritur fruti. Ka shumë fermerë që abuzojnë me kimikatet e shtuara ndaj luleshtrydheve, ndaj dhe një fermer nga Patosi, ka treguar për Rudina Magjistarin një metodë sesi ta dallojmë më sy të lirë një luleshtrydhe që nuk është e shëndetshme. “Ka të bëjë me fortësinë e frutit. Nëse fruti qulloset shpejt do…

Read More

Në vijim të Planit të rihapjes, nëse do të vijojmë të kemi tregues të qëndrueshëm, sa i përket rasteve aktive ditore, numrit të shtruarve në spitale, pacientëve në terapi intensive, kemi planifikuar që prej datës 18 Maj: Do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësise. Po në këtë datë planifikojmë të hapen njësitë e shërbimit, bare dhe restorante vetëm në ambjentet e jashtme deri në orën 17:30. Duke filluar nga data 18 Maj shtohen fluturimet e riatdhesimit, me detyrimin për vetekarantiim në banesë. Prej dates 18…

Read More

Më datë 1 qershor do të bëhet e mundur hapja e shkollave dhe çerdheve. Në një video-mesazh nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh se më datë 1 qershor do të nisë hapja e çerdheve dhe kopshteve publike dhe private. Ministrja shtoi më tej se kopshtet dhe çerdhet publike e private duhe të kenë parasysh edhe protokollin e sigurisë, për të cilin do të njoftohen në ditët në vijim. “Nëse gjithçka shkon siç e kemi planifikuar, kopshtet dhe çerdhet publike do të hapen nga 1 qershori. Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar edhe nevojën e standarteve. Protokollet e sigurisë…

Read More

Rudina Magjistari s’ndjehet mirë në emision dhe e thotë troç: Dua të ndërroj… Jo çdo gjë është pas kuintave Moderatorja, Rudina Magjistari me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar se jo çdo gjë ndodh pas kuintave, gjatë transmetimit të një emisioni. Përmes një videoje shkëputur nga emisioni i pasdites, moderatorja nuk ndihet mirë në stolin ku duhet të ulej për të nisur prezantimin, dhe ka kërkuar live që t’ja ndërrojnë. “Aq e rëndësishme është të jesh komode gjate nje bisede, sa që s’përbën asnjë problem te kërkosh të të ndërrojnë stolin live. Jo çdo gjë ndodh vetëm…

Read More

Ahengje të tilla do t’i harrojmë për pak kohë, por për pak kohë ama, pasi një ditë do kthehemi në normalitet. Kjo është Margarita. Bashkë me të fejuarin kishin një vit, që kishin ndarë datën e dasmës. “Datën nuk do ta shtyjmë, pasi sjell ters. Në 6 qershor do të shkëmbejmë unazat. Dhe dasmën me miqtë e shokët do ta bëjmë një kohë tjetër. Doja një dasmë të madhe. Kemi 300 të ftuar. Fustanet m’i kanë blerë prindërit. Kemi prenotuar lokalin, muzikën, fotografin. Por kemi patur mirëkuptimin e tyre për këtë spostim”. “Nuk e vura kurrë në diskutim shtyrjen, pasi…

Read More

Fotini dhe Danieli ishin një prej çifteve më të njohur e të komentuar të edicionit të fundit të “Big Brother Albania”, të cilët nuk ngurruan t’i ndajnë me publikun ndjenjat për njëri-tjetrin. Madje, ata vendosën të kurorëzohen me martesë brenda “Big Brother”. Edhe pse kanë kaluar 2 vite që nga momenti që ata i dhanë fund lidhjes, raporti i tyre ende diskutohet. Daniel ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Ftesë në 5” dhe nuk ju ka shpëtuar pyetjeve për Fotininë. Ai ka treguar se e ka dashuruar shumë dhe ende emocionohet kur e sheh. Ndërsa përsa i përket…

Read More

Dr Michael Chan, Profesor i Asociuar në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Hong Kongut, tha COVID-19 është më i fortë se koronaviruset e mëparshme si SARS. Duke përdorur mostra indesh në laboratorin e tyre, ekipi i studiuesve në Hong Kong arriti në përfundimin se ky virus ka rrezik më të madh të infektimit përmes syve. “Ne e krahasuam koronavirusin e ri me koronavirusin SARS në 2003. Ne zbuluam se koronavirusi i ri përsëritet në një nivel shumë më të lartë se SARS, duke sugjeruar që koronavirusi Covid-19 mund të përdorë syrin si një hyrje në trupin e njeriut”.…

Read More

Dy pasuri të paluajtshme të blera në vitet 2003 dhe 2004 dhe mungesa e burimeve financiare për to, e shoqëruar me probleme në kontratat e sipërmarrjes, çuan në shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Shkodër, Hajrie Muçmata. Sipas vendimit të zbardhur të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Muçmata nuk arriti të justifikonte rreth 6.4 milionë lekë, ndërsa trupa arsyetoi se ajo kishte bërë deklarim të rremë në lidhje me destinacionin e një kredie, ndërsa kishte një sërë problemesh dhe pasaktësish në deklarimet vjetore. Gjyqtarja e shkarkuar i kundërshtoi gjetjet e KPK-së. Ajo kërkoi që të rivlerësohej në të tre…

Read More