Author: tirana

Tashmë prej disa kohësh, Ada Deda është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në shoëbiz-in shqiptar. Me çdo postim në rrjetet sociale, vajza e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Albina Deda, tërheq vëmendjen menjëherë. E kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë, teksa Ada ka postuar në “Instagram” disa poza me bikini të zeza. Modelja ka shkuar në plazh, e si pasojë nuk u ka rezistuar edhe disa pozave me rroba banje. Sigurisht që fotot e saj janë pëlqyer menjëherë nga mijëra ndjekësit e saj, që gjithashtu e kanë komplimentuar për format elgante turpore.

Read More

Një 34 vjeçare shqiptare ka denoncuar se është rrëmbyer dhe përdhunuar prej më shumë se 48 orë, prej një personi, që sipas policisë është një 47 vjeçar grek, i dënuar më parë për përdhunime. Sipas burimeve lokale, 34 vjeçarja u gjet e lidhur në një barangë në vendin Ajos Gjeorgjios në zonën e Lefkimit në jug të Korfuzit. Ajo u tha agjentëve se ishte mbajtur brenda barangës për dy ditë. Agresori e kishte kërcënuar se do ta vriste me thikë dhe në vazhdim e kishte përdhunuar. Policia thotë se e ka shpallur në kërkim 47 vjeçarin, ndërsa 34 vjeçarja shqiptare…

Read More

Dhunen e policise ndaj protestuesve, sot në tubimin e Shoqerisë Civile në sheshin Skenderbej në Tiranë presidenti Meta e ka quajtur kremtimin më të shëmtuar në Ditën e Europës. Me një shënim ne faqen e tij në facebook, Meta thekson se dhuna e ushtruar dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian. “E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga…

Read More

Ndonëse meshkujt janë vërtet ata që mendojnë shumë shpesh për seks, është shumë e vështirë që të mendojnë çdo shtatë sekonda për aktin. Ky argument nuk qëndron dhe këtë e ka konfirmuar një studim i cili ka hulumtuar çështjen se sa shpesh mendojnë për seks dy gjinitë. P.sh. pjesëmarrësve të këtij studimi (edhe meshkujve edhe femrave) iu është bërë pyetja se a e preferojnë më park seksin, ushqimin apo gjumin. Meshkujt fillimisht kanë zgjedhur seksin pastaj gjërat tjera të ofruara, ndërkaq në anën tjetër, për femrat seksi është renditur i treti nga gjërat e ofruara. Nëse e përgjithësojmë këtë çështje,…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar qytetet me nivelin më të lartë të kriminalitetit në vend. Ai tha se në Shkodër ka vrasës në qarkullim. “Qytetet më të frikshme për mua, më problematike ku kanë ndodhur vrasje që unë i quaj të shmangshme është Shkodra, kemi vrasës në qarkullim. Unë jam i kujdesshëm kur shkoj në Shkodër, për shkak edhe të punës sime. Ka ardhur duke u sofistikuar. Më përpara e kshin me njëri-tjetrin, ndërsa sot janë bërë më të sofistikuar se media është bërë bezdisëse për ta. Është Vlora ku ka pasur shumë zhdukje kufomash. Qyteti më i organizuar në…

Read More

Gjithmonë jemi mësuar të shikojmë politologun Arjan Curri pranë moderatorit Arian Çani në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, për të komentuar aktualitetin politik dhe jo vetëm. Por sonte Curri nuk ka qenë në studion e “Zonë e Lirë”, por në një studio paralele, kjo për shkak të rregullave të pandemisë që ndalon praninë e më shumë se 2 të ftuarve në studiot televizive. Prezente në studio me Arian Çanin është politikania Grida Duma. Arjan Curri nuk hezitoi t’i bënte komplimente Gridës, duke iu drejtuar se një zonjë nuk mund të lihet e vetme në një studio paralele. Dhe…

Read More

Një punonjës i call center “Radikal JS” solli në “Stop”shqetësimin se 40 mijë lekët, që shteti ua jep si ndihmë punonjësve, kërkon ta marrë administratori i kompanisë. Madje gjatë kësaj kohe, punonjësi ka zbuluar se nuk ishte i siguruar. Nga ana tjetër ai tregon se call centeri nuk është mbyllur dhe operatorët kanë punuar nga shtëpia. Sipas denoncuesit, nëse operatori ka punuar më pak se 400 mijë lekë, ai detyrohet t’ia kthejë diferencën administratorit të kompanisë. Gazetarja e “Stop” takon administratorin Juvenil Spahiu, i cili tha se ndonjë punonjës me pak orë mund të ketë qenë i pasiguruar. Për sa…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një interviste për emisionin “Java” në RTSH deklaroi se kryeministri Rama nuk i ka mbyllur lojërat e fatit. Sipas Kryemadhit, kreu i qeverisë i ka monopolizuar lojërat e fatit drejt një dore. Kryemadhi bëri edhe njëkrahasim mes Fatos Nanos dhe Ramës. “Ky është monopol. Monopolizoi në dorë ligësinë. Pra në qoftë se Fatos Nano ishte i lig për veten dhe familjen e tij, që luante bixhoz, për xhepin e tij, pra ishte i keqi i vetes. Kush luan bixhoz, për mua, ose kush pi alkol e të tjera është i keqi i vetes së…

Read More

Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA, Donald Trump është një prej grave më të fuqishme, por edhe më të bukura në botë. Vajza e presidentit amerikan, të cilës Trump i ka dhënë rëndësi të veçante, ka marrë pjesë në disa takime të rëndësishme ndërkombëtare, ku nuk ka munguar as veshja e saj provokuase. Disa herë, ajo është shfaqur pa reçipeta. Më poshtë do shihni 20 nga fotot më të nxehta të Ivanka Trump.

Read More

Nga Dom Gjergj Meta Liria është diçka që nuk blehet në pazar. E as nuk ka nevojë të mbash distancë sociale apo fizike për të qëndruar në rradhë që të kesh akses. Ajo ka të bëjë thelbësisht me brendinë tonë. Feja, shpresa dhe dashuria vijnë nga lart e në krishtërim quhen virtyte teologale. Kjo do të thotë se ne i disponojmë në masën që hyjmë në një marrdhënie me të përtejmen. Përgjigja e njeriut ndaj fesë, shpresës dhe dashurisë, i jep njeriut lirinë. Akti i përgjigjes është i njeriut dhe nuk mund t’i delegohet dikujt tjetër e aq më pak një strukture…

Read More

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi vazhdon të thotëse koronavirusi ëhstë një “lojë politike” për të ndryshuar rregullat e politikës. “Unë besoj dhe vazhdoj të besoj që koronavirusi është një lojë politike për ndryshimin e rregullave të politikës. Është një riformatim i botës”, u shpreh Kryemadhi në emisionin Java në RTSH. Më tej, kryetarja e LSI tha se koronavirusi ëhstë krijuar në laborator dhe sipas saj ata që e kanë krijuar e dinë si ç’bëhet. “Ideatorët e pandemisë janë njerëz që kanë kërkuar të rishikojnë sjelljen e njerëzve. Koronavirus është një virus i prodhuar në laborator dhe ata që e kanë…

Read More

Aktori Neritan Liçaj, prej shumë muajsh shfaqet si hooligan nëpër rrugët dhe mediet e Tiranës, me kërcënime e mallkime të shumta. Së fundmi ai ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama, pasi thotë se Teatrin Kombëtar e ka kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. “Ja çfarë bën palacoja kryeministër në kohë pandemie…do të marrin Tk…por bujrum kur të duash kerme do të të përgjigjemi edhe më fort se në 24 Korrik. Teatri është varri yt pleh”, shkruan ai. Vetëm në Shqipëri ndodh në fakt, që aktorët bëjnë badigardin dhe janë gati të përleshen për muret e një godine, e cila do…

Read More