Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi është përzgjedhur si imazhi më i ri i kompanisë lider në fushën e kozmetikës, “Mac”. Adrola do të promovojë paletën më të re të “Mac” duke u bërë pjesë e fushatës së tyre më të re. Prej pak kohësh modelja jonë është fokusuar me karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku duket se po korr mjaft sukses. https://www.instagram.com/p/B_vM8B-hLu0/?utm_source=ig_embed
Author: tirana
Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka hedhur idenë e një takimi të ngushtë mes krerëve më të lartë të Shqipërisë dhe Kosovës në një kohë që mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive nuk po bëhen për shkak të pandemisë Covid-19. Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë Kurti tha se për këtë iniciativë nuk ka marrë asnjë përgjigje nga pala shqiptare. “Edhe në këtë kohë të pandemisë mund të kishim bërë më shumë. Ekzistonte një iniciativë për të cilën edhe Presidenti i Kosovës ishte dakord edhe Kryeparlamentarja e Kosovës që mqs nuk po realizojmë mbledhje…
Gazetarja Mira Kazhani reagon ashpër ndaj deklaratës së moderatorit Blendi Fevziu, i cili pasditen e sotme u shpreh se është e papranueshme që gazetarët të paguhen nga struktura të tjera. “Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm. Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit. Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë,…
Deputetja Mirela Kumbaro ka komentuar për herë të parë në lidhje me incidentin e javës së kaluar në parlament, kur zbërthimi i një kopse të këmishës së saj mori vëmendjen e rrjeteve sociale. Ajo u tregua e pakënaqur që mediat nuk ia kursyen titujt për këtë incident. “Ju e quajtët “lajm”, por do të më lejoni t’ju korrigjoj, është vetëm një banalitet, por po të ishte vetëm një banalitet nuk do të ishte problem, kur këto bëhen seksiste dhe bëjnë objekt të debateve të diskutimit, gratë, qofshin këto moderatore si ju, gazetare, politikane, apo artiste, dëshmojmë ende për një nivel…
Ambasada Ruse në Tiranë ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Atdheut. Në një mesazh në Facebook, ambasada shkruan se vepra heroike e popullit shqiptar do të kujtohet përgjithmonë nga populli rus. “Ambasada Ruse u përcjell të gjithë qytetarëve të Shqipërisë urimet më të përzemërta me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Atdheut! Vepra heroike, sakrifica e dëshmorëve dhe kontributi i vyer i popullit shqiptar në shkatërrimin e nazifashizmit do të kujtohen përgjithmonë nga populli rus.”, ishte mesazhi i ambasadës.
Pas një periudhe të gjatë Izolimi në Itali, tashmë edhe për trajnerin e kombëtares Eduardo Reja ka filluar lirija e kufizuar. Në një intervistë për Top Channel tekniku Italian tregon për izolimin dhe periudhën larg punës së tij, stadiumeve apo gushave stërvitore. Reja: Edhe pse kjo javë u mendua si një javë lirie, pothuajse e njëjta gjë ndodhi, me të njëjtat kushte përkujdesjeje për të qarkulluar jashtë dhe me normat e vendosura të sigurisë. Sa i përket objektivit për në eliminatoret e ardhshme ai u shpreh se është fitimi i grupit.
Në një intervistë për “Tempora” në RTV Ora, presidenti Ilir Meta u shpreh se, ai nuk ka marrë akoma një përgjigje zyrtare nga KLGJ-ja.. “Së pari, unë nuk kam parë ndonjë vendim. Së dyti, mendoj se kjo është nga çështjet më të thjeshta në botë dhe nuk duhet të ishte vënë në lëvizje nga presidenti me këtë shkresë. Kjo çështje dhe të ishte zgjidhur për 24 orë, pas emërimit të z. Sadushi në Gjykatën e Lartë. Për mua kjo është një çështje elementare. Edhe një student që ka marrë 5 në fakultetin e Drejtësisë e zgjidh. Unë s’kam marrë përgjigje…
Rreth orës 20:05, në rrugën “Sulejman Delvina” pranë një karburanti një drejtues mjeti ende i paidentifikuar ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 8 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 8-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e autorit dhe për kapjen e tij.
Këshilltari i ministrit italian të Shëndetësisë, Walter Ricciardi ka dhënë një intervistë për ”News24” ndër të tjera komentoi arsyen pse në Shqipëri koronavirusi nuk ishte kaq agresiv sa në vendet e Europës Perëndimore. Profesor situata në Shqipëri nuk rezultoi aq dramatike sa në Itali edhe pse virusi në Shqipëri hyri kryesisht nga Italia për shkak të lidhjeve familjare dhe tregtare që kemi me Italinë , pse në Shqipëri ky virus nuk ishte kaq agresiv sa në vendet e Europës Perendimore? Nuk e njoh në detaje situatën në Shqipëri , sigurisht mund të ketë një sërë elementësh që kanë përcaktuar këtë…
Futbollistja nga kameruni Klaudia Obogo, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Klaudia, prej tre vitesh është pjesë e ekipit të fermave të Tiranës. Ajo ka një kërkesë shumë të veçantë, të gjej një burrë shqiptar. Për të burrat shqiptar, janë të sjellshëm dhe romantik. Klaudia nuk ka ndonjë kërkesë të veçantë, preferon vetëm që djali që dëshiron të ketë në krah, të ketë një sjellje të mirë. E pyetur nga Bieta se nëse do të hiqte dorë nga futbolli për ndonjë djalë shqiptar. Klaudia u shpreh se jo, pasi për të futbolli është pasioni më i…
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha se nuk është çudi që virusi të shkatërrohet gjatë verës. “Tani, unë nisem nga eksperienca e të gjithë sëmundjeve, që ne patëm në dy dekadat fundit si Sarsin dhe Mersin. Të dyja sëmundjet patën një agresivitet dhe vdekshmëri më të madhe se COVID-i tani. Këto dy infeksione që ishin e njëjta familje nuk patën një përsëritje dhe zgjatën 6 muaj. Ky virus do të bëjë ciklin e tij 6 mujor. Gripi është ai që shfaqet vit pas viti, por jo Sarsi dhe Mersi. Nuk është çudi që edhe ky virus në verë do…
Një mes dy familjeve në Ksamil ka përfunduar me plagosjen e tre personave, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Mësohet se familjet Pollo e Ziflaj janë konfliktuar për motive pronësie dhe anëtarët e dy familjeve kanë përdorur thika e mjete të forta duke goditur njeri-tjetrin. Në vend kanë shkuar efektivë të policisë së Sarandës dhe një grup i FNSH-së. Dy persona janë shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, ndërsa tre të tjerë po marrin mjekim në spital. Njëri prej të plagosurve pritet që të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Policia po vijon hetimet për zbardhjen dhe…