Author: tirana

Dashi Nëse keni probleme për të zgjidhur, mundohuni që të ballafaqoheni sa më parë. Edhe sa i takon punës, ky është momenti për të qartësuar situatat e pazgjidhura ende. Demi Kjo e enjte mund të jetë një ditë pozitive, e cila do ju dhurojë emocione të bukura, nëse nuk i komplikoni gjërat. Bëni kujdes me shpenzimet. Ndërsa në punë gjërat do të ecin mirë gjatë kësaj jave. Binjakët Dita do të jetë mjaft pozitive, ku kontaktet do të jenë mjaft të favorshme, ku do të jeni në fazë rikuperimi sa i takon ndjenjave, por vetëm nëse keni ndërmend që të…

Read More

“Samitit i Ballkanit Perëndimor, të 6 majit, ri-dëshmon interesin e përhershëm të Bashkimit Evropian për rajonin dhe gatishmërinë për të përmbushur angazhimet dhe ambiciet e tij edhe në këto kohë të vështira.”. Kështu deklaroi numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Përmes një videomesazhi kreu i grupit të socialistëve, theksoi se kjo mbështetje dëshmon se BE i konsideron vendet në rajon tashmë pjesë të familjes. Mes të tjerash Balla tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të pajisen me një kornizë të qëndrueshme për anëtarësim dhe mbështetje gjatë këtij procesi. MESAZHI I BALLES Samitit i Ballkanit Perëndimor, të 6 majit,…

Read More

Ditën e sotme kancelaria Angela Merkel i ka dhënë dritën jeshile Federatës Gjermane, për rifillimin e kampionatit, por në masa të rrepta për të qenë sa më të sigurt nga Koronavirusi. Merkel dhe pjesa tjetër e qeverisë kanë arritur një marrëveshje, që nisja e kampionatit të ndodhë në gjysmën e dytë të muajit maj. Tashmë ajo e ka lënë në dorë të Federatës për të përcaktuar një datë përfundimtare, e cila duhet të jetë pas mesit të muajit aktual. Klubet, shoqata dhe Federata do tenë një mbledhje dhe do të vendoset një datë përfundimtare për rifillimin e Bundesligës, pasi tashmë…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se taksa vjetore (TVMP) për gjithë vitin 2020, për 7204 mjete do të mbulohet nga DPSHTRR, për sektorin e transportit rrugor të pasagjerëve. Për ata që i kanë paguar, kompensimi do kryhet në momentin e pagesës së taksës së radhës. Postimi i plotë i Edi Rama MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, SJELL NJË SHEMBULL TË SHKËLQYER SOLIDARITETI NGA DPSHTRR PËR SEKTORIN E TRANSPORTIT RRUGOR TË PASAGJERËVE🤝 NJË RAST I BUKUR KU NJË ENT PUBLIK ME VETËFINANCIM, NISUR DHE NGA REZULTATET E MiRA PËR 2019-ën OFRON, NGA TË ARDHURAT E VETA TË AKUMULUARA, TË MBULOJË 100% TAKSËN…

Read More

Kryetari i PD Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje ftesës së bërë nga bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri për të vijuar në tryezë dialogun. “Duhet ta mbani vëmendjen tek pandemia ekonomike, të tjerat janë gënjeshtra, s’jemi larguar kurrë nga tryeza, qeverisë i ka munguar vullneti të shprehet për propozimet tona, ka propozimet tona atje, qeveria nëse është e sinqertë nuk ka pse të presë deri javën tjetër, jemi gati që nesër për ti dhënë shqiptarëve një qeveri legjitime të kujdeset për fatin e tyre dhe ekonominë që po bie në gropë”, tha Basha. Gjiknuri deklaroi pas mbledhjes…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me përfaqësues të Shoqatës së Biznesit të Vogël, pas të cilit ka folur për mediat. Basha tha nga selia e PD se mbështet kërkesat e biznesit të vogël dhe e gjithë vëmendja duhet të kthehet tek ky biznes. Kreu i PD akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për gjendjen dramatike siç e cilësoi ai të biznesit të vogël dhe foli për një pandemi ekonomike. “Gjithë vëmendja e qeverisë është tek oligarkët jo tek njerëzit jo te biznesi i vogël. Biznesi i vogël përbën bazën e ekonomisë shqiptare. Paratë që ka paguar gjatë vitit, taksat…

Read More

“Shqipëria është vendi me indeksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama duke iu referuar Raportit të “Freedom House. “Kur e bardha bëhet e zezë dhe s’ka asgjë në mes, mbetet vetëm një “merr e jep” shterpë mbi lirinë e medias, që ka padiskutim të gjithë lirinë e të drejtat të thotë ç’i vjen për mbarë dhe ankohet gjithnjë për mungesë lirie, sa herë të tjerët, përfshirë edhe mua, ushtrojnë të drejtën e tyre të kundërshtimit ndaj të pavërtetave apo gjysmë të vërtetave të saj, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha”, thekson…

Read More

Në komunikimin e radhës, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi ka informuar mbi nivelet e vështirësisë të testeve të Maturës Shtetërore 2020. Ajo nënvizon se testet e maturës shtetërore bazohen në tre nivele vështirësie. “Niveli i parë që ka të bëjë me njohjen dhe të kuptuarin. Është 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i dytë ka të bëjë me zbatim dhe analizë. Është sërish 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i tretë është edhe niveli më i lartë i testit (20%). Përgjithësisht kontrollon njohuritë që kanë të bëjnë me sintezën dhe vlerësimin”, tha…

Read More

Kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi përmes një deklarate për mediat thotë se në kohën e pandemisë së COVID 19, 52 shtete kanë shtyrë zgjedhjet politike dhe ato në universitete. Ai tregon edhe arsyet pse Shqipëria po vepron ndryshe. Sipas tij, kryeministri Rama po tenton të kapë në këtë mënyrë universitetin. Deklaratë e kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi 52 shtete kane shtyre zgjedhjet politike ose lokale ne te gjithe boten gjate ketij viti, per shkak te Covid-19! Vetem Shqiperia nuk shtyn dot zgjedhjet ne universitete! Pyetja eshte: A jane zgjedhjet ne universitet me te rendesishme se te gjitha zgjedhjet qe do…

Read More

Kamionistët e qytetit të Vlorës të cilët operojnë nëpërmejt portit me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi , kanë protestuar mesditën e sotme. Sipas tyre , arsyeja e protestës është mbajtja ende e bllokuar e portit për mos të lejuar lëvizjen e trageteve nga Vlora për në Brindisi dhe anasjelltas. Sipas tyre bllokimi i portit mund të mbahet dhe nga mosdija në bazë dhe të deklaratës së ministres së shëndetësisë e cila u shpreh se porti qëndron bllokuar për shkak se lidhet me zonën e nxehtë të Ankonës, ndërsa realisht i vetmi traget “Galaxy” kryen linjën Vlorë -Brindisi.

Read More

Ashtu siç ishte e paimagjinueshme që gjërat mund të ktheheshin në normalitet pas sulm eve te rroriste të 11 shtatorit në SHBA, ashtu na duket dhe situata aktuale e izolimit, shrkuan The Guardian. Këto muaj të çuditshëm, mund të jenë të parat e një epoke ndërgjegjësimi për kërcënimin që paraqesin pandemitë. Është shumë shpejt të thuhet se si do të duket e ardhmja. Epidemiologët do të studiojnë pesë muajt e fundit të dekadës, ndërsa historianët edhe më gjatë. Por tashmë ne mund të shohim formimin e kontureve të përafërta. Ne po mësojmë se çfarë funksionon kundër Covid-19. 1.Duhet të reagojmë…

Read More

Nisen nga Fieri drejt Tiranës gruaja tetë muajshe shtatzënë dhe djali i saj 2 vjeç, të cilët rezultuan pozitivë me Covid-19. Mësohet se ata do të sillen te Spitali Infektiv, për një trajtim më të specializuar. Ndërkohë, positive me koronavirus rezultoi edhe vjehrra e gruas. Shkak i infektimit ishte nusja shtatzënë, e cila kishte ardhur të takonte familjarët e saj në Tiranë, të cilët ishin me koronavirus. Pas kthimit në shtëpinë e saj në Fier, ajo ka rezultuar pozitive bashkë me vogëlushin e saj dhe vjehrrën.

Read More