Raportohet se së fundmi ajo ka paraqitur dokumente për të regjistruar emrin e saj si markë, duke i dhënë mundësinë për të lëshuar artikuj të markës “Dua Lipa” përfshirë rroba dhe kozmetikë, si dhe lojëra kompjuterike, libra, bizhuteri, madje edhe pajisje të kuzhinës. “Dua e di se ajo është në kërkesë të lartë tani dhe mund të bëjë një pasur. Ajo mund të fillojë të gjitha llojet e sipërmarrjeve anësore të tjerrjes së parave por ka të bëjë me zgjedhjen e gjërave të duhura. Ajo ka një imazh për të mbrojtur, kështu që nuk do të bëjë asgjë që është…
Author: tirana
Ka shkuar në 214 457 raste, numri i personave të infektuar në Itali. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit në shtetin fqinj kanë humbur jetën 236 pacientë, duke e çuar numrin e viktimave në 29 135. Këtë të mërkurë është vendosur një rekord përsa i përket të shëruarve. 8 000 persona i janë shtuar kësaj liste duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 93 245. Rajoni me numrin më të lartë të të shëruarve sot ishte Lombardia, e cila është gjithashtu një nga zonat më të prekura nga Covid-19 në shtetin apenin./
Aktori Albano Bogdo ka treguar detaje nga jeta e tij personale që në shumë raste është bërë edhe publike. I ftuar në stion e “Glamour zone”, Bogdo ka treguar edhe konfliktet që ka pasur me të dashurën e tij. Në një fraksion të publikuar nga promoja e emisionit në Instagram, aktori dëgjohet të thotë se i ka hedhur edhe rrobat nga ballkoni. “I kam hedhur rrobat nga ballkoni, e nxorra nga shtëpia në dy të natës…”- dëgjohet të thotë ai. “Nxirret femra nga shtëpia në dy të natës…?“- e pyet moderatorja. “Po ja..nxirret,”- thotë si më tej.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka 11 kandidatë për 2 vende vakante në Gjykatën e Lartë dhe do të nisë e procedurën e përzgjedhjes së tyre. Gjykata e Lartë duhet të ketë 19 anëtarë, të emëruar në detyrë me dekret të Presidentit të Republikës dhe propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. KANDIDATET 1) Gentian Medja, gjyqtar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë; 2) Dhimitër Lara, gjyqtar i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; 3) Klodiana Veizi, gjyqtare e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës; 4) Margarita Buhali, gjyqtare e Gjykatës së Apelit Vlorë;…
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar dhënian e shpërblimit prej 550 mijë lekësh të vjetra për personelin që shërben në institucionet e përkujdesjes shoqërore rezidenciale publike. Në vendimin e miratuar thuhet se këtë shumë e përfitojnë ato institucione që janë nën administrimin e Shërbimit Social Shtetëror dhe të bashkive, të angazhuar në shërbimin ndaj përfituesve të sistemuar në këto institucione deri në përfundim të epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID-19. Vendimi i plotë: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e…
Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar këngëtarja nga Kosova Mihrije Braha. Këngëtarja zbuloi se gjatë kësaj kohe pandemie ka ndjekur një karantinë strikte, pra për rreth 49 ditë nuk ka dalë fare nga shtëpia. Megjithatë, ajo kishte një dëshirë të veçantë, që karantina ta kishte gjetur atë dhe bashkëshortin Naim Abazi, në fillimet e dashurisë së tyre E pyetur nga Bieta se sa fëmijë do të bënin, nëse një gjë e tillë do të ishte e mundur. Këngëtarja u shpreh se nuk e dinë sa, duke nënkuptuar që do të ishin “goxha”. “Ka pasur momente kur…
Shefi i NASA-s ka konfirmuar se agjencia hapësinore po punon me aktorin Tom Cruise për të bërë një film në stacionin hapësinor ndërkombëtar. Një zëdhënës i NASA-s po ashtu konfirmoi për CNN se Cruise do të udhëtojë në hapësirë dhe do të qëndrojë në bordin e stacionit, një laborator shumë miliarda dollarësh që rrotullohet në orbitë rreth 400 kilometra mbi Tokën. Ekipe astronautësh me rotacion, qëndrojnë në ISS që nga viti 2000 dhe disa turistë të pasur kanë zbritur në stacion përgjatë viteve. Ndërkohë që edhe pak filma janë xhiruar në bordin e stacionit hapsinor, përfshirë një dokumentar të 2002-s…
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë hyrë në një luftë të ftohtë me njëra-tjetrën. Analisti politik Mentor Nazarko deklaroi se duket se LSI po përpiqet që në këtë periudhë të shkojë me më të fortin. Sipas tij duhet një lëvizje e re. “Loja që po bën presidenti duket sikur po bën politikën e LSI. LSI duket se do të shkojë më të fuqishmit. Unë dyshoj se LSI mund të shkojë me PS, pasi Partia Socialiste është më e fuqishme aktualisht. Zonja Kryemadhi duket më e relaksuar. Unë mendoj se presidenti Meta komunikon me LSI. Ajo që…
Transporti urban ndërqytetas dhe rrethqytetas është një nga sektorët më të prekur si pasojë e pandemisë së koronavirusit, pasi ishte ndër të parët që u mbyll. Kryetar i kësaj shoqate, Eneo Sulejmanaj ka thënë për oranews se humbja gjatë kësaj kohe është rreth 15 milionë euro. Kësisoj, kur çdo gjë të rihapet e të fillojë lëvizja e urbanëve, për rimëkëmbjen do të ketë dy opsione. Sipas tij, ose qeveria të rishikojë dhe të ulë akcizën e naftës, ose çmimi i biletës do të rritet me 30%, ose ndryshe 12 lekë të reja. “Në këto dy muaj që ka qenë i…
Shumë njerëz e lidhin një episod të caktuar në jetë me atë që e quajnë parandjenjë. Universiteti Northëestern dhe ai i Kalifornisë kanë studiuar nëse qeniet njerëzore janë në gjendje të parashikojnë të ardhmen. Ky studim rrënjësor shkencor, ka treguar se kjo është e mundur falë asaj që njihet si “aktiviteti paraprak anormal”. Nga studimet e bëra mbi një grup njerëzish rezulton se ata, të nënshtruar para stimujve të veçantë “të paparashikueshëm”, prodhonin një aktivitet të ndryshëm biologjik post-stimulues. Gjëja më kurioze është që aktiviteti në fjalë e paraprinte stimulin dhe ata parashikonin se çfarë do të ndodhte. Sipas studiuesve,…
Ditën e sotme, vogëlushi i dukës dhe dukeshës së Sussex, Harry dhe Meghan Markle, feston ditën e tij të lindjes. Archie Harrison ka mbushur plot 1 vit nga ardhja në jetë dhe duket se ditëlindjen do ta festojë në karantinë, larg familjes mbretërore. Ditën e sotme, në rrjet ka qarkulluar një video shumë e ëmbël e të voglit, i cili qëndron në prehërin e Meghan Markle teksa ajo i lexon një përrallë. Çfarë u ka rënë më shumë në sy ndjekësve është fakti që Archie është një kopje e miniaturë e Harry-t, kur ishte në moshën e të birit. Teksa…
Në mes të pandemisë do të organizohet protesta e parë në kushte të pazakonta. Pas refuzimit nga policia për zhvillimin e protestës ditën e enjte me datë 7 maj në Sheshin Skënderbej, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar se protesta do të zhvillohet me datën 9 Maj. Avokati Altin Goxhaj u shpreh se refuzimi i tyre nuk ka arsye, ndërkohë që shtoi se policia ka shantazhuar dhe ka bërë kërcënime për të mos e bërë këtë protestë. Kujtojmë se kjo protestë vjen kundër dikaturës’, ‘falimentimit ekonomik’ dhe ‘burgut shtëpiak’, gjatë pandemisë së Covid-19.Ndërsa pjesëmarrësve u kërkohet që të ruajnë distancën…