Author: tirana

Ka mbërritur në Tiranë gruaja shtatzënë bashkë me djalin e saj të mitur dhe vjehrrën, të dyshuar se janë infektuar me COVID-19. Ditën e sotme një grua shtatzënë u raportua e prekur me virus, ndërsa i infektuar rezulton djali i saj 2 vjeç, dhe vjehrra. Ata janë dërguar në Tiranë për mjekim specifik, dhe aktualisht ndodhen në spitalin “Covid 1”. Shkak i infektimit ishte nusja shtatzënë, e cila kishte ardhur të takonte familjarët e saj në Tiranë, të cilët ishin me koronavirus. Pas kthimit në shtëpinë e saj në Fier, ajo ka rezultuar pozitive bashkë me vogëlushin dhe vjehrrën.

Read More

Këngëtarja e njohur, Filloreta Raci, e njohur me emrin e artit Fifi ditën e sotme ka ndarë me fansat lajmin e mrekullueshëm që ka marrë. Nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’ Fifi ka bërë të ditur se familjes së saj i është shtuar edhe një anëtër dhe ajo është bërë teze. Nëpërmjet postimeve ajo i ka uruar dhe mirëseardhjen mbesës ku dhe ka falenderuar dhe të motërn për ‘dhuratën ‘ që i ka bërë. “Mirëseerdhe o princesha e tezes së vet! U bëra teze praaaap! Motër të dua”, -shkruan Fifi teksa shfaqet duke e mbajtur vogëlushen në krahë.

Read More

Fotoreporteri me famë botërore Nicos Economopoulos ka publikuar pamjet mbresëlënëse nga viti 1997 i njohur ndryshe edhe si viti i mbrapshtë.Foto sa të rralla aq edhe nostalgjike të cilat kanë tërhequr vëmendjen e fotoreporterit i cili i kushtuar rëndësi krijimtarisë në vendin tonë. Në këto foto shihen momente të ndryshme ku tregohet Shqipëria në ato vite. Për më tepër ju ftojmë të shikoni galerinë e mëposhtme.

Read More

A.A, një ish-biznesmen i njohur i naftës ka qenë objektivi i terroristëve që Gjermania arrestoi një muaj më parë në territorin e tyre. Ndërkohë, Shqipëria arrestoi gjithashtu pak ditë më parë Komron Zukhurov si të dyshuar si pjestar i ISIS. Ka dyshime të forta se taxhiku gjendej këtu edhe për të vëzhguar pikërisht biznesmenin në fjalë me qëllim përgatitjen e atentatit. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmojnë se historia e atentatit të planifikuar ndaj tij daton që në shkurt të vitit të shkuar, teksa biznesmeni ndodhej me masë sigurie “arrest shtëpie” e caktuar nga drejtësia shqiptare. Në atë kohë,…

Read More

Me anë të postimeve të ndryshme, ditën e djeshme Tayna tregoi se udhëtoi drejt Zvicrës, duke ‘thyer’ kështu edhe karantinën. Por cila ka qenë arsyeja që e bëri Taynën të marrë këtë vendim për të lëvizur në kohë të vështira? Sipas Prive.al Tayna ka udhëtuar për të nisur xhirimet e klipit të saj më të ri. Me sa duket reperen nuk e ndal as Koronavirusi, për të sjellë projekte të reja.

Read More

Guvernatori I Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë në një komunikatë për mediat ku ka folur për situatën ekonomike dhe politikat monetare të ndërmarra. Në fjalën e tij Sejko u shpreh se “Banka e Shqipërisë ka marrë një paketë të plotë masash për situatën e krijuar dhe Këshilli mbikëqyrës i BSH vlerëson se politikat monetare janë të qëdrueshme.” Ndër të tjera Guvernatori Sejko u ndal edhe tek situata me kreditë e shtyra dhe nëse do të ketë një shtytje të dytë. Sipas Sejkos do të analizohet mbyllja e tre mujorit dhe më pas do të vendoset, niveli i kësteve…

Read More

Ministrja e Arsimit Besa Shahi ka treguar se si janë testuar mësuesit gjatë punës së pandemisë. Ajo tha se shtylla e vlerësimit të punës së tyre është bërë në dy forma, përmes sondazheve dhe mbikëqyrjes nga drejtorët e shkollave. “Mësuesit janë testuar përmes dy mënyrave. E para ka qenë përmes sondazheve të cilat përmbajnë pyetje për mesues nxënës dhe prindër. Ndërsa metoda e dytë ka qenë përmes drejtorëve të shkollës të cilët kanë mbajtur në monitorim punën e mësuesve”, tha Shahni.

Read More

Baret e restorantet, janë cilësuar si një burim i mundshëm infektimi me COVID-19, për shkak të numrit të madh të njerëzve që frekuentojnë këto vende Për këtë arsye, qeveritë në të gjithë botën, kanë vendosur që këto aktivite të jenë ndër të fundit që do të hapen gjatë kësaj pandemie. Megjithatë pronari i një restoranti në Holandë, beson se si lokali i tij mund të shohim të shtohen me shpejtësi në të ardhmen. Restoranti në ishullin Osterdok në Amsterdam, ka në përbërje pesë shtëpia të qelqta, të përshtatshme për pak persona. Sidomos natën, të ndriçuara dhe nga fenerë të vegjël,…

Read More

Ditën e sotme vendi ynë u mbizotërua nga vranësira dhe reshje. Megjithatë nga nesër moti do të jetë me diell dhe temperatura të larta. “Nga dita e enjte dhe gjatë fundjavës me vlera 28 gradë celsius në ultësirën perëndimore. Kështu që fundjava përveçse me shumë diell do të sjellë edhe rritje temperaturash. Kjo situatë është normale, pra reshjet, pasi jemi ende në stinën e pranverës”, tha meteorologia Adiola Bami, për “Report TV”. Ky parashikim nuk vlen vetëm për Shqipërinë, pasi edhe Europa do të përshkrohet nga moti i nxehtë.

Read More

“Shqipëria është vendi me indeksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama duke iu referuar Raportit të “Freedom House”. Në deklaratën e Ramës të postuar në rrjetin social kanë vërshuar lumë komentesh nga qytetarët. Një nga ata i shkruan Ramës se nëse do të fitojë zemrat e të gjithëve duhet të fut në burg presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Rama i përgjigjet se në Shqipëri qeveria po bën reformën në drejtësia dhe ajo do të bëjë punën e saj. Replikat Qytetari: Ju mund te fitoni vota dhe zemren e disa Shqipetareve duke reklamuar arritjet…

Read More

Në një intervistë me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, moderatorja e njohur Nevina Shtylla, ka folur për shumëçka. Një nga fansat e ka pyetur moderatoren nëse do e zgjidhte partnerin nëse nuk do ishte mirë nga ana ekonomike. “Do zgjidhja një partner ambicioz. Do isha e bindur që do mund të kalonim çdo vështirësi. Po nuk pati synime për veten e vet, as pres të ketë për mua apo për marrëdhënien dhe të ardhmen tonë”, përgjigjet Nevina. Kujtojmë se kohët e fundit është moderatorja është përfolur për ndarje nga partneri i saj, me të cilin bashkëjetonte prej vitesh.

Read More

Rektorati i Tiranës ka shkarkuar nga detyra pedagogen Majlinda Keta, e cila ishte dhe kryetare e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës. Përmes një shkrese zyrtare të firmosur nga rektori Mynyr Koni, thuhet se Keta shkarkohet nga kjo detyrë, pasi në mënyrë të paligjshme dhe të paprecedentë nxori urdhrin për zgjedhjet ne Universitetin e Tiranës, ndërsa më pas përcolli me email njoftimin në fjalë.

Read More