Ministri i Mbrojtjes së Greqisë Nikos Panagiotopoulos dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Konstantinos Floros bënë një vizitë të bazave ushtarake në ishujt kufitarë me Turqinë, Oinousses dhe Farmakonisi. Por, kjo vizitë nuk mund të kalonte jashtë vëmendje së forcave ajrore turke, të cilët sipas mediave greke kanë kërcënuar helikopterin ku udhëtonin dy krerët e ushtrisë helene. Siç raporton “Protothema”, dy avionë luftarakë F-16 të Turqisë i janë afruar helikopterit të udhëtonin ministri grek duke bërë sipas tyre lëvizje të rreikshme në ajer. Gjithçka ndodhi në hapësirën ajrore greke sipas mediave të Greqisë, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë…
Author: tirana
Në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites”, stërmbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skërnderbeu, Sophie Castriota tregoi mbi krenarinë e të qënit një ndër trashëgimtaret e vetme të tij.Sipas saj, ky informacioni jo vetëm ishte i panjohur për të, por njëkohësisht nuk ishte e vetëdijshme për vlerën dhe rëndësinë. “Në atë kohë, teksa ishim duke kërkuar për pemën tonë familjare, nga këndveshtrimi im mendoj se vërtet nuk e kuptonim se çfarë do të thoshte. Teksa koha kalon jam duke mësuar më tepër mbi kulturën dhe Skënderbeun dhe çfarë njeriu i madh ishte ai, çfarë trashëgimie të madhe ka lenë…
Që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, Tirana mbante numrin më të lartë të të infektuarve. Por prej ditës së sotme, kryeqyteti do të renditet në vendin e dytë, me 90 raste aktive ndërsa Kruja me 91 të tillë. Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Shëndetësisë, sot listës së të prekurve iu shtuan 6 persona dhe deri më tani në total në vendin tonë janë 233 raste aktive me Covid-19. Vendi i tretë me më shumë raste aktive është Kurbini me 20 raste që pasohet nga Shkodra me 17 raste. Ndërsa, në total të infektuar me virusin korona…
Suedezët nuk po e luftojnë koronavirusin me izolim dhe duke mbyllur kufijtë.Presidenti Trump shpesh e ka përshkruar këtë pandemi si “lufta jonë me një armik të padukshëm.”Por metafora e luftës është e gabuar dhe mashtruese.Luftërat luftohen dhe fitohen nga njerëzit. Por kur jemi në luftë me një nga sfidat e Nënës Natyrë – si një virus ose një ndryshim klimatik – qëllimi nuk është ta mposhtim atë. Askush nuk mundet. Ajo është thjesht kimi, biologji dhe fizikë. Qëllimi është të përshtatemi.Nëna Natyrënuk shpërblen më të fortë apo më të zgjuarit. Ajo shpërblen speciet që kanë më shumë aftësi përshtatjeje në…
Zhurmës dhe gjallërisë në ish zonën e Bllokut në Tiranë prej 8 javësh ia ka zënë vëndin qetësia e pazakontë. Me qindra bare, restorante dhe klube nate qëndrojnë të mbyllur sipas një akti normativ të qeverisë për mos t’i kthyer ato në vatra transmetimi të covid19. Në një kohë kur qeveria gradualisht është duke zbutur masat e forta shtrënguese,18 Maj është planifikuar si data e hapjes së bareve dhe restoranteve por me orare të kushtëzuar. “Do të hapen shërbimet baret, restorantet deri në orën 17:30 dhe vetëm në mjediset jashtë lokalit, sipas kushteve strikte të protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë.…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, do të realizoje sonte në mbrëmje një intervistë me kryetarin e bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmetin. Intervista pritet të mbahet në platformën online duke filluar nga ora 21:00, në Facevbook Live, ndërsa Dua u ka kërkuar fansave të saj që të bëjnë pyetjet e tyre për kryetarit të kryeqytetit të Kosovës. Postimi i plotë i Dua Lipës. Dëshiroj ta falenderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti (@shpend34) për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër COVID-19. Ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të…
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në Tiranë bëjnë me dije se janë arrestuar 9 persona të cilët ishin shpallur në kërkim. Ndërkohë janë sekuestruar lëndë narkotike heroinë dhe sende të tjera të kundërligjshme. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit Nr. 1 njoftuan se gjithashtu është arrestuar një 60-vjeçar me akuzën e dhunës në familje. “Për dhunën në familje, u arrestua E. Ll., 60 vjeç, banues në Baldushk, i cili kishte përplasur me vëllanë dhe nipin e tij. Në gjendje të lirë u la M. Ll., 74 vjeç, për shkak të moshës së tij, ndërsa në kërkim është shpallur…
Të gjithë kemi një lloj inteligjence, qoftë logjike apo emocionale, të cilën e përdorim në avantazhin tonë. Por cilat janë shenjat më të zgjuara? Për këtë, ne duhet të analizojmë mirë tërë hartën. Ekziston një inteligjencë logjike që i referohet shenjave të elementit të Ajrit, me Binjakët që në përgjithësi janë një shenjë e shkëlqyer, me Peshoren inteligjenca e së cilës reflektohet në marrëdhëniet me njerëzit dhe Ujorin, me inteligjencën e vet shkencore, që i sheh gjërat në mënyra të ndryshme, shpesh të konsideruara shkëlqyese. Më tej është inteligjenca e shenjave të Tokës, e cila pasqyrohet në mënyrën e të…
Teksa vende të tëra janë paralizuar nga karantina e jetët e miliarda njerëzve janë cenuar nga koronavirusi, shumë shpresa janë varur tek ajo që shihet si mënyra më e mirë për fundin e pandemisë: vaksina. Por ekziston një mundësi, sipas CNN, që ajo të mos zhvillohet kurrë, dhe kjo nuk do të ishte e paprecedent. Në rast se kjo ndodh, atëherë shoqëritë, në vend që ta fshijnë Covid-19, mund të mësojnë të jetojnë me të. Qytetet do të hapeshin ngadalë dhe disa liri do të kthehen nëse ndiqen rekomandimet e ekspertëve. Testimi dhe gjurmimi fizik mund të bëheshin pjesë e…
Nga nesër në të gjithë vendin do të lejohet shërbimi tasksi ndërqytetas me dy anëtarë familjeje. Në platformën e-Albania qytetarët gjejnë edhe protokollin e masave higjieno-sanitare që duhet zbatuar për të frenuar përhapjen e COVID-19. Personeli i punësuar duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse, të mbajë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Maskat, higjienizuesi dhe dorezat sigurohen nga subjekti pronar. Në automjet duhet të ofrohet produkti higjienizues i duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool. Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe…
Një person është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës pasi dyshohet se ka kërcënuar me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacollit. Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i Pacollit, Naim Murseli. Sipas Murselit, personi i arrestuar ka kërcënuar se do t’i djegë fëmijët e Pacollit. Sipas Murselit, personi i arrestuar mbrëmë ka kërkuar edhe para nga Pacolli. “Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu…
Partia Demokratike akuzon qeverinë se po u mohon kujdesin shëndetësor të sëmurëve kronikë pa COVID dhe e sheh mbylljen e Sanatoriumit si një shembull skandaloz të keqmenaxhimit të situatës. Gazmend Koduzi, anëtar i grupit të ekspertëve në PD deklaroi sot se prej disa javësh, strukturat më të rëndësishme spitalore kanë ndërprerë shërbimet për të sëmurët kronikë, pasi Edi Rama ka vendosur që qytetarët, të cilët nuk vuajnë nga COVID-i, nuk bëjnë pjesë në statistikat që atij i interesojnë. “Shëndeti i tyre mund të përkeqësohet, ata mund të vdesin, por përsa kohë, nuk kanë lidhje me COVID-in, për Edi Ramën nuk…