Shkrimtarja Helena Kadare, gjatë një emisioni televiziv ka shprehur vlerësim maksimal për bluzat e bardha që janë në vijën e parë të betejës ndaj COVID-19. Ajo shprehet se sapo të ketë mundësi do t’i përulet atyre grave, mes të cilave pashë një heroizëm që nuk gjen gjëkundi. “Kam parë një emision “brenda COVID” dhe ishte tmerrësisht tronditës sepse pashë brenda në spitalin Infektiv ato gra e burra, kryesisht gra, ishte një punë e jashtëzakonshme, që na ka tronditur se çfarë pune bëhet atje që njerëzit nuk e dinë. Mendova se sapo të kem mundësi, të shkoj e t’i përulem atyre…
Author: tirana
Nga dje Prishtina ka daë nga karantina. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se të shtunën kryeqyteti i Kosovës do të hiqet nga karantina. “Prishtina hiqet sonte nga karantina. Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne. Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar”, ka thënë Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. Megjithatë, ai ka njoftuar se masat tjera do të mbesin në fuqi, me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri. Marrë parasysh të dhënat e fundit deri më tani në Kosovë,…
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku sqaroi publikisht mënyrën e re të riatdhesimit, që do të zbatohet nga nesër për të gjithë shqiptarët e mbetur jashtë kufirit. Sipas saj, të gjitha aplikimet për të rezervuar një vend në avion bëhen tashmë në E-Albania. “Deklaroni adresën e banimit. Kush banon në zona të gjelbërta duhet të rrijë në hotel. Kush banon në zonat e kuqe do të karantinohen në banesat e tyre nën monitorimin e policisë. Gjatë udhëtimit me Air Albania do plotësoni një formular vëtëdeklarimi, në rast deklarim të rremë do të aplikohen masa ndëshkimi në bazë të ligjeve…
Një 40 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli është arrestuar nga policia e Shkodrës. Shtetasi J. V., banues në qytetin verior, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Milanos, në vitin 2018, ka lëshuar urdhër-arrestin për shtetasin J. V., për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Njoftimi: Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me Departamentin e Policisë Kriminale, ZQK Interpol Tirana dhe Zyrën Ndërlidhëse italiane Interforza të atashuar në vendin…
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Berati ka aktualisht 2 persona aktiv të prekur nga koronavirusi, të cilët janë vetëkarantinuar dhe nuk kanë komplikacione shëndetësore, ndërsa 2 pacientët e tjerë pas testeve të kryera rezultojnë të shëruar. (Statistikat i gjen duke klikuar këtu) Berati është vendosur në zonën e gjelbër të vendeve ku risku i infektimit është i ulët dhe ku lëvizja do të ketë lehtësime. Për t’ja nisur Z.Demo, cilat ishin masat që morri Bashkia Berat që në nisje të kësaj beteje? Bashkia e Beratit që në fillim të pandemisë ka ndërmarrë disa hapa që kanë qënë…
Ministrja e Arsimit Besa Shahini gjate nje komunikimi me ndjekësit në mediat sociale ka bërë të ditur se Mbrëmjen e Maturës nuk do të lejohen, pasi nuk mundësohet distancimi sociale. Përsa i përket përmbajtjes së provimit të sivjetshëm të maturës, Shahini njofton se duke filluar nga data 4 maj do të ketë komunikime të përditshme nga ana e Zn Rezana Vrapi, drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) mbi elemente dhe detaje të ndryshme të këtij provimi. Ndërkohë, ajo shprehet se “paralelisht, platforma akademi.al ka xhiruar pyetje dhe zgjidhje të detyrave për provimet kryesore në matematikë dhe shkenca, të cilat…
Sipas MeteoAlb: Kthjellimet mbizotërojnë në vendin tonë gjatë paradites dhe mbrëmjes. Por mesdita sjellë shtim të vranësirave dhe shira lokal në vend, ku më të dukshme reshjet do jenë në zonat përgjatë kufirit lindor. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh në një intervistë televizive për mjekun Tritan Kalo se habitet se “ku e gjen kohën që të dalë në studio televizive, kur është në vijën e parë të luftës”. Në lidhje me këtë koment të Beqajt, ka reaguar mjeku i njohur Tritan Kalo. Kalo thotë se e gjen kohën për publikun, që vuan nga pushteti duar-gjatë e i pangopur. Postimi i mjekut Tritan Kalo: DUKE qënë në vijën e parë të sfidës ndaj Covid-19, DUHET ta dijë gjithkush se si profesionist dhe qënie sociale e ndërgjegjësuar, si një MANTELBARDHË i panjolltë, UNË…
Njerëzit vazhdojnë të thonë: gjithçka ka ndryshuar. Ashtu siç ishte e paimagjinueshme që gjërat mund të ktheheshin në normalitet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ashtu na duket dhe situata aktuale e izolimit. Këto muaj të çuditshëm, mund të jenë të parat e një epoke ndërgjegjësimi për kërcënimin që paraqesin pandemitë. Është shumë shpejt të thuhet se si do të duket e ardhmja. Epidemiologët do të studiojnë pesë muajt e fundit të dekadës, ndërsa historianët edhe më gjatë. Por tashmë ne mund të shohim formimin e kontureve të përafërta. Ne po mësojmë se çfarë funksionon kundër Covid-19. Duhet…
Vrasja e dy vëllezërve Haxhia, ngjarje e ndodhur pasditen e 27 prillit në Durrës në zonën e njohur si tregu i automjeteve tronditi qytetin bregdetar. Në dosjen hetimore që mban firmën e prokurorit Gëzim Veizi, thuhet se trupat e pajetë të dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia janë gjetur në makinën me të cilën ato udhëtonin, tip Golf VI me targa AA716ZZ, raporton Balkanweb. “Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, mbi asfalt në afërsi pranë mjetit është gjetur një sasi prej 55 gëzhoja arme model 56.” thuhet në dosje, ku theksohet ndër të tjera se mjeti ka marrë dëmtime të…
Kryebashkiaku i New York ka dhënë sot një mesazh të fortë për ata që nuk zbatojnë rregullat e distancimit pas një serie eventesh komunitare që sipas tij kanë shkaktuar përhapje të rasteve. Zhvillimi vjen pasi kreu i bashkisë Bill De Blasio urdhëroi shpërndarjen e një funerali të një rabini hebre dhe tha se herën tjetër pjesmarrësit do të arrestohen. “Mesazhi im për komunitetin hebre dhe të gjitha komunitetet e tjera është i thjeshtë: Koha e paraljamërimeve ka kaluar. Kam urdhëruar policinë të ndalojë dhe të arrestojë ata që mblidhen në grupe të mëdha. Kjo ka të bëjë me ndalimin e…
Noizy është një ndër meshkujt më të pëlqyer të shoëbiz-it shqiptar dhe të gjitha femrat vdesin pas tij, por reperi i ka sytë tjetërkund. Pëlqimi i Noizy-t për Rihannën tashmë dihet, pasi ai e ka treguar gjithmonë. Së fundmi këngëtarja e njohur ka publikuar disa foto në Instagram, ku mund të themi që ia vuri flakën fare pasi ka treguar format e saj perfekte dhe si gjithmonë duket shumë seksi. Rihanna ka promovuar linjën e re të të brendshmeve “SavagexFenty”, por duhet ta pranojmë që më shumë vëmendje mori pamja e saj. Këtyre fotove nuk u ka rezistuar dot as…