Author: tirana

Gjigandi Facebook ka prezantuar një “reagim” të ri (përkatësisht emoji) me të cilin është e mundur të tregohet vlerësim për postimet, videot dhe komentet në rrjetin social. Ky reagim është përqafimi, i cili shkon përkrah gishtit klasik lart, zemrës, të qeshurave dhe fytyrave të mahnitshme, të trishtuara dhe të zemëruara. Ardhja e ”emoji” ishte njoftuar dy javë më parë në Twitter nga Alexandru Voica, menaxher i Facebook për rajonin Emea (Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë), i cili e kishte përshkruar piktogramin si një mjet për të “mbështetur njëri-tjetrin në këtë periudhë të paparë ”. “Edhe nëse jemi shumë larg,…

Read More

Kryeministri Rama përmes një statusi në Facebook uroi një të diel sa më të mbarë për të gjithë dhe njoftoi lehtësimin e masave edhe në vazhdim. Ai tha se për të arritur këtë duhet mirëkuptimi dhe respektimi i masave nga të gjithë. STATUSI I PLOTË 🟢 KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë! 🟡 Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me…

Read More

Një qytetar nga Korça ka shprehur revoltën e tij ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, në emsionin “Zgjohu”. Qytetari ka cituar Faik Konicën, dhe ka krahasuar kryebashkiakun Sotiraq Filo me ish-diktatorin Enver Hoxha. Ai ka treguar se është pensionist dhe se këtë kohë e ka kaluar vetëm me pensionin e tij, pasi askush nuk është kujtuar për të. https://www.dailymotion.com/video/x7to2ah

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se liria e medias në Shqipëri është përkeqësuar në krahasim me disa vite më parë duke iu referuar raporteve tës organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve. Në një mesazh në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Kreu i Shtetit bën një tablo të zymtë të situatës së mediave në vend teksa shprehet se liria e medias është tregues për gjendjen e demokracisë dhe kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut. Ndaj sipas tij, regresi në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias është i papranueshëm. Meta përmend dhe arsyet pse…

Read More

Nga nesër e hënë, futbolli në Itali dhe konkretisht Seria A, do të japë shenja të rikthimit gati dy muaj pas ndërprerjes për shkak të koronavirusit. Janë kryesisht skuadrat e rajonit të Emilia-Romanja ata të cilët kanë njoftuar të parat për rikthimin në stërvitje. Klubi i Sassuolo-s është i pari që do të zbresë nesër në fushën e gjelbër. Klubi ka njoftuar se futbollistët do të mund të stërviten veçmas me ushtrime bazike në qendrën stërvitore të Mapei-t. Sigurisht që vazhdimi i stërvitjes individuale përkon me zbatimin e një protkolli të veçantë, që pikën kryesore ka distancimin fizik. Stërvitjet do…

Read More

Të vdekurit në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë 1435, në 1,13 milion raste, raporton në të dhënat e saj Johns Hopkins University. Një amerikan ka vdekur çdo 24 sekonda në muajin prill për shkak të koronavirusit. Kështu raporton Cnn. George W. Bush bën thirrje për unitet përballë “kërcënimit të përbashkët” të koronavirusit. Në një video tre minutëshe, ish-presidenti republikan bën thirrje që ndarjet të lihen mënjanë: “Le të kujtojmë se sa të vogla janë dallimet tona përballë këtij kërcënimi të përbashkët”.

Read More

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në këtë kuadër, në harkun kohor 18 prill-2 maj 2020, në të gjithë vendin janë vendosur 4857 masa administrative për shkelje të ndryshme të përcaktuara në Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, konkretisht: Nga data 18 prill deri në datën 2 maj, në të gjithë vendin janë evidentuar 468 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e…

Read More

Ndërsa udhëtimet drejt disa prej destinacioneve më të preferuara në juglindje të detit Mesdhe nuk janë më të sigurta, njerëzit kërkojnë një alternativë më të mirë dhe shumica vendosin të vizitojnë Shqipërinë dhe ne e mbështesim shumë këtë ide, shkruan faqja e njohur polake e udhëtimeve turistike, www.mywanderlust.pl. Bregdeti shqiptar është i mrekullueshëm dhe plazhi i Kasmili është tashmë një thesar i njohur në botë, por ky vend ka shumë më shumë për të ofruar. Aty ndodhen disa nga vendet më të bukura të Ballkanit. Qytete të bukura prej guri, peizazhe të mrekullueshme natyrore, male fantastike dhe një kryeqytet të…

Read More

Pjesa më e madhe e personave të prekur nga COVID-19 janë shëruar. Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë përditësimit të sotëm deklaroi se që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 795 qytetarë, por në këto momente pothuajse 67 % e tyre rezultojnë të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit një tjetër zonë e Shqipërisë rezulton me risk të ulët për transmetim të infeksionit, që është Fieri dhe numri total i të shëruarve shkon në 531. Sa i përket personave që aktualisht janë aktivë me COVID-19. Kruja është në…

Read More

Rritet bilanci i të prekurve nga koronavirusi në vend. Në përditësimin e kësaj të diele, ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë 795 persona të infektuar. Gentiana Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi se Kruja është zona me numrin më të lartë të rasteve aktive në vend. NJOFTIMI I PLOTË Ju informojmë për situatën epidemiologjike të përhapjes së COVID19 në vend dhe për lehtësimin e masave nga dita e hënë. Nga 197 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 6 raste pozitive, që i përkasin Krujës dhe Kurbinit dhe vetëm 1…

Read More

Kur vjen fjala për linja trupore dhe kujdesi për ta mbajtur në formë, padyshim që Tayna është njëra nga këto femra që i bën të gjitha. Pasi u kthye nga një koncert i anuluar për shkak të pandemisë globale në Amerikë, reperja tani ka vendosur që të pushojë në shtëpinë e saj në qytetin e Prizrenit. Sikurse edhe shumë figura të njohura, edhe Tayna ka filluar të ‘ankohet’ nga kilogramët e shtuar, pasi kanë rritur dozën e ushqimit gjatë vetizolimit. Në një fotografi të publikuar në Instagram, reperja shihet se ka shtuar peshë, por thekson se ka shkuar në vend…

Read More

Policia e Kamzës ka arrestuar një 36-vjeçar që mbante armë zjarri në banesë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara kundër armëmbajtjes pa leje, kanë marrë informacione në rrugë operative se një i ri në Bathore mbante armë zjarri në banesë. Bazuar në këto informacione u organizua puna dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit kallashnikov dhe…

Read More