Author: tirana

Një i ri ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Paraprakisht, bëhet me dije se si pasojë e një sherri mes të rinjve në qytetin juglindor është plagosur me thikë një prej tyre, shtetasi me inicialet J.T. Sherri dyshohet se ka ndodhur për motive banale, ndërsa të gjithë të rinjtë janë shoqëruar në Komisariat nga Policia.Fatmirësisht, i plagosuri me inicialet J.T ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Read More

Kryeministri Edi Rama publikoi planin e masave nga nisja e javës që vjen. Fillimisht më 4 maj do të shtohet harta e zonave të gjelbra dhe do lejohet shërbimi taksi ndërqytetas me deri dy pasagjerë, anëtarë të një familje. Më pas me 11 maj do hapen parukeritë, berberhanet, dyqanet në qendra tregtare dhe klinikat dentare. Lëvizja nëpër qarqe pa autorizim do lejohet nga ora 5:00 deri në orën 17:30. Të gjithë të riatdhesuarit do vetëkarantinohen në banesë. Më pas më 18 maj do hapen baret dhe restorantet deri në orën 17:30, me shërbim vetëm në mjediset jashtë lokalit. “Ky plan…

Read More

“Le të provojnë të kacafyten me një qiramarrës”, deklaroi në fillim të prillit kryeministri, gjatë masave të ndërmarra kur edhe u urdhërua mospagimi i qirave për familjet në nevojë , studentët dhe bizneset e prekura. Ky ultimatum duhet të ishte në fuqi për dy muaj e ardhshëm dhe në rast të kundërt qeradhënësit do të penalizoheshin. Por nga një vëzhgim që ka kryer Gazeta “Si”, ndonëse akti normativ është në fuqi, qeradhënësit dhe qeramarrësit kanë folur me gjuhën e detyrimit që duhet paguar për të shmangur mosmarrëveshjet. Madje një rast konflikti për qiranë është agravuar aq sa gruaja që jetonte…

Read More

Ministria e Drejtësisë në Angli ka publikuar statistikat për  numrin e të burgosurve nga ku rezulton se shqiptarët janë nacionaliteti i parë me më shumë të burgosur krahasuar me nacionalitetet e huaja.Referuar gazetës “The Times”, numri shqiptarëve në Angli për herë të parë mbërriti në 999 pasuar nga polakët 835, rumunët 806, irlandezët 721 dhe xhamajkanët 440. Sipas këtyre shifrave tashmë shqiptarët përbëjnë 10% të totalit të të burgosurve të huaj në burgje ndërkohë që në vitin 2013 shqiptarët në burgjet angleze përbënin vetëm 2%. Shumica e shqiptarëve në burgjet angleze vuajnë dënimet si të përfshirë në trafikun dhe shitjen…

Read More

Legjenda e pop-it, Madonna është shprehur se ajo tashmë ka antitrupa koronavirusi, pasi testit të kryer ndaj Covid-19 61-vjeçarja e bëri zbulimin në një video në Instagram të enjten, si pjesë e “serive online”, të emërtuara “Ditarët e karantinës”. “Bëra testin. Kam zbuluar se kam antitrupa. Kështu që nesër, kështu që nesër do dal për një xhiro të gjatë me makinë, do ul xhamin dhe do marr frymë në ajrin COVID-19.” Këngëtarja pretendon se pas një testi të kryer, ajo ka vërtetuar se sistemi i saj imunitar tashmë është ndeshur me koronavirusin, megjithëse është e paqartë nëse Madonna ka patur…

Read More

Aftësia për të lexuar përmes fytyrës së një personi ose fizionomisë është një teknikë tërheqëse dhe një art i lashtë, i cili ju lejon të zbuloni detajet e personalitetit të një personi, si sillet ai në jetë, madje edhe kushtet e tij shëndetësore. Zbuloni diçka këtë herë përmes ballit tuaj, forma e këtij të fundit zbulon diçka interesante për personin tuaj! 1 Balli i gjerë Shumë njerëz, veçanërisht gratë, nuk e pëlqejnë ballin e gjerë, madje mundohen ta fshehin me baluket e tyre. Një ballë i gjerë do të thotë se personi që e ka atë është shumë inteligjent. Gjithashtu,…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që përkohësisht ta pezullojë vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që dje përmes një dekreti e ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër, shkruan Gazeta Express. Kjo është bërë pas kërkesës së 30 deputeteve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, që kanë kërkuar që fillimisht të pezullohet vendimi deri në një vendim përfundimtar të Kushtetueses. Kjo do të thotë që nesër nuk mund të mbahet seanca e thirrur nga LDK për në ora 13:00.

Read More

Shtohen dyshimet se Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë rikthyer bashkë. Këngëtarja ka postuar disa fotot nga një lëndinë me lule, ndërsa dikush i shkrep pozat nga ana tjetër e aparatit. Krahas fotove bie në sy edhe komenti i Romeos, i cili i ka komentuar një emoji me diell. Pas saj, aktori Romeo Veshaj ka postuar disa foto në të njëjtin vend, duke u hedhur në ajër, ndërsa krahas tyre shkruan: Cila është superfuqia jote? E imja?! Nuk di të eci! Sigurisht që nuk përjashtohet mundësia që të dy të kenë shkuar në të njëjtin vend por me persona të…

Read More

Tetë ditë vizita, komplimente, ngacmime deri edhe tek prekjet me duar e përqafime megjithëse në këtë kohë pandemie janë më shumë se asnjëherë të ndaluara. Nga data 20 prill deri në datë 28 kur policia i ka vënë prangat 33-vjeçari Edmond Qenani pasi ka ngacmuar punonjëset e kompanisë “TIBO”. Gjithçka nisi me një ndjekje me motor, interesim për t’u bërë klient, më pas vijoi me komplimente deri tek prekjet. “BalkanWeb” raporton se në dosjen e prokurorisë për arrestimin e 33-vjeçarit Edmond Qinani, i cili akuzohet për veprën penale “Ngacmim seksual”, pasi në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte punonjëset femra të një…

Read More

Mesa duket këto ditë karantine, Ledri Vula dhe e dashura e tij Sara Hoxha nuk po i kalojnë bashkë dhe kjo ka bërë që ata të ndjejnë mall për njëri-tjetrin. Ka qenë reperi i njohur që ka publikuar një foto throëback në InstaStory me Sarën teksa shihen të dy të përqafuar, ku kjo e fundit po e puth në ballë. Sara mësohet të jetë në Gjermani, e cila ka postuar InstaStory ku shfaqet e lagur nga shiu. “Kur isha e vogël, doja të kërceja në shi dhe të këndoja këngën “It’s raining men”, ka shkruar Sara. Kjo është fotoja e…

Read More

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, ditën e sotme feston ditëlindjen! Ai mbush 35 vjeç dhe në këtë ditë nuk kanë munguar urimet e shumta. Personazhe të njohur të ekranit i kanë dërguar video urimesh dhe të gjitha kanë një gjë të përbashkët. Në urimet e tyre, VIP-at i kujtojnë martesën dhe dasmën dhe me sa duket mezi po presin që këngëtari të martohet. Rudina Magjistari ia tha hapur duke e kërkuar që së shpejti ta ketë çift të ftuar në emision. Ndërsa, Gena mezi po pret që ta djegi në dasmën e Shpatit. Kujtojmë se në fillim të këtij viti,…

Read More