Një tërmet me magnitudë 3.4 ka rënë para pak minutash në Maqedoni 9 kilometra lart qytetit të Peshkopisë. Sipas EMSC ka qenë në një thellësi prej 2 kilometrash dhe se efektet kanë qenë lëkundje e fortë. Tërmeti ka rënë në kufij me Maqedoninë dhe është ndjerë edhe në Kosovë e Greqi. Deri më tani nuk ka raportime për të dëmtuar.
Author: tirana
Një i ri shqiptar ka humbur pa gjurmë prej tri javësh. Prindërit e Arsim Zendelit janë tejet të mërzitur pasi djali i tyre u zhduk në Grosse Ile në Detroit të SHBA-ve. Nëna e tij, Bashka Zendeli tha se ajo e ka parë për herë të fundit djalin e saj menjëherë pas mesnatës së 7 prillit. “Ai u largua me makinë, dhe me gjendje mendore jo si zakonisht. Ne e raportuam atë të humbur në orën 10:30 në mëngjes. Por policia nuk e mori shumë seriozisht”. Familja e tij tha se Zendeli mbushi 24 vjeç më 18 prill dhe ata…
Një valë e dytë e koronavirusit mund të jetë më e rëndë se e para dhe mund të përhapet më shpejt. Çdo vend që kërkon të lehtësojë masat e bllokimit tani duhet të negociojë një veprim ekstremisht të vështirë balancimi për të mbajtur nën kontroll pandeminë në muajt në vazhdim, tha profesori britanik Chris Whitty, shkruan “Metro”. Whitty tha se niveli i riprodhimit të virusit, numri R, duhet të mbahet nën 1, që do të thotë se çdo person i infektuar mund të presë që ta kalojë atë mesatarisht në më pak se një person tjetër. Ai tha se numri…
Ditën e djeshme, qeveria prezantoi masat e reja për lehtësimin e punës dhe hapjen e disa bizneseve nga 11 maji. Por për aktorin e “Portokallisë”, Rezart Veleshnjën, këto masa duken qesharake përderisa njerëzit nuk lejohen ende të dalin nga shtëpitë e tyre. “Të shtunën bizneset hapen, super lajm! Por, njerëzit nuk lejohet të dalin! Kështu që bizneseee hapini sa për ajrosje dyert!!,– shkruan Rezart Veleshnja në postimin e tij në Instagram. Prej datës 11 maj do të lehtësohen masat për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberët, dentistë dhe dyqane në qendra tregtare. Ndërkohë, duke pasur parasysh situatën, nga…
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 269 viktima nga koronavirusi, për një total prej 28236 vdekje që nga fillimi i epidemisë. Numri i përgjithshëm i të të shëruarve është rritur në më shumë se 78249 teksa vetëm sot u regjistruan 2304 të shëruar Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1965 raste të reja pozitiv me Covid. Numri total i të infektuarve është 207 428 mijë që nga fillimi i epidemisë. Në luftën pa armë por me shumë viktima prej koronavirusit, duket se Italia po fiton, me beteja të vogla por të…
Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Itali, për shkak se rezultoi pozitiv prej disa ditësh nga Covid 19. Altin Hyso, babai i dy fëmijëve nuk ka mundur ta fitojë luftën, ndërsa për komunitetin italian dhe atë shqiptar kjo ishte një tragjedi dhe të gjithë janë të tronditur. Në emër të komunitetit italo-shqiptar në Valle Peligna, për familjarët e 45-vjeçarit të vdekur mbrëmë në spitalin e Chietit, një mesazh ngushëllimi vjen nga presidenti Luan Hallulli. “Çdo shqiptar që jeton në Valle Peligna besoj se ndien keqardhje sepse po vajtojmë një të ri që ka qenë shembull për të gjithë ne…
Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte i ftuar çifti Eduard dhe Valentina Ndocaj. Ata ndodhet në Milano, pasi Valentina punon mjeke. Teksa po flisnin se si po e kalojnë këtë periudhë izolimi. Ish- deputeti Eduard Ndocaj u shpreh se “Zoti ka rënë në hall me gratë”. Me këtë, Ndocaj i referohet preferencave të femrave, sa i përket veshjeve dhe të dukurit bukur. Po ashtu ai shtoi se mezi pret që të kthehet në Shqipëri dhe sa të hapen rrugët do të jetë pasagjeri i parë. Nuk mungoi dhe një mesazh i ish-deputetit me rastin e 1 majit: “Uroj…
Para se pandemia e COVID1-9 të godiste Serbinë në fillim të marsit, Dr. Darija Kisiç Tepavceviç njihej më shumë në qarqet mjekësore si një epidemiologe kompetente e cila u bë zv/drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik. Por javët e fundit, ajo është bërë një fytyrë e njohur në familjet në të gjithë vendin si një nga anëtarët kryesorë të stafit të krizave, përgjegjës për luftimin e COVID-19. Dr. Kisiç Tepaceviç mori shpejt vëmendjen e mediave dhe fitoi dashurinë e shumë njerëzve sepse ajo foli qartë dhe me qetësi për pandeminë, me integritet si një profesoreshë mjekësie. Tabloidët nxituan të publikoni…
Një video ku 4 infermierë shfaqen duke mbajtur në krahë një kufomë ku është shkruar Covid-19 ka marrë shumë kritika të ashpra. ‘Dailymail’ raporton se katër infermierët nuk janë identifikuar dhe nuk dihet se në cilin spital punojnë dhe nuk është e qartë nëse kufoma është e vërtetë. Por aludohet se pamjet janë xhiruar në një spital në San Juan, Porto Riko. Kjo video ka bërë që shumë persona të ndihen të zemëruar, ndërsa ka pasur nga ata të cilët videon e kanë intepretuar se kufoma përfaqëson COVID-19, ndërsa infermierët po e përcjellin. Pamjet janë të ngjashme me një meme…
Nga Kastriot Dervishi Pjesa e mëposhtme tregon shkëputjen prej çdo realiteti të diktatorit në mbledhjen e fundit të tij në Byronë Politike në shkurt 1985. Pyetja naive për “miliona” lekë të vjedhura, kur dihej se vjedhjet ishin të shumta, por u përkisnin shumave ë vogla. Pjesë nga debati Hekuran Isai: Ju keni të drejtë shoku Enver, shumë janë 2100 veta që futen në burg çdo vit. Në kampe dhe në burgje sot kemi mbi 5100 të burgosur. Mbi 60% nga këta janë hajdutë. Ky është një problem, i cili çdo ditë që kalon po bëhet mjaft shqetësues. Enver Hoxha: Po…
Altin Ndoci i arrestuar sot për ekzekutimin e dy vëllezërve pak ditë më parë, është dora e krimit që fshihet pas katër vrasjeve mafiozë të ndodhura në Durrës brenda dy muajsh. Në një deklaratë zyrtare drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu se dy personat e arrestuar sot për vrasjen e Viktor dhe Besmir Haxhisë, ekzekutuan me kallashnikov Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë mbrëmjen e 2 marsit në një atentat mafioz. Shkak për këtë dy atentate, tha drejtori i Policisë së Shtetit, është pikërisht prishja e pazareve të aktivitetit të përbashkët kriminal. Por Altin Ndoci nuk është një emër i…
Kjo fundjava ka qenë në udhëtim për presidentin Meta. Kreu i shtetit duket se ka harruar plotësisht pandeminë e koronavirusit dhe ka nisur të praktikojë pasionin e tij. Sot ai ka ndarë pamje nga vizita në piramidën e 17-të, në Shelegur të Kolonjës, pikë e cila ndan kufirin mes Greqisë dhe Shqipëri. Meta ka ndarë foto dhe video nga vizita në Shelegur, duke shtuar me shaka se nuk po tenton që të arratiset. “Përshëndetje, piramida e 17 e Republikës së Shqipërisë, por pa arratisje,”-shprehet Meta në video.