Author: tirana

Spanja e ka filluar majin me një shifër nën 300 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke shënuar 281 sot më 1 maj. Tashmë totali është 24 mijë e 824 të vdekur nga koronavirusi dhe të infektuarit 215 mijë e 2016 por vendi ndodhet 9 ditë larg nga fillimi i planit të rihapjes graduale. Plani fillon më 9 maj deri në fund të qershorit duke parë si do vijojë pandemia teksa shkollat do të rifillojnë në shtator.

Read More

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka shpjeguar rregullat e të bërit plazh në bregdetin shqiptar. Në 10 metra katrorë në bregdet do të lejohen të qëndrojnë vetëm 4 persona, pasi do të ketë distancë mes shezlloneve. Klosi tha se nga data 17 do të hapen restorantet e hoteleve dhe baret e hapur. “Ka një dakordësi për të rritur distancat e shezlloneve në zonat e plazheve. Duhet të pranojmë se nuk mund të ketë më këtë vit festa të mëdha, grumbullime. Do të jetë shërbim individual. Në 10 m katrorë do të ketë vetëm 4 veta Duhet të pranojmë se nuk…

Read More

Gjiganti i aviacionit amerikan, Boeing njoftoi se kompania kishte mbledhur 25 miliardë dollarë nga investitorët duke emetuar bono, për të ruajtur rrjedhën e likuiditetit mes të pandemisë së koronavirusit. Prodhuesi tha se ishte i kënaqur me përgjigjen ndaj ofertës së bonove dhe nuk planifikonte të kërkonte fonde shtesë përmes tregjeve të kapitalit ose opsioneve të qeverisë amerikane. Oferta, ishte një nga disa hapa të ndërmarrë nga kompania për të përballuar problemet e shkaktuara nga pandemia. Boeing njoftoi se do të zvogëlojë fuqinë masive të punës me 10%, si dhe prodhimin e avionëve, mes një rënieje 26% të të ardhurave gjatë…

Read More

Ura Vajgurore është një nga Bashkitë e qarkut të Beratit e cila fatmirësisht nuk ka asnjë person të prekur me  Covid-19. (të dhënat zyrtare i gjeni këtu) Në një intervistë për Tirananews.al, kryetarja e Bashkisë, Juliana Memaj shprehet se Bashkia që ajo drejton ka qënë në sinkron me zbatimin e të gjitha masave të përcaktuara nga Komiteti i Ekspertëve dhe të urdhrave të qeverisë. Një rol kyç në menaxhimin e situatës së krijuar kanë edhe autoritetet vendore si pjesë e strukturave të përcaktuara në ligjin e Fatkeqësisë Natyrore, Memaj shprehet se “perveç rolit edhe masave të strukturave, sukses në këtë…

Read More

Të dish të menaxhosh paratë e tua nuk është e lehtë për askënd, por për këto shenja, kjo detyrë është praktikisht e pamundur. Binjakët Stili hiperaktiv i Binjakëve shprehet gjithashtu kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për financat e veta. Ata nuk mund ta shohin xhepin plot me para që duan të shpenzojnë përreth. Edhe kur vendosin të kursejnë për të shpenzuar në të ardhmen, shpesh bëjnë investime të rrezikshme, të cilat përfundojnë duke sjellë më shumë humbje sesa fitime. Luani Luanët kanë tendencë të blejnë me impuls, veçanërisht gjëra të shtrenjta. Ata pëlqejnë të japin dhurata të shtrenjta për…

Read More

Dermatologët kanë zbuluar pesë probleme të lëkurës të lidhura me kontraktimin e koronavirusit. Hulumtimet e bëra mbi 375 pacientë në Spanjë kanë vënë në dritë se si Covid-19 mund të shfaqet në formën e simptomave të lëkurës, shkruan The Independent. Të gjithë dermatologët spanjollë kishin për detyrë nga Akademia Spermatane e Dermatologjisë të ekzaminonin pacientët me shpërthim të pashpjegueshëm të lëkurës në dy javët e fundit, ku përfshiheshin ata që dyshuan ose u konfirmuan se kishin kontraktuar virusin. Gjithsej 120 imazhe fillestare u ekzaminuan nga katër dermatologë pas një pyetësori të standardizuar pa pasur ndonjë informacion të mëtejshëm klinik. Prej…

Read More

Nëse jeni një nga ata që keni frikë se me çdo veprim që bëni mund të sillni në shtëpi koronavirusin, ekspertët këshillojnë të mos shqetësohemi, thjesht të lajmë duart rregullisht. Në vazhdim udhëzimet e ekspertëve për mbrojtjen nga koonavirusi në rrethana të përditshme: Ekspertët e shëndetit publik thonë se sot në këtë periudhë të pazakontë, njerëzit shqetësohen edhe për veprimet më të rëndomta. Dr. Stephen Morse thotë se përgjigja ndaj shumicës së pyetjeve, për shembull nëse mund të infektohesh nga rroba të infektuara, nga ushqimet që ke blerë, nga kutitë e kartonit që vijnë me postë, nga zarfa e të…

Read More

Deputeti Adriatik Alimadhi ka kritikuar presidentin Ilir Meta se nuk e kishte marrë asnjëherë në telefon dhe se nuk ishte solidarizuar me shqiptarët duke treguar se politika në vendin tonë është hakmarrëse dhe jo solidare. “Të gjithë shqiptarët janë solidarizuar me mua dhe më kanë mbështetur në këtë kohë shumë të vështirë për jetën time. Presidenti solidarizohet për vdekje që ndodhën në botë apo me qenin në Kosovë dhe nuk tha asnjë fjalë solidare jo vetëm për mua, por për gjithë shqiptarët. Po pse të ndarë duhet të jenë shqiptarët? Politika këtu te ne është hasmëri, more mandatin dhe je…

Read More

Të cilësuar si heronj jo vetëm për Shqipërinë, por dhe nga vetë Italia, 30 mjekët dhe infermierët kanë mbyllur me sukses misionin e tyre humanitar në luftën me COVID-19 krahë kolegëve italianë. 30 mjekët dhe infermierët ishin grupi i parë i mjekëve të dërguar në Itali dhe qëndruan atje për 1 muaj duke ndihmuar kolegët e tyre italianë në zonën e Lombardisë në Brescia, një nga zonat më të nxehta të prekur nga COVID-19 në shtetin fqinj. Ashtu siç ikën me kokën lartë dhe të vlerësuar nga e gjithë bota për vendimin e tyre për t’u solidarizuar dhe ndihmuar Italinë,…

Read More

Ashtu sikurse ndodhi në disa vende aziatike, i njëjti skenar është përsëritur edhe në Itali. Në disa zona të Lombardisë, ka pasur raste të pacientëve të cilët kanë dalë nga spitali si negativë dhe janë rikthyer pas disa javë duke rezultuar sërish pozitivë. Pacientët, ose shfaqën pneumoni nga Covid dhe më pas u shtruan përsëri në spital, ose patën simptoma të lehta dhe kërkuan asistencë në shtëpi. Nga sa është mësuar nga burimet shëndetësore, rastet e personave që janë rikthyer sërish në pozitivitet, për momentin dihen vetëm 9, janë regjistruar në Lodi dhe Kremona, dy krahinat ndër të parat që…

Read More

Në emisionit “Stop” ka mbërritur një apel i një babai i cili kërkon të takohet me djalin e tij 2-vjeçar, që sipas pretendimit të tij, ish-bashkëshortja nuk e lejon. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në 6 Janar 2020, zgjidhi martesën e Daniela Kananit me Fabian Dogrën dhe kujdestaria i kaloi së ëmës, ndërsa të atit i njohu të drejtën e takimit të fëmijës. Por Fabiani thotë se prej 6 muajsh nuk e sheh djalin dhe se Danjela është transferuar nga Berati në Vlorë, por ai nuk e ka një adresë të saktë të banesës së saj. “Quhem Fabian Dogra, nga…

Read More

Në Shqipëri raportohet një situatë e qëndrueshme gjatë kësaj jave nga koronavirusi, referuar numrit të të infektuarve. Ministrja e Shëndetësisë njoftoi për një lehtësim të mëtejshëm të masave, duke nisur nga e hëna e 4 majit dhe sipas raportimeve zyrtare, pritet një vlerësim i mëtejshëm i tyre në nisje të majit. Ndërkohë, në një lidhje direkte në A2, epidemiologu Artan Simaku, u shpreh se ai parashikon që në fund të muajit qershor Covid-19 të mos qarkullojë më në vendin tonë. “Fundi i pandemisë do të thotë kur të mos qarkullojë më Covid-19. Në Shqipëri parashikohet që trendi do të vazhdojë…

Read More