Author: tirana

Interi raportohet të jetë klubi i fundit që është interesuar për Edinson Cavanit, të cilit i skadon këtë verë kontrata me Paris Saint-Germainit. Megjithatë, zikaltrit nuk e shohin atë si zëvendësues të Lautaro Martinezit. Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri i Interit, Antonio Conte, e ka identifikuar sulmuesin uruguaian Edinson Cavanin si prurjen e përsosur në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express. Ai do të ishte transferim i lirë, vetëm sa i ka mbushur 33 vjeç dhe ka përvojë të madhe në Ligën e Kampionëve, si dhe mund të përdoret në fazën e sulmit në skema…

Read More

Minisitrja e Shtetit Elisa Spiropali në një intervistë ‘skype’ në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, foli në lidhje me situatën e krijuar në vend pas pandemisë së COVID-19. Spiropali theksoi se shifrat tregojnë se epidemia është nën kontroll dhe e gjitha kjo nuk është rastësi pasi ka të bëjë me masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit. Po ashtu ministrja Spiropali, foli edhe në lidhje me akuzat për shifrat dhe transparencën që po bën qeveria, ku tha se nuk ka asnjë arsye që të fshihet situata, duke shtuar se ky është realiteti dhe këto janë shifrat. Pjesë nga intervista…

Read More

Kur kriza e koronavirusit të fillojë të zvogëlohet dhe ne ti kthehemi normalitetit – pavarësisht sa do të distancohet shoqëria – mund të presim një lloj iniciative ndërkombëtare për të parandaluar, ose të paktën kufizuar, përhapjen e ardhshme të viruseve vdekjeprurëse. Si specie, ne jemi mjaft të aftë për të mësuar nga përvoja e fundit. Por siç argumenton filozofi moral Toby Ord në librin e tij të ri, “Precipice”, ne jemi shumë më pak të aftë në parashikimin e katastrofave të mundshme. “Edhe kur ekspertët vlerësojnë një probabilitet për një ngjarje të paparë,” shkruan ai, “ne kemi vështirësi të mëdha…

Read More

Mjekët e Shërbimit Kombëtar të Shëndetit në Britani të Madhe (NHS) kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për një rritje të numrit të fëmijëve që po pranohen në repartin e kujdesit intensiv, si pasojë e infektimit me një sindrom inflamator serioz, që po e përshkruajnë të ngjashëm me koronavirusin. Në një alarm lëshuar nga mjekët, shefat e shëndetit dhe bordi i NHS në Londër shkruhej: “Ekziston një shqetësim në rritje se një sindrom inflamator i lidhur me [COVID-19] po shfaqet tek fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan Daily Mail. “Gjatë tri javëve të fundit ka pasur një rritje të dukshme të…

Read More

Pak ditë më parë një djalë i ri gati u “kryqëzua”, madje edhe nga kryeministri, pasi shkoi të takonte prindërit dhe i infektoi. Sigurisht që ai “gaboi”, por të ruash racionalitetin nuk është shumë e thjeshtë, në këto ditë të vështira. Unë jam 35- vjeç dhe si të gjithë më merr malli për prindërit e mi, por dhe jam shumë e shqetësuar për ta. Punoj edhe jetoj vetëm në Tiranë. Kur dëgjova lajmin se Koronavirusi po merr me dhjetra jetë njerëzish në Kinë, më erdhi keq, por jeta ime vazhdoi normalisht. Mu duk si një sëmundje e largët që…

Read More

Gazetari investigativ Artan Hoxha thotë se atentati ndaj dy vëllezërve në Durrës pasditen e sotme ishte një atentat tipik mafioz. “Është një atentat tipik mafioz. Në të gjitha rastet kur është bërë një atentat i ngjashëm në Durrës, nuk janë zbuluar autorët”, u shpreh ai. Hoxha tha në emisionin Opinion se dy viktimat janë ndjekur për 1 kilometër që nga servisi i tyre dhe sapo kanë mbërritur në Shënavlash pranë tregut të makinave, janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy drejtime. “Viktimat fillimisht janë ndjekur nga servisi i tyre për një distancë për një kilometër. Në momentin që kanë mbërritur…

Read More

Lëkundjet e tërmetit me magnitudë 3.4 të shkallës Rihet, është ndjerë shumë pavarësisht se konsiderohet i dobët. Tërmeti është ndjerë edhe në studion e “Opinion”, ku moderatori Blendi Fevziu po zhvillonte një bisedë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun. Pasi mori informacionin për lëkundjen, Fevziu ndau shqetësimin e tij me të ftuarin e radhës, Elvis Naçin.  “E shkundi pak studion Naçi e shkundi. Po shihja dritat që lëviznin por nuk reagova se thashë mos gaboja,”-tha Fevziu.

Read More

Kryeministri Rama ka folur mbrëmjen e sotme për “luftën” mes tik dhe Presidentit Ilir Meta. Rama ka thënë se ka pasur vetëm një moment kur ka qenë në “luftë” me kreun e shtetit, por sipas kryeministrit, dhe atëherë ia tregoi vendin. “Kam pasur vetëm një moment lufte me Ilir Metën. I tregova vendin kur kërkonim votën për mandatin e dytë, pas asaj nuk kam harxhuar më energji. Unë thjesht pas asaj kam bërë detyrën”, u shpreh Rama në emisionin Real Story.BISEDA NË EMISION:Sokol Balla: Lufta politike mes jush vazhdon? A e vazhdoni ju luftën se Se sapo thatë që Meta e…

Read More

Nga Alfred Peza / Dita e parë e hapjes së re graduale që po aplikon Shqipëria, përkoi me 24 orëshin e rekordeve më pozitive të pandemisë jo vetëm për ne, por edhe për Europën e vendet më të prekura të planetit. Bashkë me mijëra qytetarë që nxituan për të shfrytëzuar në maksimum, gradët e reja të lirisë përmes masave të distancimit social, u ndje menjëherë edhe hapja e temave të para politike, që pritet të dominojnë axhendën e post pandemisë. Megjithëse me vetëm 10 raste të reja në ditën e parë të kësaj jave dhe numrin e të shëruarve 11%…

Read More

Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit pak më parë, ka pasur si epiqendër Dërvenin, Fushë- Krujë. IGJEUM shpjegon se tërmeti ka qenë me Magnitud 3.4 i shkallës Rihter, thellësia 34 km. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Kujtojmë se sipas sizmologëve për lëkundjet e fundit që janë ndjerë vazhdimisht në vend deklarojnë se janë pas-lëkundje të tërmetit të madh që ra më 26 nëntor.

Read More

26 mostrat e fundit të personave të kontaktit dhe të afërmve të policëve dhe ushtarakëve të derguar për ekzaminime në ISHP sapo u konfirmuan negative.  Numri te shëruarve në Kukës shkon në 10 persona dhe deri tani ka 18 të prekur me COVID-19. Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë 10 persona janë konfirmuar pozitivë. 10 të prekurit janë 9 raste janë në Tiranë, shumica kontakte familjare dhe një rast i ri është në Shkodër.

Read More

Presidenti Meta ka komentuar deklaratat e Monika Kryemadhit, e cila është shprehur se Covid-19 është një konspiracion dhe një mashtrim. Në një intervistë për RTV Ora, Meta është treguar i kujdesshëm në përgjigje, duke u shprehur se duket sikur situata është më e relaksuar , pasi nuk kemi një mbingarkesë të shëndetësisë me rastet e terapisë intensive mund të duket sikur ka qenë një rrezik i ekzagjeruar. Beti Njuma: Bashkëshortja juaj ishte mendimit që Covid-19 ishte një konspiracion dhe nuk duhet besuar, se është një mashtrim i krijuar në laborator për të ndryshuar sjelljen njerëzore. Ju personalisht, çfarë mendoni për këtë…

Read More