“Andrà tutto bene”, thonë Italianët, por në të vërtetë, a do të jetë gjithçka më mirë nesër? Mund të duket deklaratë e nxituar, ajo që Emmanuel Macron e ka përshkruar si “një luftë kundër një armiku të padukshëm”, për të marrë parasysh pasojat politike dhe ekonomike. Sidoqoftë, udhëheqësit botërorë, diplomatët dhe analistët gjeopolitikë e dinë që po jetojnë në një periudhë e cila do përcaktojë epokën e ardhshme, dhe e kanë njërin sy në luftën e përditshme, e tjetrin se si do të ndikojë kjo krizë në të gjithë botën. Tashmë i gjithë fshati global ka filluar të nxjerrë mësime.…
Author: tirana
Presidenti i SHBA, Donald Trump tha se synon të faturojë Kinën për një shumë ‘të konsiderueshme’ për dëmet e shkaktuara nga koronavirusi. Ideja për të kërkuar dëmshpërblime nga Kina erdhi pasi një gazetë gjermane publikoi me ironi një faturë prej 160 miliardë dollarësh për mbylljet e ndikimit që ka pasur koronavirusi në ekonomi pas përhapjes nga Ëuhan në Evropë. Presidenti pretendoi se ai kishte një ide “shumë më të lehtë” dhe se po planifikonte të merrte shumë më tepër nga sa sugjeronin gjermanët. “Gjermania po i shikon gjërat dhe ne po shohim gjëra, dhe ne po flasim për shumë më…
Teksa të gjithë jemi në karantinë, Dafina Zeqiri po mendon të na surprizojë. Këngëtarja shqiptare nuk është ndalur në asnjë moment dhe tashmë po punon për një projekt të ri muzikor. Menjëherë las ndarjes nga DJ Geek, Dafina ka publikuar në Instagram një foto ku tregon se “po gatuan” këngën e radhës. Surpriza qëndron tek bashkëpunëtorët e saj, të cilët janë të huaj. Nga postimi që ka bërë këngëtarja shihet Hamza një reper me origjinë belge dhe producenti OzTouch. Dafina nuk ka zbuluar më tepër detaje dhe të gjithë jemi duke pritur se çfarë ka përgatitur këtë herë. Projekti i…
Ish deputeti i PD, Ervin Salianji në një komunikim live në Skype ka folur ndër të tjera edhe për vrasjet e bujshme që tronditën vendin, sidomos ato në Durrës. Salianji hodhi akuza të forta, duke thënë se vrasjet në Durrës janë kryer nga bandat e lidhura me Partinë Socialiste, tha Salianji për News24. Ai shtoi se madje bandat mund të kenë lidhje deri me Ramën vetë. “Rasti i kapjes së Bilbilit në Tiranë tregon se krimi është nëpër këmbë. Edhe vrasjet e vetë-vrasjet e djeshme, treguan se në këtë vend, nëse do që të respektosh rregullat, futesh në burg, kontrollohesh…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se 1 mjeke dhe 2 infermiere janë shëruar nga COVID-19, pas testit konfirmues. Gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga COVID19 janë tashmë plotësosht të shëruar. Në total deri tani janë shëruar 53 personel shëndetësor. Postimi i Ministres Manastirliu: Më gëzon pa masë lajmi se gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga COVID19 është plotësosht i shëruar nga ky armik i rrezikshëm. 1 mjeke dhe 22 infermiere janë shëruar nga #COVID19, mes 9 të shëruarve të…
Kufizimi i lëvizjes së automjeteve për shkak të virusit COVID-19, tregoi se nisma e Bashkisë së Tiranës për shtimin e korsive të biçikletave dhe zgjerimin e trotuareve ishte e drejtë. Ndaj, zgjerimi i trotuareve dhe ndërtimi e rrjetit të korsive të biçikletave, me qëllim lehtësimin e lëvizjen së qytetarëve, duke u dhënë përparësi këmbësorëve, njerëzve me aftësi të kufizuara apo nënave me karrocë, po vazhdon me ritme të shpejta. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi disa nga punët që po kryhen te Libri Universitar, ish stadiumi “Dinamo”, sheshi “Uilson” etj., ku theksoi se një nga mësimet që na…
Librazhdi është një nga qytetet e përfshira në “zonën e gjelbër” pasi deri më tani nuk ka asnjë rast të evidentuar me COVID-19. Ndaj, nga kjo e hënë, edhe jeta në qytet është gjallëruar, ku ka filluar edhe një lëvizje më e madhe. Në një intervistë për tirananews.al, Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra ka shpjeguar gjithë masat e marra nga institucioni që ai drejton në mënyrë që lehtësimi të mos kthehet në bumerang. Gurra jep një lajm të mirë dhe për të gjithë bizneset e qytetit të Librazhdit të cilët do të kenë lehtësim ndaj detyrimeve që kanë…
Kompania, Toyota Motor deklaroi se shitjet në mbarë botën pësuan ulje, pasi pandemia e koronavirusit ndaloi pjesën më të madhe të operacioneve të kompanisë. Në muajin mars, shitjet globale të grupit Toyota, përfshirë “Daihatsu Motor” dhe “Hino Motors”, ranë me 22,6% në 779.1151 njësi. “Shitjet e huaja ranë me 29,3% në 519 807 automjete, ndërsa shitjet e brendshme ranë me 4,7% në 259 344 njësi”, njoftoi kompania. Shumica e fabrikave vendase dhe të huaja kanë ndaluar operacionet për shkak të pandemisë, ndërsa ato në Kinë filluan funksionimin nga fundi i marsit. Më 12 maj Toyota ka planifikuar të paraqesë rezultatet…
Dje kreu demokrat zhvilloi një intervistë teki Syri.tv me gazetarin Çim Peka. Por sikurse e shihni edhe nga kjo video, kreu demokrat dhe moderatori kanë kryer edhe një shkelje, pasi kanë përdorur ashensorin dhe mbi të gjitha nuk kanë vendosur as maskë si pjesë e masave mbrotjëse nga Covid-19. Për më tepër, në ashensor kanë qenë katër persona.
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, ata që kërkojnë të mbrojnë zemrat e tyre duhet të hanë një shumëllojshmëri të peshkut yndyror të paktën dy herë në javë. Tre acidet yndyrore kryesore omega-3 janë acidi alfa-linolenik (ALA), acidi eikosapentaenoik (EPA) dhe acidi dokozheksaenoik (DHA). EPA duket se parandalon koagulimin e gjakut sepse hollon gjakun dhe, në këtë mënyrë, zvogëlon dhimbjen dhe ënjtjen. DHA mund të shndërrohet në EPA nga organet tona, por përfitimet shëndetësore tejkalojnë atë detyrë të thjeshtë. DHA zvogëlon trashësinë e gjakut, ul nivelin e triglicerideve në gjak, është e rëndësishme për funksionimin e duhur të membranave qelizore dhe…
Pentagoni ka publikuar zyrtarisht tri video të shkurtra që tregojnë ‘fenomene ajrore të paidentifikuara’. Pamjet tregojnë objekte të panjohura fluturuese që lëvizin me shpejtësi teksa regjistrohen nga kamerat infra të kuqe. Në video dëgjohen anëtarët e shërbimit që reagojnë me habi kur shohin objektet duke lëvizur. Një zë spekulon se mund të jetë një dron. Videot ishin publikuar më parë nga një kompani që studion informacione rreth fenomeneve ajrore të panjohura. Sipas zëdhënëses Sue Gough, Pentagoni po i publikojnë zyrtarisht tani, në mënyrë që të sqarojnë çdo ide të gabuar nga publiku nëse pamjet që kanë qarkulluar ishin të vërteta,…
Luani- Sot do jeni folës të shkëlqyer dhe të gjithë do kenë dëshirë t’iu dëgjojnë. Do jeni këshilla, por disa do i ndriçoni të pranojnë edhe disa gabime. Nëse keni një lidhje do jetë një ditë mjaft premtuese kjo e sotmja. Partneri do i mbajë të gjitha premtimet që ju ka bërë dhe një etapë shume e bukur ka për të filluar për ju. Nëse jeni beqarë do vazhdoni të mbeteni vetëm sepse nuk do ju pëlqejnë personat që do iu joshin. Në punë do e keni shumë të lehtë t’i shprehni ato që mendoni dhe do mund të bashkëpunoni…