Rrezet e diellit të ditës së sotme, Xhensila ka zgjedhur t’i shijojë pranë detit me vajzën në krahë. Këngëtarja ka publikuar disa foto me Ajkën, ku duket se ndodhet pranë detit. “O lule e bukur e gjakut tim”, ka shkruar Myrtezaj krah postimit të fundit ku shfaqet e veshur në ngjyrë të bardhe dhe me pamjen mjaft tërheqëse. Komplimentet e ndjekësve kanë qenë të ndryshme, megjithatë kujtojmë se gjatë kësaj periudhe ajo dhe Besi kanë ndarë video të ndryshme humortistike pranë vajzës së tyre, Ajka, ndaj të cilës kanë treguar përkushtimin maskimal.
Author: tirana
Arilena Ara ka treguar me anë të një videoje në llogarinë e saj se si po e kalon karantinën mes filtrave të ndryshëm në ‘Snapchat’. Këngëtarja ka publikuar një video ku shfaqet në versionin “mashkull” duke përshkruar kështu krizën e kësaj periudhe. “Krizë e madhe. Tagg vëllain tënd”, ka shkruar Arilena krah videos ku ankohet si të ishte një djalë që nuk ka takuar asnjë vajzë këto kohë. Komentet dhe reagimet e ndjekësve kanë qenë të ndryshme dhe shumica prej tyre kanë qeshur me pamjen e Arilenës në gjininë e kundërt.
Në një situatë ku të gjitha universitetet në vendin tonë janë të mbyllura për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19, ditën e sotme Universiteti i Mjekësisë në Tiranë ka marrë një vendim lidhur me ecurinë e vitit akademik. Në njoftim thuhet se ky vit akademik do të quhet i mbyllur ndërsa më tej thuhet se studentët ruajnë të drejtën e frekuentimit me dëshirë të seancave të prapambetura më vitin e ardhshëm me grupet e rregullta mësimore. Për sa u përket provimeve Universiteti i Mjekësisë thekson se ato do të zhvillohen me shkrim duke ruajtur distancën për shkak të Covid-19…
Janë zbardhur të tjera detaje të reja nga plagosja e ndodhur pasditen e sotme në urën e Bunës në Shkodër. Mësohet se i plagosuri, Gëzim Bici ka qenë në këmbë në momentin kur autorët, e kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje. Sipas dëshmitarëve, nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga plagosja, gjë që shton dyshimet se autorët kanë përdorur një pistoletë me silenciator, ose armë e një kalibri të vogël. Në urën e Bunës, ndodhen disa restorante dhe biznese të tjera, ndërsa Policia ka shoqëruar në Polici një peshkatar, i cili ka qenë pranë në momentin e plagosjes. Ngjarja ka…
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Grabjan në Lushnje. Shtetasi K.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke udhëtuar me motomjetin e tij, është përplasur me një mjet bujqësor(motorrkorrëse) e cila drejtohej nga shtetasi B.Z., 61 vjeç, banues në Grabjan. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi K.Q. Eshte shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i motorrkorrëses dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Katër gra shtatzënë janë prekur nga COVID-19 në Shqipëri ndërkohë që lajmi i mirë është se 3 prej tyre janë shëruar. Në total numri i personave të infektuarve ka shkuar në 750, nga këta 30 janë fëmijë, prej të cilëve 11 janë shëruar. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 14 raste te reja me koronavirus. Harta e të infektuarve është zgjeruar me 7 raste në Tiranë, 5 në Krujë dhe 2 në Shkodër. Ndërkohë listë së të shëruarve i janë shtuar edhe 9 pacientë të tjerë, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në…
Një burrë me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët nën akuzën e dhunës seksuale, lëndime personale dhe kërcënim të rënduar. Historia e trishtë filloi mbrëmë rreth orës 2:30 me thirrjen e një gruaje të dëshpëruar në polici, e cila raportoi se ishte sulmuar dhe përdhunuar nga një burrë, i cili më pas ishte larguar. Forcat e rendit shkuan menjëherë në shtëpinë e vajzës duke kërkuar edhe ndihmën e urgjencës mjekësore. Gruaja e re me origjinë të huaj i tha karabienirëve se një burrë që ajo e njihte, kishte hyrë në shtëpinë e saj me arsyetimin për t’i thënë lamtumirën duke…
Forcat Ushtarake janë gjithashtu pjesë e heronjve në luftën me koronavirusin, të cilët ndodhen në terren 24 orë në të 7 ditët e javës. Për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qytetarëve ata sakrifikojnë familjen e tyre si dhe janë gjatë gjithë kohës në përballje me rrezikun e infektimit nga COVID-19. “Shumicën e kohës kemi qenë të detyruar të qëndrojmë në terren. Mundohem të mos i takoj fëmijët dhe kur shkoj në mbrëmje në shtëpi shpesh futem këmbadoras që të mos më shohin. Jo gjithmonë funksionon dhe kur fëmijët më shohin thonë erdhi Spiderman-i”, është shprehur një efektiv i forcave…
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar në studion e lajmeve në “AbcNews”, se ‘gropa’ ku humben gjurmët e çdo atentatori në Shqipëri është Tiranë- Durrës-Fushë Krujë. Teksa fliste për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia, Hoxha shprehet se ky vend quhet si Trekëndëshi i Bermudës’, dhe që me shumë mundësi të çon drejt autorëve. “Në e quajmë Trekëndëshi i Bermudës’. Është gropa Tiranë-Durrës-Fushë Krujë ku zhduken gjurmët e çdo atentati dhe çdo autori largohet në atë drejtim. Dihet tashmë, nëse ndodh diçka në Durrës, ti shkon drejt Fushë Krujës, nëse ndodh diçka në Tiranë, ti sërish shkon në atë drejtim,”– tha Hoxha ndër…
Buletini i fundit i lëshuar nga Mbrojtja Civile tregon një rënie të mprehtë të numrit të infektuarve nga Coronavirusi ndërsa shifra për viktimat është pak në rritje n ëkrahasim me ditën e djeshme. Në 24 orët e fundit ka 382 vdekje të reja (dje ishin 333). Në këtë pikë, numri i përgjithshëm i viktimave në Itali ka arritur në 27.359 Dje pati -290 raste të reja të me të infektuar, sot të dhënat relative -608. Një shifër që sjell poshtë numrin e përgjithshëm të aktualisht pozitivë ndaj virusit deri në 105.205 (dje kishte gjithsej 105.813). Në përgjithësi, numri i përgjithshëm…
Pak ditë më parë mediat publikuan lajmin se me firmën e Edi Ramës, Këshillit Kombëtar i Territorit, i ka dhënë të drejtën një kompanie të rikonstruktojë një pikë karburanti në Lungomare. Kjo ka zemëruar jo pak vlonjatët të cilët i kanë kërkuar shpjegime kryeministrit se përse e ka lejuar një gjë të tillë. Kjo ka detyruar vetë kreun e qeverisë që të sqarojë në profilin e tij në Facebook qytetarët e Vlorës, teksa thekson se “pjesa interesante është që ata që shanin Lungomaren kur nisi të ndërtohej e s’më linin gjë pa thënë, tani po e mbrojnë Lungomaren nga unë”.…
Këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha, ka vendosur të përfshihet në politikë, megjithatë kjo zgjedhje e saj nuk është pritur aspak mirë nga disa. Ajo ka marrë ofendime dhe kërcënime, madje edhe për jetën. “Je e vdekur Eliza Hoxha,“ shkruhet në statusin e një personi. Ajo ka vendosur të reagojë publikisht, e trishtuar nga gjithë këto fjalë. “PASQYRË SHOQËRORE KOSOVARE. Prej se kam hy në politikë përditë të lume marr ofendime publike e edhe në inbox kot e kot… Liria me linqu dhe me stigmatizu në Kosovë është aq e jashtzakonshme sa që kalon në shkelje, abuzim dhe kërcnim të tjetrit…