Author: tirana

Shërohen të gjithë të prekurit nga COVID-19 në Mallakastër, Lezhë, Rrogozhinë dhe Tropojë Shifrat bëhen të ditura nga adresa zyrtare e platformës “coronavirus.al”, e krijuar me qëllim informimin e qytetarëve për shifrat zyrtare, vetëm për situatën e të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431. Nga puna e bërë e mjekëve, rezulton se Mallakastra, Lezha, Rrogozhina dhe Tropoja janë zonat ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar. Po sipas shifrave të…

Read More

Në kuadër të zbutjes graduale të rregullave të reja, në mesin e të cilave, edhe hapjen e dyqaneve të rrobave, vijnë edhe ndryshimet me të cilat tashmë duhet të mësohen klientët. Me hapjen e dyqaneve brenda fashës orare deri në 17:30, bizneset janë të detyruara të respektojnë protokollin e sigurisë të vendosur nga qeveria në kuadër të masave higjieno-sanitare për mbrojtjen nga COVID-19. Sipas këtij protokolli në dyqanet e rrobave duhet që punonjësit të përdorin në çdo moment dorezat mbrojtëse si dhe të jenë të pajisur me maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Në portalin “e-Albania” është publikuar protokolli…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai ka informacion rreth udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe se shpreson se ai është mirë me shëndet. Pohimi i zotit Trump vjen pas disa ditë spekulimesh lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëheqësit të Phenianit, vendndodhen e tij dhe nëse ai ka kryer një operacion në zemër. “Daily NK”, një faqe në internet me qendër në Seul, raportoi javën e kaluar se Kim Jong Un-i po merrte veten pasi i ishte nënshtruar një procedure kardiovaskulare më 12 prill, duke përmendur një burim të paidentifikuar në Korenë e Veriut. Por…

Read More

Policia ka ndaluar ditën e djeshme dy aktorët Ledio Lako dhe Gent Hazizi pasi janë konfrontuar në mënyrë të dhunshme me njëri-tjetrin. Gjithçka ka ndodhur pranë ish-ekspozitës, aktorëve të njohur ka nisur për shkak se Hazizi ka akuzuar Lakon se ky i fundit është bërë shkak që ai të largohet nga një show televiziv ku ata të dy ishin të angazhuar. Policia e Tiranës ka dalë sot me një njoftim zyrtar për sherrin e ndodhur mes dy aktorëve, duke dhene edhe detaje lidhur me referimin qe eshte bere ne prokurori. Në njoftimin e saj, policia, bën me dije, se ka…

Read More

Karantina si pasojë e Covid-19 na ka bërë të kuptojmë që asnjë rregull apo etiketë sjelljeje dhe ndërveprimi nuk vlen më, as sa i përket qëndrimit brenda shtëpisë sigurisht. Tani shumë njerëz marrin pjesë në mbledhje me pizhama, mëngjesin e hanë kur të duan, këndojnë, kërcejnë, punojnë nga shtëpia, blejnë nga shtëpia, duke mos iu përmbajtur më të gjitha normave të shoqërisë përpara Covid-19. Dushi është një prej normave që na bën njerëz e në këto kushte po kthehet në diçka opsionale. Në mungesë të daljes për në punë, takimeve dhe angazhimeve të tjera jashtë shtëpisë, shumë njerëz po kuptojnë…

Read More

Qeveria ka miratuar dy vendime, të cilat i hapin rrugë dhënies së ndihmës ekonomike në situatën e krijuar nga pandemia Covid-19 dy kategorive: punonjësve të padeklaruar, të cilët janë në kufijtë e mbijetesës dhe naftëtarëve të uzinës së Ballshit. Çdo familje e cila ka aplikuar në skemën e ndihmës ekonomike që prej Korrikut të 2019-s deri në Prill të këtij viti, por është refuzuar, do të marrë shumën 16 mijë lekë të rinj. Kjo incentivë jepet për kategorinë të cilët më parë mund të kenë patur një punë informale dhe të ardhurat që merrnin nuk i klasifikonin si përfitues të…

Read More

Gjithçka që kemi lexuar në lajme këto ditë është fakti që karantina ia ka sjellë çifteve “në majë të hundës” njëri-tjetrin dhe shumica prej tyre janë ndarë. Duket se izolimi ka qenë një test i vështirë për shumicën e të dashuruarve, por për një pjesë tjetër jo edhe aq. Ndjekësit në Instagram janë bërë kuriozë të dinë statusin aktual të moderatores Fjoralba Ponari, e cila thujase çdo ditë realizon pyetje anonime në InstaStory apo video live. “A vazhdon e lidhur? Apo u ndave edhe ti si gjithë njerëzia?”- e pyet dikush moderatoren. Me një përgjigje pa fjalë fare, vetëm me…

Read More

Nga Mero Baze Ilir Meta vazhdon të sqarojë publikisht pozicionin e tij kudrejt Qeverisë “Rama”, që nuk është pozicion tradhtari, por sipas tij, pozicion “shtetari”. Të gjithë gazetarët që përballen me të, e shikojnë si një njeri që ka tradhtuar dhe e pyesin vetëm për këtë gjë. Mbështetësit e PD në rrjetet sociale, e shikojnë si të dyshuar për tradhtar. Fatos Lubonja, që vetëm para dy javësh e quante heroin e vetëm në fushë, e shikon po ashtu si tradhtar. Gjithë debati në publik për të, bëhet si për dikë që po ndryshon qëndrim dhe mund të prishë balancat…! I…

Read More

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë me dije lajmin se vetëm klasat e 12-ta do të rikthehen për mësim në shkolla. Sipas saj, data më e përafërt e rikthimit është 11 maji, ndërsa mësimi do të vijojë deri më datë 29. “Kemi vendosur që të hapim shkollat për klasat e 12-ta për programin e maturës. Data më e përafërt është 11 maji. Do të ketë vetëm leksione për lëndët e maturës. Mësimin nga shtëpia do ta mbyllim 2 javë më herët që mësuesit të kenë mundësi të përmbushin veprimet e tyre adminsitratieve, hedhjen e notave dhe plotësimin e regjistrave,”-tha…

Read More

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar se provimet e klasës së pestë dhe ato të lirimit do të anulohen. Në një njoftim zyrtar, Shahini u shpreh se notat do të vendosen me komisione pasi provimet e lirimit nuk kanë të njëjtën peshë me ato të Maturës Shtetërore. “Janë katër elementë të rëndësishëm për përfundimin e vitit shkollor sot. Ky vit shkollor do të mbyllet në qeshor 2020. Provimet e maturës do të mbahen siç i kemi planifikuar. Provimet e klasës së pestë dhe të nëntë do të anulohen. Provimet e lirimit nuk e mbajntë të njëjtën peshë si provimet…

Read More

Mbrëmjen e djeshme kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi se opozita që ulërinte nuk ekziston më dhe se sipas tij qytetarët duan opozitën që drejton ai. Kjo deklaratë u duk si një thumbim për ish-kryeministrin Sali Berisha që e ka drejtuar më parë PD-në, ndërsa për këtë i është përveshur keq ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri. Me tone ironike dhe akuza të forta ai i drejtohet Bashës duke i thënë i dashur Lulzim, ndërsa deklaron se ka bërë mbase shumë mirë që është distancuar hapur nga tradita e të bërit opozitë nga PD para se të zgjidhej…

Read More

Burime nga policia bëjnë me dije se është shoqëruar në Polici autori i dyshuar i plagosjes së 50- vjeçarit Gëzim Bici tek Ura e Bunës në Shkodër. Shkodër / Informacion paraprak Shoqërohet në Polici autori i dyshuar i plagosjes me armë të 50 – vjeçarit. Më datë 28.04.2020, rreth orës 17:10, në afërsi të Urës së Bunës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi G. B., rreth 50 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjeksore Në vendngjarje shkuan forca të shumta policie, të cilat rrethuan zonën dhe ngritën pika kontrolli. Si rezultat…

Read More