Author: tirana

Dhuna në familje kryeson rastet e trajtuara nga gjykatat në këtë periudhë pandemie. Avokati Erion Kullolli, i cili gjatë kësaj kohe ka trajtuar disa raste, shprehet se fenomeni ka pësuar rritje. ‘Fatkeqësisht kjo situatë ka ndikuar më shumë në lidhje me marrëdhëniet familjare. Është vënë re një rritje e numrit të kallëzimeve në lidhje me dhunën në familje. Edhe sot kam marrë një ankim për zëvendësim të masës së sigurisë në lidhje me veprën penale dhunë në familje”, tha Kullolli për Ora News. Një prej rasteve konkrete është dhe dhuna fizike dhe psikologjike që një bashkëshort ka ushtruar ndaj gruas…

Read More

Aktori i njohur, Agron Llakaj, feston sot 60-vjetorin e lindjes. Me një karrierë të gjatë në skenë, ai është kthyer në një nga artistët më të dashur të publikur. Në ditën e lindjes, nuk kanë munguar urimet e shumta nga miq, kolegë por vëmendjen e ka marrë ai i vajzës së tij, e cila me siguri i ka përlotur të gjithë me dedikimin prekës. “NGA ALKIDA/ Anë e mbanë botës do të vrapoja me një frymë për të mbledhur në buqetë urimet më të bukura që ekzistojnë dhe të t’i dhuroja sot ty babush në 60 vjetorin e lindjes….do të…

Read More

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në një komunikim live në “Facebook” ka dhënë informacion të rëndësishëm për të gjithë qytetarët lidhur me dhimbjen e gjoksit. Mjeku Brataj tha se çdo dhimbje gjoksi duhet konsideruar si kardiak dhe nuk duhet neglizhuar. Teksa sqaroi shenjat e para të arrestit kardiak, Brataj theksoi se duhet shkuar menjëherë në spital, pasi nëse kalojnë 10 minuta nga arresti, njeriu pëson dëmtime të pakthyeshme dhe mbetet gjithë jetën në koma. “Njerëzit nuk duhet ta neglizhojnë dhimbjen e gjoksit. Nga 6 deri në 10 minuta, truri i njeriut fillon të pësojë dëmtime. Kjo çon në rrezik…

Read More

Këto kohë, kur të gjithë janë izoluar për shkak të Koronavirusit, shumë të famshëm kanë gjetur si argëtim shfletimin e fotove të vjetra. Edhe Vesa Luma ka bërë të njëjtën gjë. Ajo ka publikuar një foto të 30 viteve më parë, kur ishte mjaft e vogël. Në të mund të vësh re ngjashmërinë e madhe që Liani ka me Vesën, kur ajo ishte fëmijë. Vogëlushi është një kopje e nënës së tij dhe këtë e kanë vënë re edhe ndjekësit e këngëtares, të cilët e kanë komentuar menjëherë ngjashmërinë mes saj dhe Lianit. Kujtojmë se Vesa, bashkë me Big Bastën…

Read More

Ndërkohë që COVID-19 ka shkaktuar 2,762,484 të infektuar dhe 193,227 të vdekur, një lajm i mirë vjen nga Kina. Sipas Daily Mail, një zyrtar kinez ka deklaruar se vaksina e parë e koronavirusit COVID-19, mund të jetë e gatshme në më pak se 5 muaj, pra në shtator. Dr Gao Fu, drejtori i përgjithshëm i Qendrës së Kinës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, tha që Kina do të sjellë një vaksinë efikase për COVID-19 deri në shtator. Shefi i shëndetësisë shtoi se vaksina do të përdoret për situata emergjente, siç është një valë e re e shpërthimit të virusit.…

Read More

Aktori i humorit, Sejfulla Myftari, ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi. Cekja, siç të gjithë e njohin, u shpreh që është mërzitur së tepërmi këto kohë karantine, pasi nuk është mësuar të qëndrojë kaq gjatë në shtëpi. Po ashtu ai shprehet me humor, se edhe pse ka 40 vite me gruan dhe janë bërë si motër e vëlla prapë grinden. “Më duket sikur jam në arrest shtëpie. Kemi një moment filmi me Drilon Hoxhën për të xhiruar dhe kam dalë pak. Me gruan zihem, s’kam ça…

Read More

Ekzekutimi në mënyrë mafioze e Kastriot Reçit më 7 Janar të këtij viti në qendër të Rrëshenit, vijon të mbetet pa asnjë autor. Burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit konfirmojnë se tashmë hetimet për të zbuluar atentatorin dhe bashkëpunëtorët e tij janë shtrirë edhe me homologët kosovarë. Kjo për shkak se snajperi i përdorur në vrasje ka ardhur nga Kosova. Në përgjigjen zyrtare që policia kosovare i dha hetuesve në vendin tonë, thuhet se pikërisht ky snajper i tipit “Sabatti” është vjedhur në territorin e tyre, në një banesë zonën e Rahovecit. Kjo gjë është verifikuar nga numri serial që…

Read More

Imazhet e fundit të balenave dhe delfinëve që notojnë në Detin Adriatik janë bërë virale nëpër rrjetet sociale, duke nxitur sugjerime se natyra “më në fund ka gjetur pak paqe” gjatë pandemisë së COVID-19, e cila ka ulur shumë trafikun detar. Hrvoje Cizmek, biolog detar nga shoqëria e eksploruesve detarë kroatë, “20,000 Liga”, tha për BIRN se kjo teori është ndoshta e saktë, pasi gjitarët detarë si delfinët dhe balenat përdorin tinguj për të komunikuar ku ndërhyn trafiku i madh njerëzor, gjë e cila i detyron këta gjitarë të shmangin detet me trafik. Por ai tha se balenat shfaqen në…

Read More

Dashi Mund të përballeni me probleme në punë, të cilat do ua vështirësojnë ditën. Mos ngurroni të kërkoni këshillën e një miku, bashkëpunëtori apo edhe të partnerit/es. Demi Mundohuni që të mbani nën kontroll nervozizmin tuaj, i cili do të jetë i tepruar. Mund ta gjeni veten të dalë nga natyra juaj, ndaj bëni kujdes. Binjakët Nëse e keni lënë pas dore njeriun e zemrës kohëve të fundit, kjo është dita për të rikuperuar. Sfera sentimentale do të jetë mjaft e favorizuar. Gaforrja E shtuna do të jetë mjaft impenjative sa i takon sferës profesionale. Por nga ana tjetër kjo…

Read More

Koronavirusi mund të mbetet në sytë e pacientëve të infektuar për javë të tëra. Në këtë përfundim ka dalë një rast studimi i sapo botuar. Studiuesit në Institutin Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Itali zbuluan se virusi vazhdonte të qëndronte në sytë e një gruaje 65-vjeçare për 21 ditë pasi ajo filloi të shfaqte simptoma. Ka gjithashtu raste të personave që u skuqen sytë si pasojë e koronavirusit rreth e qark botës, por numri i pacientëve të prekur nga kjo simptomë mbetet mjaft i ulët, shkruan abcnews. Edhe pse koronavirusi përhapet kryesisht nga personi në person përmes spërklave të pështymës…

Read More

Këngëtarja Julka Gramo ka komentuar shembjen e gjimnazit “Sami Frashëri” për shkak të dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar. Në një intervistë për “Report Tv”, Julka tha se nga shkolla kishte shumë kujtime.  Më konkretisht ajo përmendi edhe kohët kur këndonte në aktivitetet e shkollës apo në festa me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. “Kemi një grup chati me komplet klasën e gjimnazit dhe aty erdhën pamjet e para, madje po bënim shaka duke rrethuar dritaret e klasës, e thonim nuk po shembet dot klasa kërkojnë ndihma. Të vjen keq kur sheh pamje të tilla, se…

Read More

Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj dhe partneri i saj në art dhe jetë, Vitmar Basha kanë ndërmarrë një nismë e veçantë për të sjellë sadopak një atmosferë ndryshe për bluzat e bardha që janë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 dhe për ata që po kalojnë ditët më të vështira të tyre, të shtruar në spital të prekur nga koronavirusi. Në dritaret e spitalit Infektiv sheh bluzat e bardha, mjekë e infermierë me veshjet mbrojtëse, teksa duartokasin dhe shijojnë melodinë e zërit të veçantë të Çibukajt.

Read More