Koronavirusi e ka izoluar pjesën më të madhe të popullsisë në shtëpi. Natyrisht nga koronavirusi nuk ka ngelur pa u prekur edhe media. Shumë emisione televizive janë mbyllur gjithashtu për shkak të parandalimit të përhapjes së COVID-19 në stafet e tyre. Të njëjtin fat ka pasur edhe emisioni i moderartores Arbana Osmani, ‘Dua të të bëj të lumtur”. Teksa nuk ka nguruar të tregojë çdo ditë sesa i mungon puna e saj, Arbana ka publikuar në rrjetet sociale dhe një meme për emisionin e saj, ku protagonist janë kreu i PD, Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se jë nga pyetjet që i është bërë më shumë gjatë gjitha kësaj kohe ka qenë “ku qethesh”. Nisur nga fakti që berberët janë të mbyllur, por kjo nuk është reflektuar në pamjen e jashtme të kryeministrit Edi Rama, qytetarët nuk kanë nguruar që ta pyesin. Megjithatë kryeministri është treguar i rezervuar dhe nuk e ka zbuluar, por nuk i ka kursyer ironitë. “Nuk po tregoj se do bëni nga ato historitë jo bunkeri, jo Surreli”, tha Rama.
Shprehja “për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore”, është përdorur shumë kohët e fundit. Politikanët, komentuesit dhe analistët i janë drejtuar rregullisht luftës, si një moment krahasimi për kohën dramatike në të cilën befas po jetojmë. Para se të sëmurej vetë nga COVID-19, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson bëri referenca të tilla, kur tha se qeveria e tij ka hapa “të paprecedentë që nga Lufta e Dytë Botërore”. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka folur në të njëjtën linjë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres foli për “një ndikim ekonomik që do të sjellë një…
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk do të hapen lokalet, dentistët, parukeritë, kafenetë pasi ato janë vatra të rrezikshme infeksioni. Këtu bëjnë pjesë edhe lokalet e natës. “Dentistët, parukeritë, kafenetë nuk do të hapen. As lokalet e natës nuk do hapen”, tha Rama.
Një modele 23 vjeçare rezidente në Bologna tregon se po përjeton një makth si pasojë e koronavirusit. Bianca Dobroiu u paraqit në spitalin e Sant’Orsola më 28 shkurt me temperature të lartë dhe kishte të gjitha simptomat e Covid-19. Ajo u deklarua e shëruar më 10 mars, por që nga ajo ditë rezulton ende pozitive me koronavirus. “Prej muajit mars jam në gjendje të mirë, por pas 6 tamponesh rezultoj ende pozitive. Qëndroj e mbyllur në dhomën time në karantinë dhe nuk takoj askënd”, tregon 23 vjeçarja. Vajza e re jeton me të ëmën në një apartament në qytetin emilian,…
Është shënuar rasti i parë me Covid-19 ne qytetin e Permetit. Raportohet se bëhet fjalë për një emigrant të karantinuar në një prej hoteleve.Emigranti kishte ardhur nga Greqia 5 ditë më parë permes pikes se kalimit kufitar te Kakavijes. Ai eshte në fazën e parë të sëmundjes. Ky është rasti i parë i konfirmuar në qarkun e Gjirokastrës.
Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Facebook” ka njoftuar qytetarët për zonat, ku do të bëhet një relaksim i lëvizjeve. Rama tha se do të bëhet relaksim lëvizjesh në qarkun Gjirokastër, në qarkun Dibër, por edhe në Librazhd, në Pogradec, Divjakë e Himarë. “Kancelarja gjermane na ka vënë në dispozicion një grup ekspertësh gjermanë, me kërkesën time. Mos përdorni kot më kot shembuj Gjermania, Suedia, Norvegjia etj. Ua konfirmoj se edhe me ekspertë gjermanë kemi provuar saktësinë tonë strategjike. Ekspertët që kanë mandat institucional na kanë dhënë të drejtë. Nga fillimi i javës tjetër do ketë relaksim…
Kryeministri Edi Rama dha sot një lajm të keq, duke thënë se një djalë ka shkuar nga Tirana në një rreth të vendit, edhe pse e dinte se kishte koronavirus e ka infektuar atje edhe prindërit e tij. Rama tha se ky është një lajm i keq, nga ku shqiptarët duhet të marrin mësim, për të mos ndodhur të tilla ngjarje të rënda. Në lidhje me postimin e kryeministrit Rama, ka pasur komente nga më të ndryshmet, disa prej të cilave kreu i qeverisë iu është përgjigjur. Një komentuese me emrin Halit Amina Bajram Tabaku komenton: “Nuk ke faj jo,…
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rastin e Mirditës teksa ka komunikuar me qytetarët pasditen e sotme, për të theksuar dhe njëherë se sa i rrezikshëm është ky virus dhe sa rrezik mund të sjellë moszbatimi i masave. Rama tha se ata prindër sot rrezikojnë seriozisht, ndërsa djali ende nuk ka simptoma. Sipas Ramës, roja që nuk duhet të lëshojë istikamin është vetja jonë. “Dua të vë në pah duke filluar nga një fakt që duhet t’u shërbejë të gjithëve si një mësim. Një fakt aspak pozitiv i konstatuar nga hetimet që tregon se çfarë përgjegjësie të madhe ka…
Fundjava do të jetë sërish në karantinë duke filluar nga pasditja e sotme në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00. “Për nesër të shtunë dhe e diel do të jetë e njëjta gjë. Të gjithë në shtëpi pa përjashtim, përveç atyre që janë në punë të lejuara në të shtunë dhe të diel’ tha Rama.
Genta Ismajli prej disa kohësh po shijon lidhjen me biznesmenin turk Hysen Usta. Çifti e kanë bërë tashmë lidhjen publike dhe nuk kanë munguar deklaratat e dashurisë nëpër intervista apo rrjete sociale. Pandemia e koronavirusit e gjeti çiftin në Zvicër, aty ku Usta jeton e vepron prej vitesh. Së fundmi ata kanë vendosur të dalin nga karantina dhe Usta e ka çuar Gentën të shohë ujvarën e Zvicrës, të quajtur Schaffhausen Rheinfall. Çifti ka publikuar foto e video nga ky udhëtim teksa shijojnë natyrën dhe bukuritë e saj. Genta ka ndarë edhe një video ku i dhuron një puthje partnerit.
Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku u shpreh sot se ndryshe nga sa thotë, qeveria ka shpërndarë vetëm 10.8 mln euro për krizën. “Qeveria po gënjen çdo ditë për ndihmën ndaj biznesit, kur e vërteta është që biznesi nuk sheh asnjë lek në llogarinë e tij. Ato fonde të pakta të vendosura për situatën e krijuar nga virusi nuk po shpërndahen nga qeveria.” shkruan Tabaku. Postimi i plotë: Qeveria nuk paguan lekët- gënjeshtra dhe premtime boshe për njerëzit Qeveria po gënjen çdo ditë për ndihmën ndaj biznesit, kur e vërteta është që biznesi nuk sheh asnjë lek në llogarinë e…