Twitter do të fshijë mesazhet që inkurajojnë aktivitetet e dëmshme, në veçanti thirrjet për të shkatërruar antenat e rrjetit 5G, pas teorive komplotiste që lidhin këtë teknologji të re me përhapjen e COVID-19. “Ne kemi zgjeruar udhëzimet tona për pretendimet e paverifikuara, që inkurajojnë njerëzit të përfshihen në aktivitete të dëmshme, të cilat mund të çojnë në shkatërrimin ose dëmtimin e infrastrukturës 5G, ose të shkaktojnë panik të gjerë, trazira sociale ose trazira në shkallë të gjerë”, postoi ekipi përgjegjës për sigurinë në rrjetin social. Pas përhapjes së mesazheve të këtij kalibri në rrjetet sociale ose sistemet e mesazheve si…
Author: tirana
Ai është një nga mjekët që ndodhen në vijën e parë të luftës përballë COVID-19. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka shprehur mirënjohje për punën dhe kontributin e profesor Tritan Kalos. MESAZHI I MANASTIRLIUT Prof. Tritan Kalo ka kaluar shumë epidemi, por #COVID19 është e pazakontë edhe për të. Që nga dita e parë e epidemisë, prof. Kalo është çdo ditë mes pacientëve të prekur nga #COVID19, i palodhur në shërbim të tyre me përkushtim e profesionalizëm. Doktori ka mirënjohjen e pacientëve të tij por edhe respektin e thellë nga të gjithë…
I ftuar në Syri TV, presidenti i Republikës u shpreh qartë se nuk është njësh as me opozitën e as me qeverinë. I pyetur nga moderatori i “Çim Peka LIVE” se, “a po ju ‘josh’ Rama me njerëzillëk siç ‘joshi’ edhe “Bild”?, kreu i shtetit dha këtë përgjigje: “Nuk kam qenë njësh me opozitën, as me qeverinë. Jam njësh me Kushtetutën deri në 22 korrik 2022”.
Ministri Arben Ahmetaj është shprehur se është marrë një tjetër vendim për shtyrjen e kësteve të kredive, duke mundësuar edhe një 3-mujorsh tjetër shtyrje. I ftuar në emisonin “Opinion”, Ahmetaj tha se ky vendim pritet që të zyrtarizohet javën e ardhshme, bashkë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkon. “Cila është logjika? Logjika është kjo. Nëse ty të shtyhet pagesa e kredisë në maj, atëherë natyrshëm pyet: po unë s’po punoj si do të paguaj kredinë?Kryeministri pasi ka lexuar kërkesat, ka kërkuar që javën tjetër të bëhet sërish me guvernatorin një shtyrje tjetër kredish, në mënyrë që t’u jepet…
Ka filluar testimi i vaksinën anti-Covid-19 në Britani me dy vullnetarët e parë. Vaksina është bërë në më pak se 3 muaj në Universitetin e Oksfordit dhe do të jenë 800 vullnetarë të cilët do të testohen. Një nga dy vullnetarët e parë që ka fatin të testohet me vaksinën është shkencëtarja Elisa Granato e cila shprehet se e bën këtë vetëm për të mbështetur punën shkencore kurdo që duhet. Sarah Gilbert, profesore e vaksinologjisë në këtë universitet shprehet se është e sigurt që vaksina do të funksionojë, por besimi i saj mbetet në masën 80%.
Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj për lustracionin, i cili nëse miratohet, përjashton automatikisht ish-kryeministrin Sali Berisha nga politika dhe nga listat e kandidatëve për deputetë në vitin 2021, si dhe të gjithë politikanët e tjerë, të cilat kanë ushtruar disa funksione gjatë regjimit komunist, duke përfshirë edhe Gramoz Ruçin, i cili ka qenë ministër i Brendshëm në vitet e fundit të diktaturës. Nisma ligjore, e cila do të vërë edhe një herë në provë deputetët për dekomunistizimin e politikës dhe shtetit, është propozuar nga 20 deputetë të opozitës, me në krye Mylsim Murrizin. Projektligji është përfshirë në…
Ministri për Rindërtimin dhe Covidin, Arben Ahmetaj, është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut. Ajo ç’ka është vënë re sapo ka hyrë Ahmetaj në studio është një valixhe me rrota që ministri ka marrë me vete. Ndërkohë nuk kanë munguar edhe batutat mes tij dhe Fevziut. Fevziu: Hajde Ahmetaj, pse ke ardhur me valixhe? Ahmetaj: Janë karta-kanta, thotë populli shqiptar. Kemi dokumenta aty. Fevziu: Çfarë janë ato? Ahmetaj: Karta kanta. Fevziu: Nuk do kesh shumë kohë t’i hapësh dokumentat këtu, po të kishe sjellë ndonjë lekë edhe mund të lija ta hapje. Ahmetaj: S’ka gjë…
Lejet e ripërtërira të qëndrimit të emigrantëve që punojnë e jetojnë në Greqi për periudhën e situatës së pandemisë së koronavirusit do të dërgohen me postë në shtëpitë apo adresat e deklaruara në shërbimin e të huajve nga vetë emigrantët. Ministria greke e Emigracionit publikoi në gazeten zyrtare të qeverisë greke vendimin, sipas të cilit, lejet e qëndrimit lëshuar nga shkurti deri në prill dhe në vijim do t`u dërgohen emigrantëve me shërbimin e vecantë të postës greke, me kosto të qeverisë greke. Vendimi shmang paraqitjen e emigrantëve apo avokatëve të tyre në Qendrat e të Huajve, të cilat me…
Një person është qëlluar për vdekje me thikë mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 7 në qytetin e Korçës. Mësohet se viktimë ka mbetur 67-vjeçari Petrika Treska. I moshuari është gjetur i gjallë nga bashkëshortja e tij në afërsi të banesës. Bashkëshortja e ka dërguar menjëherë në spital 67-vjeçarin, por fatkeqësisht nuk ka mundur të jetë. Kjo është vrasja e parë në gjendjen e fatkeqësisë natyrore që ndodhet Shqipëria si pasojë e pandemisë nga koronavirusi.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën me dije se 60 infermierët që kanë shkuar për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit në Itali, kanë filluar tashmë nga puna. Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu thotë se infermierët shqiptarë po shërbejnë në zonën e Marche, në disa spitale ku po trajtohen pacientët e infektuar. “Nisin punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar, të cilët po ndihmojnë Italinë mike në këto ditë të vështira, në zonat ku ka më shumë nevojë për përballimin e situatës së shkaktuar nga #COVID19 Infermierët tanë po shërbejnë në Marche, në…
Iva Tiço ishte sot pjesë e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Gazetarja e njohur tregoi se pandemia e koronavirusit e ka detyruar atë të nisë kursimet. Ajo tregoi se për herë të parë në jetë shkon me listë në market. “Fakti që të tremb e ardhmja, të bën që të jesh pak më dorëmbledhur. Për herë të parë në jetën time prej të rriture shkoj bëj pazar me një listë të mirëpërcaktuar dhe mund të abuzoj shumë pak me dy-tre gjëra të vogla,” tha ndër të tjera Tiço.
“Ta kthejmë krizën në mundësi”. Videoja që po bëhet virale me pamjet e mrekullueshme nga Shqipëria dhe Kosova “Këtë vit pushimet në Kosovë dhe Shqipëri!” Ky është mesazhi i ekspertes së turizmit Blerina Ago, autore e videos së promovimit të turizmit shqiptar. Realizuar nga iniciativa më e re e turizmit, Active Albania, video i bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë të sigurtë në shtëpi tani, që të vijnë e të njihen me shqiptarët më vonë. Sepse jeta është shumë e shkurtër për pushime të mërzitshme! Një gjetje interesante për t’iu kundërpërgjigjur situatës dramatike që pandemia CoVID-19 po i shkakton turizmit…