Një grup i mbrojtes së kafshëve raporton së fundmi se mace po vriten e gatuhen në Vietnam pasi disa lajme të rreme në rrjetet sociale kanë shpallur se kuron koronavirusin. Imazhe të rënda tregonin mace të paketuara në ngarkesa për t’u shitur, ndërsa në një prej tyre pretendohej se një fëmijë po ushqehej me to. Grupi i bamirësisë thotë se praktika është përqendruar në rrethinat e kryeqytetit Hanoi, por ka gjithashtu shitje online. “Kura” absurde e pretenduar me macet thotë se gatimi duhet të kthehet në formë paste dhe të konsumohet nga të sëmurët me koronavirus, ose të tjerët që…
Author: tirana
Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, ishte i pranishwm këngëtari i njohur i muzikës popullore shqiptare, Ylli Baka. Edhe pse në izolim, këngëtari ka sjellë për publikun këngën e tij më të re, “Më lini të fluturoj”. Ylli Baka: Edhe unë Rudina kam 15 ditë që po merrem me një gliko, kam bërë një këngë të bukur, që e titullloj me të vërtetë gliko, sipas karantinës. Rudina Magjistari: Ma mori mendja që po përdorje figurat letrare! Ylli Baka: Unë bëra këngë, në kushtë karantine, në kushte shumë të vështira sepse kuptohet që s’mund të bëhet asgjë në këtë…
Ditën e nesërme nis muaji i Ramazanit, muaji që besimtarët mysliman e kanë të shenjtë dhe e kalojnë me agjërim dhe adhurim ndaj zotit. Ambasadorja e SHBA-ve ka uruar nëpërmjet një statusi në twitter: Ajo shkruan: Gëzuar muaj i Ramazanit Le të hyjmë në Ramazan me gëzim, ta përjetojmë me përulësi dhe të dalim prej tij me dhembshuri më të madhe për njëri-tjetrin.
Në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në Tv Klan ishte moderatorja mjaft e njohur Kira Tito. Ajo ndodhet në Tiranë, ndërsa familja e saj në Itali, madje babai i saj është mjek dhe ndodhet pikërisht në frontin e parë të luftës me COVID-19 aty. Kiara u shpreh se emocionohet shumë kur flet për babin e saj, pasi është meraku i saj më i madh në këto kohë. Kiara Tito: Emocionohem sa filloj të flas për tim atë, duke qenë se është meraku i më i madh gjatë kësaj kohe. Sigurisht që është në rrezik sepse është në kontakt…
Ditën e nesërme nis muaji i bekuar i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë. Presidenti Ilir Meta ka bërë një urim të gjatë duke kujtuar se ky vit do të jetë ndryshe për shkak të situatës së koronavirusit. Meta tha se këto ditë të vështira na bëjnë të mos harrojmë ajetet kuranore të të respektojmë një porosi profetike që thotë: “Nëse dëgjoni për ndonjë epidemi në një vend, mos shkoni atje, nëse ka epidemi në vendin ku ndodheni, mos u largoni. Ata që kanë sëmundje ngjitëse të qëndrojnë larg të tjerëve”. Shkrimi i plotë i Presidentit Të dashur motra dhe…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nëpërmjet një lidhjeje live në Facebook ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit. Ai ka falenderuar klerët shqiptarë që vendosën që të mbyllin kishat dhe xhamitë në këto kohë pandemie. “Nevojës jetike të mbarë popullit dhe të Shqipërisë për të mos i hapur asnjë shteg armikut të padukshëm në këtë rast duke u mbledhur në emër të zotit mu siç i duhet armikut të padukshëm për të na prerë dhe për të na vrarë. Me maturi e mirëkuptim në zot, por edhe në shkencë tempujt u zëvendësuan me kishën shpiake me mesxhidin…
Mjeku Pëllumb Pipero, është shprehur se “numri i pakët i shtrimeve ditore në spital është një e dhënë e mirë” dhe shtoi se është pro lehtësimit të masave. “Është i domosdoshëm lehtësimi i masave tani që jemi në fazën e dytë, por e kemi vetë në dorë që të vijojë ky lehtësim masash apo të kthehemi mbrapa. Të distancohemi, të mbajmë maska kur hyjmë në ambiente publike, të mbajmë radhën me distancë etj. Nëse respektojmë këto këshilla, çdo gjë do të jetë pa pasoja. Jam pro lehtësimit të masave për bizneset dhe moshat e reja”, tha Pipero. Kur u pyet…
Bianca Dobroiu, një modele 23-vjeçare, është ‘pacientja e parë’ e kryeqytetit emilian, Bolonja. E shtruar në spital më 28 shkurt, ajo u la e lirë me 5 mars. Prej 57 ditësh rezulton me koronavirus. Spitali thotë se ky është rast unik Dobroiu, një modele 23-vjeçare me origjinë rumune, por që jeton në Bolonja, sërish pozitive në testin e koronavirusit, e përshkruan kështu gjendjen e saj në Facebook: “Pas 57 ditësh, ky është rezultati i ri. Epo, nuk është i ri sepse nuk ka ndryshuar kurrë: kjo për të paktën dy muaj tani. Por gjithmonë kam pritur se diçka do të…
Këngëtarja Orgesa Zaimi zbuloi se dyshon të ketë qenë mbartëse e virusit, pak kohë para shpërthimit të pandemisë në Shqipëri Orgesa tha se gjatë muajit shkurt të gjithë familjarisht përjetuan simptomat e covid-19 pasi sipas saj simptomat kanë qenë të njëjta me ato që deklarohen në media nga autoritetet shëndetësore. “Ne në periudhën e Shkurtit kemi qenë shumë të sëmurë. Kemi kaluar sëmundje familjarisht dhe rrjedhimisht ia kaluam dhe gjyshërve. Kam një bindje që ne mund ta kemi kaluar në Shkurt koronavirusin, të gjithë si familje. Kemi pasur simptomat, temperaturën dhe simptomat e gripit. Përfunduam të gjithë me antibiotikë. Kam…
Ai ështe një ndër reperët më të rezervuar sa i përket jetës private, por G Bani nuk u rezervua aspak në një intervistë për emisionin Glamour Zone. Ai foli për detajet e lidhjes së re të dashurisë por edhe skenat e xhelozisë me të cilat është përballur në lidhjet e mëparshme. “Po, jam në një lidhje, me një vajzë nga Mirdia. Duhemi shumë dhe jemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Bëmë kohë, rreth një vit. Është shumë e bukur, është e zgjuar, është katunarja ime domethënë nuk e ka problem kur unë flas me dialeket”. Por çfarë të bëri të dashurohet…
Të gjithë e kemi provuar të paktën një herë çdo të thotë dhimbje mesi. Dhimbja e mesit fillon në shpinë, në regjionin lumbar. Fatmirësisht, dhimbjet e mesit shpesh largohet brenda pak ditëve, por nëse kjo nuk ndodh, ka disa trajtime, të cilat i lehtësojnë ato. Simptomat e dhimbjes së mesit: Dhimbjet e mesit mund të përshkruhen si dhimbje goditëse ose konstante. Këto dhimbje në të shumtat e rastëve mund të vështirësojnë lëvizjet e trupit ose të qëndruarit drejtë. Ndërsa dhimbja akute fillon në mënyrë të menjëhershme, zakonisht pas një dëmtimi gjatë ushtrimit të aktiviteteve fizike apo ngritjes së peshave të…
Ina dhe Geri janë tashmë një nga çiftet më të pëlqyer nga shikuesit e rubrikës “Përputhen” në “E diell”. Të dielën e kaluar mes çiftit më në fund ndodhi puthja e shumëpritur dhe që u komentua gjatë. Ina dhe Geri ishin të ftuar në “Shqipëria live”, ku folën për marrëdhënien e tyre dhe puthjen, të cilën Geri siç u shpreh nuk e priste aspak. Gjatë intervistës, moderatorja Erjona Rusi e ngacmoi paksa Inën edhe më tej. Erjona Rusi: Kur do vijë ai momenti që të keni testin e rradhës dhe më të rëndësishëm të një marrëdhënieje në çift? Ina: Kush…