Author: tirana

Koronavirusi përveç njerëzve prek edhe kafshët. Në SHBA pas testimeve është konfirmuar se dy mace kanë rezultuar pozitive me Covid-19. Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare dy macet e testuara me Covid-19 po përjetojnë shenja të buta të virusit dhe me shumë mundësi do të shërohen në ditët ne vijim. Mendohet se dy macet janë infektuar nga njerëzit e familjes që janë kujdesur për to dhe që mund të kenë qenë të kontaminuar me koroanvirus. Gjithashtu në Nju York pozitivë me koronavirus kanë rezultuar edhe tigrat dhe luanët në kopshtin zoologjik Bronx në Nju Jork u testuan pozitivë për Covid-19.Ndërkohë…

Read More

Donald Trump është kritikuar gjerësisht pasi i referohet pandemisë si “virusi kinez”; por ndërsa Covid-19 bën xhiron e botës, “një fakt është i qartë”, shkruante Marion Smith në USA Today: “Partia Komuniste Kineze e shkaktoi këtë krizë”. Që nga momenti i shfaqjes së virusit, “Pekini ka vepruar në një mënyrë që e bëri përhapjen e pandemisë, të pashmangshme.” Mënyra e vetme për të ndaluar një përhapje të sëmundjes është shpërndarja e lajmeve rreth saj sa më shpejt, duke u dhënë personelit mjekësor informacionin që u nevojiten për ta trajtuar atë. Në vend të kësaj, autoritetet komuniste sulmuan këdo që fliste…

Read More

Kanë kaluar vite, por themelet e pastrimit dhe larjes kanë mbetur më konstante sesa mund të mendonim. Higjiena ndryshon gjithmonë, por tani në kohën e CoVid-19 ka marrë një rëndësi ekstreme. Këto foto nga vitet 1920 dhe ’30 të publikuara nga “Readers Digest“, tregojnë se si kanë ndryshuar kryesisht procedurat tona themelore të higjienës.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se karantina nuk ka dhënë fryte, pas Qeveria ka lënë hapur fasoneritë, të cilat ai i quan bomba me sahat. Në një lidhje live në “News 24”, Basha tha se kurba në Shqipëri nuk është aq e çoroditur dhe se sot janë shënuar 29 raste të reja, njësoj si më datë 4 prill. Sipas kryeopozitarit, Qeveria mund ta kishte eliminuar këtë gjë duke ‘zgjidhur’ qesen për të paguar punonjësit e fasonerisë. “Gjendja e jashtëzakonshme nuk bëhet as për llustër as për të fshehur dështimet. Të përdorë me procedura ata që janë goditur…

Read More

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Mediat vendase shkruajnë se Thaçi ëstë operuar në QKUK, dhe se fatmirësisht ndërhrja ka rezultuar e sukseshme. Ndërkohë nga ana e Presidencës ka pasur edhe një njoftim ku sqarohet se aktualisht Presidenti Thaçi është nën kujdesin e personelit mjekësor, por nuk dihet shkaku i operacionit. “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës. Sipas personelit mjekësor, operacioni ka qenë i suksesshëm dhe presidenti është nën kujdesin e vazhdueshëm të personelit mjekësor…

Read More

Guvernatori i Georgias, Brian Kemp njoftoi se do të rihapi palestrat, sallat e masazhit, sallonet e flokëve dhe bizneset e tjera të vogla të premten, me restorantet dhe kinematë që do të hapen javën e ardhshme. Tenesi dhe Karolina e Jugut planifikojnë kthime të ngjashme. Të gjithë duan të rihapin sa më shpejt shtetet e tyre, dhe situata është e ndryshme në secilin shtet, qytet dhe komunitet. Por njoftimi i Georgias u prit me skepticizëm dhe frikë, pjesërisht sepse Kemp është i njëjti guvernator që mësoi vetëm në fillim të prillit, se njerëzit asimptomatikë përhapin virusin, javë pasi të gjithë…

Read More

Aktori e humoristi Bes Kallaku ka publikuar një video të vogëlushes së tij Ajka duke vrapuar në fshat. Pamjet kanë shkaktuar tepër të qeshura në Instagram sepse vajza vrapon pas një tufe me dele. Ndërsa Besi që qëndron pas saj duke qeshur thotë: “Ah katunarja babës”. Nuk mungoi komenti i Xhensilës që shkruan: “U desh të njihesha me një katunar, që në botë të vije ti!!!”

Read More

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme për të zgjatur gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2019. Edhe kësaj here thuajse të gjithë deputetët mbanin maska dhe doreza duke respektuar masat e marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Por kishte dhe nga ata që janë mjaftuar vetëm me doreza, të cilat kryesisht janë zonja.

Read More

Aktori 70-vjeçar Richard Gere dhe bashkëshortja e tij Alejandra Silva e kanë mirëpritur foshnjën e tyre të dytë. Aktori i ‘Pretty Ëoman’ u martua me publicisten spanjolle, Alejandra Silva në prill të vitit 2018. Në vitin 2019 ata u bënë prindër të një djali. Aktori Richard Gere është babai i 3 fëmijëve, një djali 19-vjeçar nga martesa e parë, të quajtur Homer, ndërsa është bërë baba dhe me dy djem tanimë nga martesa e tij e dytë. Sipas revistës ‘Hola’, djali i dytë i çiftit ka ardhur në jetë me 22 prill të vitit 2020

Read More

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Mallakastrës dhe të Lushnjes për dhunë në familje. Policia bën me dije se në pranga ka rënë 33 vjeçari A.M, banues në Ballsh, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait tij, shtetasit Y.M, 66 vjeç. Sakaq në Lushnje është arrestuar 29 vjeçari S.GJ pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Njoftimi i policisë: Ndalohet nga Policia e Mallakastrës një shtetas për veprën penale “Përndjekje” dhe arrestohet në flagrancë një tjetër për veprën penale “Dhunë në familje”. *Specialistët për hetimin e…

Read More

Në fund të muajit shkurt, këngëtarja Xhesika Polo mamanë nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e trishtë e dha vetë Xhesika me një postim në Instastory, ku i thoshte lamtumirë nënës së saj. Sot, Xhesika ka vendosur të marrë kurajo dhe të hapë zemrën në Instagram, duke treguar për sëmundjen e rëndë të së ëmës, e cila i mori jetën. Këngëtarja tregoi se mamaja e saj kishte hequr gjoksin e saj të djathtë dhe mbante një protezë silikoni. Pikërisht këtë protezë, Xhesika ka vendosur t’ia dhurojë një femre në nevojë. Ajo i ka kërkuar ndjekësve t’i shkruajnë dhe shprehet se…

Read More

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zgjatjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19 nga qeveria Rama. Ai theksoi se zgjatja e fatkeqësisë natyrore është bërë nga ekspertët, ndërsa thekson se kjo nuk është në favorin e kryeministrit, pasi mund të sjellë probleme ekonomike. “Ne varemi nga komisioni përkatës i epidemiologjisë. Kryeministrit nuk i intereson bllokimi sepse i shkatërrohet tregu. Mendimi shkencor nuk mund të shpërfillet. Nëse t’i gabon shkon në burg. Në SHBA, masat nuk i ka kërkon presidenti, por ekspertët, prandaj ai është i shqetësuar. Kryeministri nuk është i plotfuqishëm në këto momente. Ne jemi në një situatë të…

Read More