Author: tirana

Dashi Do të ndiheni shumë energjik gjatë kësaj dite dhe do të keni mundësi që të riparoni diçka që e keni humbur më parë. Ata që janë vetëm, do të kenë mundësi për të krijuar lidhje interesante, pse jo edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Demi Ndjeni nevojën për një reagim, në mënyrë që të ndërtoni marrëdhënie pozitive me të tjerët. Duke nisur nga kjo e premte do të nisni që të hidhni bazat për diçka që do të nisë të shohë zhvillim në muajt në vijim. Binjakët Do të dashuroheni pas mundësive shumë më të mira nga sa i keni menduar.…

Read More

Reagon shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë së Shkodrës Sajmir Rustemi, fotoja e të cilit prej disa ditësh po qarkullon në rrjet. Në të, Rustemi duket i veshur civil me pistoletë në dorë duke ngritur aludime të shumta. Mirëpo është vetë ai i cili u jep fund këtyre aludimeve duke rrëfyer se në fakt atë ditë (e diel) ka qenë pushim me familjen e tij kur e kanë njoftuar se dy makina me shpejtësi të llahtarshme siç thotë ai, nuk i kanë ndaluar postbllokut të policisë. Në këto kushte, Rustemi ka shkuar menjëherë në ndihmë të uniformave blu. Të…

Read More

Të përfundohen kampionatet me në çdo formulë të mundshme. Nëse nuk do të jetë e mundur për shkak të pandemisë, trofetë e kampionatit dhe të kupës do ti akordohen klubeve me rezultatet më të mira në momentin e ndalimit të sezonit. Ky është udhëzimi i UEFA pas mbledhjes së komitetit ekzekutiv që u mbajt këtë të enjte në një video-konferencë mes të gjithë anëtarëve. Rezultatet e kësaj mbledhjeje janë në fakt indiciet e dhëna prej ditësh nga kreu i UEFA-s Aleksander Ceferin. Çdo kampionat kombëtar duhet të përfundojë brenda 3 gushtit, me çdo formulë të mundshme pa rrezikuar askënd. 55…

Read More

Në përfundim të mbledhjes së thirrur nga kreu i PD Lulzim Basha koalicioni opozitar ka dalë në një deklaratë të përbashkët sa i përket situatës në të cilën ndodhemi për shkak të Covid-19. Sipas tyre, janë bërë mesatarisht 110 teste në ditë, ndonëse Ministria e Shëndetësisë raporton çdo ditë shifra të tjera më të larta. Sa i përket ndihmës financiare, thotë se kanë mbetur jashtë 750 mijë qytetarë dhe nuk është shpërndarë ndihma për mijëra të tjerë, të cilëve u është premtuar. Koalicioni opozitar bën thirrje për rishikimin urgjent të paketave gjysmake ekonomike Deklarata e plotë Në këto ditë të…

Read More

Këshilli Bashkiak ka zyrtarizuar emërimin e Emirjana Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit. Sako u propozua në krye të bashkisë nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet në një mbledhje emergjence me mjetet e komunikimit elektronik. Emirjana Sako, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Shërbimeve prej rreth 2 muajsh ishte emëruar zv. kryetare e Bashkisë. Ajo është caktuar për kryerjen e funksioneve të kryetarit pasi kryetari i Komanduar i Bashkisë Durrës Zhuljen Varfaj ka dhënë dorëheqjen. Bëhet me dije se dorëheqja e Zhuljen Varfaj ka ardhur për arsye shëndetësore. Varfaj u…

Read More

“Siç i numëron PD, tani po bëhen 2 milionë”, kryeministri i përgjigjet menjëherë opozitës dhe ironizon keq Bashën Para epidemisë kishim vetëm të papunë e të gjithë kishin ikur nga Shqipëria! Tani paskemi vetëm punëtorë e të varfër që duhen paguar, po t'i mbledhësh siç i numëron PD bëhen 2 milionë! Plus fëmijë, studentë,pensionistë,shtëpiake,s'paska ikur kush nga Shqipëria😂 #VajMedetPD 7X7?— Edi Rama (@ediramaal) April 23, 2020

Read More

Në Shqipëri, shpërthimi i një vatre të re në Tiranë dhe të prekurit që shtohen në Krujë, bëri që të shkojë në 29 numri i rasteve të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Kjo është shifra më e lartë, së bashku me atë të datës 4 prill, e rregjistruar, që nga rasti i parë në 9 mars. Nga rastet e reja 20 janë vetëm në Tiranë, prej tyre 13 vetëm në një nga burgjet e kryeqytetit, ndërsa 7 raste kanë qenë sërish në Krujë, ku vatra e infeksionit ishte një sipërmarrje e fasonerisë. Të paktën 21 fasoneri në…

Read More

Një çift që e filloi lidhjen në shkollë fillore tregojnë se si rigjetën njëri-tjetrin pas shumë vitesh dhe ranë në dashuri. Beth Fenëick dhe Steven Lyons, të dy 24 vjeç, nga Somerset, fillimisht u tërhoqën nga njëri-tjetri në vitin 2009, kur ishin nxënës shkolle dhe filluan një romancë. Çifti më pas u nda për shkak të kthesave që jeta e tyre mori. Steven u shpërngul në Australi dhe të dy u lidhën me njerëz të tjerë. Por një dekadë më vonë ata kontaktuan njëri-tjetrin në Facebook dhe tashmë janë në prag të martesës. Steven u kthye në vendlindje dhe çifti…

Read More

Prokuroria e Tiranës në kuadër të masave ndaj COVID-19 ka vendosur në hyrje të saj tunelin dezinfektues. Të gjitha institucionet në vend kanë marrë masa për të mënjanuar përhapjen e COVID 19, një ndër to është edhe tuneli dezinfektues, i cili fillimisht u vendos në hyrje të tregjeve ushqimore në Tiranë dhe Shkodër. Më tej, tuneli dezinfektues u vendos edhe në Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe atë të Tiranës, teksa tashmë, Prokuroria e Tiranës ka zgjedhur të vendosur një të tillë në hyrje të institucionit hetimor. Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell foto nga hyrja e institucionit të Prokurorisë së Tiranës,…

Read More

Një efektiv i burgut të Drenovës në Korçë është arrestuar, pasi tentoi që të fuste drogë në ambientet e vuajtjes së dënimit për të burgosurit. Gjatë kontrollit fizik të punonjësve të burgut, efektivit Hakil Zere iu gjet e fshehur në këpucë, brenda çorapeve 2 qese me kanabis dhe në pjesën intime të trupit 2 qesë të tjera, njëra prej të cilave me heroinë. Operacioni u finalizua nga SHKBB, shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje në bashkëpunim me IEVP Drenovë. Sipas burimeve policit të burgjeve Hakil Zeres i është gjetur edhe një sasi lënde narkotike gjatë kontrollit të banesës nga…

Read More

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia përmes një postimi në ‘Facebook’ ka sjellë dëshminë e një çifti të moshuarish që ndodhen në karantinë, pasi kanë ardhur nga Italia, ndërkohe që gjendja shëndetësore e njërit prej tyre nuk është e mirë. Spahia deklaron se mungon vëmendja ndaj personave të karantinuar. Ai i ka bërë thirrje ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që të shoh rastin në fjalë me urgjencë, dhe se personave të ‘ngujuar’ në hotele t’u jepet edhe shërbimi shëndetësor. “Mungesë e papërgjegjshme vëmendjeje ndaj personave të karantinuar! Neglizhencë skandaloze ndaj problemeve të tyre shëndetësore. Siç duket edhe nga denoncimi me video, zonja…

Read More

Ka ndërruar jetë një tjetër paciente nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në 19 numrin total të viktimave nga Covid-19. Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për medie nga Ministria e Shëndetësisë. “Klinika Infektive njofton se, sot në orët e pasdites, në mjekimin intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti K. Q. (1967) nga Komuna e Prizrenit. Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe në përkujdesje intensive”, thuhet në komunikatë. Tek i sëmuri, gjatë ecurisë së sëmundjes janë…

Read More